Raporti i perspektivës/ BB: Shqipëria rritje 2.1% në 2014

11 Qershor 2014, 17:43Ekonomia TEMA

Banka Botërore ka publikuar Raportin e qershorit “Perspektiva Ekonomike Globale”, ku për Shqipërinë parashikohet një rritje prej 2.1% në vitin 2014, për t’u përshpejtuar më pas në 3.3% në 2015 dhe 3.6% në 2016.

Ndërkohë, bilanci i llogarisë korente pritet të përkeqësohet, nga -10.3% e PBB-së në vitin 2014, në -14.8% të PBB-së në 2016, duke qenë më i larti në gjithë rajonin e Europës Qendrore Lindore e Juglindore, pas Malit të Zi. Rritja e konsumit privat do të vijojë të jetë negative edhe për vitin 2014, me -1.2%, për t’u kthyer pozitive në vitet në vijim, përkatësisht 4.3% dhe 4.7% në 2015 dhe 2016.

Për ekonominë globale, raporti parashikon që pavarësisht dobësive fillestare, rritja pritet të gjallërohet me kalimin e vitit dhe PBB-ja botërore pritet të zgjerohet me 3.4% në 2015 dhe 3.5% në 2016 – duke qenë gjerësisht në linjë me parashikimet e mëparshme. Veçanërisht për Europën Juglindore (Shqipëria, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia), ka rreziqe që do të ndikojnë në rritjen ekonomike, duke iu referuar përmbytjeve shkatërruese (veçanërisht në Serbi dhe Bosnjë Herzegovine) dhe në afatin e mesëm ndaj papunësisë ende të lartë, borxhin e lartë të sektorit publik dhe rimëkëmbjen e ngadaltë të huasë bankare dhe në disa raste rritjen e kredive me probleme (NPL).

Edhe pse niveli i lartë i NPL-ve nuk ka shkaktuar paqëndrueshmëri serioze në sektorin financiar deri tani, teksa këto hua janë të mirë provigjionuara dhe të mbështetura nga kapital i mjaftueshëm, nëse këto rreziqe nuk zgjidhen, mund të destabilizojnë më tej sektorin e brishtë financiar dhe të kërcënojnë rimëkëmbjen e kredisë dhe perspektivën e rritjes. Në të njëjtën kohë, paralajmëron raporti, mungesa e progresit në konsolidimin fiskal dhe përpjekjet e pamjaftueshme në zgjidhjen e problemeve strukturore (psh, fatura e madhe e pagave në sektorin publik, transfertat e kushtueshme sociale, ristrukturimi i ndërmarrjeve shtetërore) lënë pak hapësirë fiskale për veprime të guximshme të politikave që do të përballeshin me kërcënimet deflacioniste.

2 komente në “Raporti i perspektivës/ BB: Shqipëria rritje 2.1% në 2014”

  1. tourkofagos says:

    Rritje ekonomike 2.1% por shqiptari do te vazhdoi te braktise vatanin!!
    ………………por shqiptari do te vazhdoi te haje me liste……..!
    ……………………………te vishet me rroba te perdorura……!
    ……………………………te paguaj doktorin…….!
    ……………………………te paguaj policin ne rruge………..!
    ……………………………te paguaj per te marre diplomen……!
    ……………………………te paguaj per te pasur korrent…….!
    ……………………………te paguaj per te pasur uje………..!
    ……………………………te paguaj per te marre tapine……..!
    Kur paguan per te thithur OXIGJEN,per cfare rritje ekonomike 2.1% behet fjale!!!!!!!!!!!!????????????

    1. Audi says:

      Shyqyr qe the dy llafe me mend o janulle here e pare qe se permende zikennnnnnnnn
      Kokpalar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje