Doganat, super fushatë për kontrollin e produkteve të akcizës

6 Qershor 2014, 15:16Ekonomia TEMA
Doganat, super fushatë për kontrollin e produkteve të

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Crown Agents kanë njoftuar fillimin e fushatës më të gjërë që është ndërmarrë deri më sot në lidhje me kontrollin e prodhuesve, importuesve, shpërndarësve dhe shitësve me pakicë të alkoolit, cigareve, pijeve energjike dhe kafes– produkte të cilat janë subjekt akcize.

“Produktet e akcizës kanë qënë përherë burim evazioni jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera. Kjo Fushatë ndërmerret për të parandaluar një evazion të mundshëm dhe njëkohësisht për të sensibiluzar opëratorët ekonomikë që të kryejnë veprimtarinë e tyre duke zbatuar ligjet në fuqi.

Synimi i fushatës është të sigurojë që të gjitha subjektet e përfshira në tregtimin e mallrave të Akcizës të zbatojnë detyrimet e parashikuara me ligj si dhe të paguajnë detyrimet përkatëse. Në rastet kur do të zbulohen subjekte të cilat qëllimisht ose për shkak neglizhence kanë shmangur detyrimet e tyre kundrejt shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave do të jetë e palëkundur në ndërmarrjen e masave të nevojshme, sipas ligjit.

Kjo fushatë do të përfshijë një sërë aksionesh të cilat do të synojnë:

Përforcimin e zbatimit të ligjit nga ana e subjekteve të regjitrsuata të akcizës;

Identifikimin e prodhuesve dhe furnizuesve, të cilët tregtojnë mallra akcize në mënyrë informale;

Zbulimin dhe parandalimin e importeve të jashtëligjshme të mallrave të akcizës;

Identifikimin dhe eliminimin e linjave të furnizimit të jashtëligjshëm”, thuhet në një deklaratë të Drejtorisë së Doganave.

“Fushata nuk limitohet vetëm në synimet e lartpërmendura, por gjithashtu do të targetojë tregtinë e paligjshme, luftën kundër kontrabandës ndërkufitare, identifikimin e subjekteve të paregjistruara që tregtojnë me shumicë ose pakicë. Këto objektiva do të realizohen përmes grupeve operative, të cilat do të shtrijnë veprimtarinë e tyre në pikat doganore kufitare, në magazinat fiskale të furnitorëve si dhe në ambjentet ku mallrat e akcizës tregtohen me pakicë.

Grupet Operative të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe të Crown Agents do të vizitojnë një numër të madh subjektesh akcize. Ky hap i parë shërben për t’u siguruar që subjektet e regjistruara të akcizës janë në dijeni të detyrimeve të tyre. Njekohësisht, Grupet Operative do t’i pajisin këto subjekte me një Dokument Informues: Pajtueshmëria Ligjore”, vijon më tej ky njoftim.

4 komente në “Doganat, super fushatë për kontrollin e produkteve të akcizës”

  1. zambi says:

    Keta e dine veten OJF me duket

  2. Trafikanti says:

    Na hengshit mune.
    Me shume mall do fusim klandestin.
    Vazhdoni me fushaten ne media ju, mbushni gazetat me lajme.
    Ne vazhdojme te mbushim xhepat.
    Cigare&Alkol pa kufi !!

    1. nga larg says:

      prit se kena per ta gjet dhe ty vrimen dhe do ta mbushim bythen me cigare dhe alkol …..

    2. er says:

      Mos llap kot o koqe se na dogje!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje