Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, i shoqëruar nga zv/Presidentja e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Laura Tuck, vizituan Ndërmarrjen e Ujësjellës- Kanalizimeve të qytetit të Durrësit.
Duke vënë theksin tek rëndësia që Qeveria i jep zhvillimit të këtij sektori mbështetur edhe nga Banka Botërore, Haxhinasto tha se “ne kemi një program të gjerë bashkëpunimi me BB dhe me donatorë të tjerë, program, i cili pa diskutim që ka sfidat e veta”.
Haxhinasto siguroi zv/Presidenten e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Laura Tuck se Qeveria shqiptare do të jetë një partner shumë serioz në vazhdimësi për të gjithë projektet që janë konceptuar bashkë, ndërsa tha se do t’i realizojmë padiskutim me sukses.
“BB tashmë është një partner themelor në të gjitha përpjekjet tona. Shumë shpejt do të prokurohet një projekt i ri për furnizimin me ujë të Durrësit dhe të zones përreth, me vlerë rreth 62.5 milion euro, nga i cili do të përfitojë qyteti i Durrësit dhe zona përreth dhe do të furnizojë sipas kërkesave që do të ketë kjo zone deri në vitin 2040″, u shpreh Haxhinasto.
Sipas tij ky është një projekt, i realizuar në mënyrë të shpejtë si asnjëherë tjetër falë mbështetjes së Bankës Botërore. Haxhinasto shtoi se kërkesat tona janë të mëdha, kjo për vetë faktin e trashëgimisë që kemi në sektorin e ujësjellës kanalizimeve, por edhe për shkak të nevojës së rritjes së cilësisë së shërbimeve të ujësjellsave dhe të kanalizimeve, veçanërisht në zonat që ofrojnë shërbime turistike.
“Shërbimi i trajtimit të ujërave të zeza ka veçanërisht nevojë për një reformë të thellë, si për sa i përket punimit gjeografik të këtij shërbimi, ashtu edhe qëndrueshmërisë së tij, pasi sot mund të themi se ky sistem nuk është i qëndrueshëm, ai është shumë i kushtueshëm”, deklaroi ministri.
“Kemi rrugë të gjatë për të bërë veçanërisht në sistemin e kanalizimeve, pasi edhe mbulimi gjeografik i territorit është në nivele të ulta”, u shpreh Haxhinasto, duke theksuar se teknologjia do të na ndihmojë për këtë.
“Në këtë sfidë që do të ndërmarrim çështja e qëndrueshmërisë dhe efiçencës së këtyre sistemeve do të jetë një nga çështjet kryesore për t’u shqyrtuar në konceptimin e projekteve pasi e përsëris duhet të marrim të gjitha masat e nevojshme me qëllim që kostoja e këtij shërbimi të jetë e tillë që të mbulohet me sukses nga përfituesit e këtij shërbimi”, deklaroi ai.
sa na duan keta te BB ,nuk i ze gjumi naten qe mos te bashkohet muti me ujin e pishem……!!!
prandaj dhe na japin shuma te medha dollars,duke na dhene 10 e marre 100…………!!!!!!!!!!
Banka Botërore ka shumë vite mut e bërë në Shqipëri me Jaramber Malltezi dhe të gjithë bregdetin e shkatërruar me para, vendet e lashta dhe gjithmonë të kontrolluara nga kriminelët. Pothuajse të gjitha projektet ishin një Kathastrophe. Një dëm i madh në të gjithë botën, e cila e bën Bankën Botërore, në qoftë se ju punoni me kriminelët bashku dhe veçanërisht në Durrës. Turizmi është shkatërruar, si dhe nga paratë e Bankës Botërore dhe rrëmujë e privatizimit në port