Posta Shqiptare do legalizojë dokumentet e studentëve shqiptarë në Ambasadën Italiane

18 Qershor 2014, 18:12Ekonomia TEMA

Posta Shqiptare nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi mbi kryerjen e shërbimit të legalizimit të dokumentave të studentëve shqiptarë në Ambasadën Italiane.

Marrëveshja u nënshkrua të mërkurën në ambientet e Ambasadës Italiane nga ambasadori Masimo Gaiani dhe Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Ardit Çela.

“Jam i kënaqur nga kjo marrëveshje pasi lehtëson procedurat e aplikimit të studentëve nëpërmjet shërbimit postar, por edhe i ndihmon ato përsa i përket tarifave, ku padiskutim do jenë me kosto simbolike,” tha Gaiani.

Kurse drejtori Çela tha: “Ne jemi këtu për të rikonfirmuar edhe njëherë bashkëpunimin midis dy insititucionëve, por tani me fokus tek studentët. Posta Shqiptare është një institucion publik, i cili ka në vëmendje të rinjtë që studiojnë në shtetin italian, dhe Posta Shqiptare do i krijojë politika mbështetëse këtyre studentëve nëpërmjet shërbimeve me tarifë të ulët”.

Objekti i këtij nënshkrimi konsiston në legalizimin e dokumenteve që realizohet nëpërmjet shërbimit postar ekspres i brendshëm në 9 qytetet Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Shkodër, Lezhë, Kukës, Peshkopi.

Gjithashtu, nëpërmjet Postës Shqiptare realizohet dhe dorëzimi i pasaportave me vizë në adresë të tyre për këto qytete.

Në strategjinë e saj, Posta Shqiptare është fokusuar në lehtësimin e kërkesave dhe benefitet për shërbimet e ofruara për studentet. Kështu për të gjithë studentët, pavarësisht vendbanimit të tyre, Posta Shqiptare do të aplikojë një tarifë preferenciale dhe një shërbim të shpejtë e cilësor.

2 komente në “Posta Shqiptare do legalizojë dokumentet e studentëve shqiptarë në Ambasadën Italiane”

  1. livia says:

    posta shqiptare po ecen vertet shume qe ne momentin qe u vu arditi ne krye

  2. Xhoni says:

    Je i papare Ardit Cela

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje