Berat e Lushnje, nënshkruhen marrëveshjet për strehimin e 125 familjeve

7 Qershor 2014, 14:25Ekonomia TEMA

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Enti Kombëtar i Banesave dhe Bashkia e Beratit nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit, mbi të cilën garantohet që 50 familje të pastreha në këtë qytet të strehohen në apartamentet e tyre. Me një investim prej 140 milionë lekësh, pas dhënies së tokës nga Bashkia e qytetit, do të fillojë ndërtimi i 50 apartamenteve në lagjen “Çlirim”, ku do të strehohen 50 familje me status të pastrehu nga 780 që rezultojnë të regjistruara si të pastreha.

“Një nga objektivat e Qeverisë Rama është strehimi, dhe strehimi social sidomos për kategorinë e familjeve në nevojë dhe ky angazhim po materializohet me projekte konkrete falë edhe angazhimit të njësive vendore, falë edhe kontributit të Entit Kombëtar të Banesave për t’i realizuar me sukses këto projekte”, tha ministrja Eglantina Gjermeni

Ndërkohe e njëjta marreveshje është nënshktuar edhe me bashkinë Lushnjes, teksa pritet të ndërtohen 75 apartamente për 75 familje të pastreha në këtë qytet. Bashkia Lushnje ka përcaktuar edhe vendin ku do ndërtohen këto apartamente, ndërsa Gjermeni gjatë fjalës saj theskoi se prioritet i qeverisë janë investimet në zonat ku ka më shumë nevojë për to.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje