Projekti TAP/ Çregjistrohen rreth 52 ha pyje dhe kullota për ndërtimin e rrjetit rrugor të gazjellësit

11 Qershor 2014, 19:38Ekonomia TEMA

Qeveria vendosi në mbledhjen e saj heqjen nga fondi pyjor dhe kullosor dhe çregjistrimin nga kadastra e pyjeve dhe kullotave të sipërfaqes pyjore e kullosore prej 51,93 ha, që do të përdoret nga shoqëria TAP-AG për ndërtimin e rrjetit rrugor në funksion të ndërtimit të gazsjellësit TAP-AG. Heqja nga fondi pyjor dhe kullosor për ndërtimin  e rrjetit rrugor të gazsjellësit TAP-AG, të bëhet me pjesë sipas territoreve administrative të njësive të qeverisjes vendore, bazuar në grafikun e parashikuar për realizimin e këtij projekti.

Shoqëria TAP-AG, pas përfundimit të punimeve për ndërtimin e rrjetit rrugor pjesor, është e detyruar të realizojë rehabilitimin mjedisor të territorit pyjor dhe kullosor.

Në vendim përcaktohet se vlerat përkatëse të pakësimit në volum të lëndës drusore dhe produkteve të tjera pyjore, sipërfaqet dhe investimet e kryera në vite në pyje dhe kullota, objekt i këtij vendimi, paguhen nga shoqëria TAP-AG, bazuar në vendimin “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe kullotave”, të ndryshuar.

Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shoqëria TAP-AG, brenda 5 viteve duhet të pyllëzojë me fondet e veta 50,23 ha sipërfaqe me drurë pyjorë, në ekonomitë pyjore dhe kullosore të përcaktuara në marrëveshjen e lidhur ndërmjet shoqërisë TAP-AG dhe Ministrisë së Mjedisit.

Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, bëhen ndryshimet përkatëse në regjistrin e kadastrës pyjore dhe kullosore dhe në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Ministria e Mjedisit dhe shoqëria TAP-AG nënshkruajnë marrëveshje të përbashkët mbi hapat, afatet dhe procedurat për hartimin e projekteve teknike të heqjes së materialit drusor dhe pyllëzimin e sipërfaqeve pyjore sipas pikës 5, të këtij vendimi.  Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, njësitë e qeverisjes vendore në territoret e të cilave kalon rrjeti rrugor për ndërtimin e gazsjellësit TAP-AG dhe zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.

3 komente në “Projekti TAP/ Çregjistrohen rreth 52 ha pyje dhe kullota për ndërtimin e rrjetit rrugor të gazjellësit”

  1. tarasi says:

    Tapi s’ka per tu bere, a i ndjek Qeveria zhvillimet ne rajon dhe lindje?

    1. Demir says:

      Vlersimi i ndikimit ne mjedis i TAP eshte bere nga shkaterruesit e Shqiperise. Ministria e Mjedisit eshte bashkefajtore per mosdikutimin e tij ne mjedise specialistesh. Nga VNM del qe shqiperia ne pjesen e kalimit te TAP ska azgje fare, ne nje kohe qe e kap ate ne mes te saj ne zonen me te pasur nga pikpamja biologjike.

  2. Futja kot says:

    Cfare leverdie ka Shqiperia nga TAP? Apo vetem qe do mbledhin ca leke kot dhe do shkaterrojne ambjentin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje