Jepen 1.1 milion euro/ Më në fund Shqipëria do ketë një masterplan për gazin

13 Qershor 2014, 19:04Ekonomia TEMA

Instrumenti i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, (Western Balkan Investment Framework – WBIF) ka miratuar grantin prej 1.1 milion eurosh dhënë qeverisë së Shqipërisë me synim hartimin e masterplanit të gazit.

Ky grant i sapo miratuar nga WBIF, sëbashku me mbështetjen që është siguruar ndërkaq nga Republika e Azerbaxhanit, kompania SOCAR dhe Bordi drejtues i projektit TAP, shënojnë një moment të rëndësishëm në rrugën e gazifikimit të Shqipërisë.

Masterplani do të ketë për synim përgatitjen e një studimi rreth vlerësimit të kushteve dhe nevojave teknike e komerciale, lidhur me kapacitet absorbuese; përdorimin për nevojat për energji;  infrastrukturën e shpërndarjes për Gazifikimin e Shqipërisë.

Masterplani do të mund të identifikojë edhe projektet prioritare investuese që konsiderohen të nevojshme për lehtësimin e gazifikimit të Shqipërisë.

Diversifikimi i burimeve dhe rrugëve të furnizimit me energji, rritja e sigurisë energjetike mbetet një objektiv primar i qeverisë së Shqipërisë.

1 komente në “Jepen 1.1 milion euro/ Më në fund Shqipëria do ketë një masterplan për gazin”

  1. E verteta says:

    Bravo,bravo,bravo qeverse se Edi Rames,vertete po punon per shqiptaret dhe per kete e pershendesim forte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje