Përmes një rezolute, komisioni parlamentar i ekonomisë, i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë të prodhojë masa shtrënguese për të frenuar bankat private që t’i investojnë paratë jashtë Shqipërisë.
“Politikat e Bankës se Shqipërisë duhet të synojnë investimin e parave brenda, sepse ka rritje të investimeve jashtë. Vitin e kaluar kredia ra, por fitimet e bankave u rritën me 40 për qind. Diku i investojnë ata”, deklaroi ish-ministri i Financave Ridvan Bode.
Në fund të 2013-s, investimet e bankave jashtë arritën në 2.85 miliardë dollarë ose 14.3 për qind më shumë se një vit më parë. Ky fluks në rritje i investimeve në tregjet e huaja është shoqëruar me rënien e atyre brenda, veçanërsisht në formën e kredisë, e cila vitin e kaluar ra me 1.8 për qind.
Anastas Angjeli, hartues i rezolutës, tha se Banka e Shqipërisë duhet të ndërhyjë më fort për të mbështetur ekonominë.
“Shqiptarët duhet ta dinë që nëse ka dy mallra të shtrenjtë sot në treg është paraja dhe benzina. Të blesh lekë kushton dhe nuk mund të themi ne se banka s’ka rol në këtë pikë, për sa kohë ajo përcakton normën e interesit. Duhet të reagojë”, deklaroi Angjeli.
Mes rekomandive të shumta, një tjetër kërkesë e komsionit për bankën ishte ajo për forcimin e mbikëqyrjes në disa banka të veçanta, të evidentuara nga stres testi, i bërë vitin e kaluar në bashkëpunim me FMN-në.
“E bënë stres testin ata dhe problemet janë ato që dolën. Ju nxirrini përfundimet vetë, por unë i jam refreuar raportit të FMN-së”, shtoi Angjeli.
Po kështu, deputetët kanë përfshirë në rezolutë edhe disa pika që i tërheqin vëmendjen Bankës së Shqipërisë për shpenzimet e larta për paga dhe dieta.
Kjo është hera e para rezolutë e Bankës së Shqipërisë që hartohet përmes një diskutimi të hapur në komison nga të gjithë deputetët, ndryshe nga sa ka ndodhur deri më tani./TCH
Hiqni ate qelbanikun Fullaqovicin dhe zgjidhet ky problem.
jo ore dy mallra te shtrejte sot ne treg na qenka paraja dhe benzina ?
http://bit.ly/1iVz1fV
Me mire vone se kurre, po me sa duket jua ka terhequr rripat qeveria e re.
Sot duhet te ecim me nje mendim ekonomik te ri per problemet bankare.kriza e tej zgjatur ekonomike boterore eshte produkt i politikave kriminale ekonomike te bankave te cilat ne perpjekje per te koncentruar sa me shume kapital monetar dhe material shtrenjtuan kostot e sherbimeve dhe ulen interesat e depozitimeve,aresya evetme ishte politik berja e bnkereve dhe varferimi i tejskajshem i shtresave te mesme dhe te varfra.nuk duhet rezolute ,por miratim i ligjit per bankat ,pa kolateriali i tyre ne shumice eshte produkt i shtetasve shqiptar.fullani e ka mbushur kupen per llogari te interesave te bankave te huaja.nuk mund te rrije parlamenti me duar te lidhura sepse banka eshte institucion i pamvarur.shikoni dragin si vepron,te gjitha levizjet e tij ne banken europianeeshte ne dobi te zhvillimit ekonomik europian dhe venies ne modul te bankave qe shume e shqetesuan europen.pa nderhyrje te shtetit ne kete loje financiare shqiperia do perkeqesoj treguesit ekonomik.krijimi nje fondi shteteror per nxitjen ebisneseve temesmedhe te vogla me interesa te ultado ishte nje frymemarrje per ngritjen ekonomike.bankat japin interesa minimale per depozitat dhe interes te larte ne kreditim.kjo mund te jete dhe politike per rrenimin ekonomise sone.ekonomia liberale ne bote sot ka falimentuar dhe eshtepolitike kriminale ,pasi krijon monopol ne ekonomi dhe ne politik.sot oligarketdiktojne neshumeshtete politik berjen.nje keshill per zotin brace qe me shpirtin rebelqe ka per te drejten ne fushen e konomise ti sygjeroj qeverise nisjen e procedurave per shkarkimin e fullanit si abuzues me parate epopullit dhe i pafte,ne rast te kundert qeveria eshte fajtore kryesore.o sot o kurre per reforme radikale ne politiken monetare te qeverise se re.kreditimi i ekonomise eshte oksigjen,kjo e lidhur dhe me gjykimin eceshtjes se monopoleve te familjes berisha dhe pergjegjesise penale te tyrene dem te shtetit.te gjitha koncensionet jane antiekonomike dhe antikombetare,dhe per kete ka pergjegjesipenale dhe jopolitike.nanodhe berisha jane shkaterruezit e ekonomise shqiptare.
Krijoni sa me shpejt nje banke te fuqishme te nivelit te dyte me kapital publik qe te kete si qellim zhvillimin e vendit dhe kreditimin e tij dhe jo fitimin personal siç bejne bankat aktuale private , ndryshe vendi do te falimentoje ne ekonomi, ne financa, ne investime, ne sherbimet kredituese, ne sigurimin e depozitave etj, etj, etj. Nuk jane budallej Gjermania, Franca etj, qe kane ruajtur bankat e nivelit te dyte me kapital publik si konkurente te fuqishme te sektorit bankar privat.
Po pse kjo super Banka e nivelit te pare clidhje ka me publiken. A e dini se kush e kontrollon, per ke punon, e kujt eshte pasi me shtetin shqiptar nuk me rezulton asnje lloj lidhje. Banka ne flale ka akoma privilegjin e madh qe prodhon, pret para shqiptare, lekun. Me rezulton se nje nga mjetet kryesore te politikes ekonomike te ekzekutivit te nje vendi (bashke me politiken fiskale) politika monetare, eshte perqendruar ne dore te kesaj fare Banke. Parlamenti, sovrani, nuk eshte ne gjendje as te konstatoje levizjet e Superbankes jo me te nderhyje ligjerisht megjithe konsensusin e gjere bipartizan, per te disiplinuar, ne favor te vendit, veprimtarine e saj. “Cui Prodest”!
si ta frenosh mo>> pastaj leket keta depudetet i nxjerrin jashte qe te mos zbulohenhttp://bit.ly/1c32zIE