Gjiknuri: Ligji i ri për minierat zgjidh gangrenën e Bulqizës

28 Maj 2014, 18:28Ekonomia TEMA

Ministria e Industrisë ka hartuar një ligj të ri për minierat, duke tentuar të ndërhyjë energjikisht për të ndryshuar situatën e vështirë në këtë sektor, që është shoqëruar ndër vite me humbje jete njerëzore në galeri.

Ministri Damian Gjiknuri prezantoi projektin në takimin e mbajtur me grupet e interesit.

“Një pjesë e gangrenës së Bulqizës lidhet me këtë fenomen, me vendime gjykatash të cilat kanë dhënë detyrime për servitut, por njëkohësisht janë kthyer edhe si hapësira për të abuzuar, ku asnjë nuk mban më përgjegjësi e që më pas rrisin rrezikshmërinë në atë zonë. Kjo ka nevojë për një rregullim tepër të fortë dhe unë them që propozimi ynë është që ky servitut nëntokësorë të ndalohet. Do t’i lëmë kohë subjekteve të marrin masat për tu përshtatur, por nuk mund të ketë në galeri situata siç ka ndodhur në Bulqizë ku me vendime gjykatash kanë arritur të marrin servitute dhe janë kthyer në një fenomen jashtëzakonisht problematik për zonën”, theksoi ministri i Energjitikës.

“Interesi për minierat është i lartë, kompani serioze kanë ardhur nga shumë vende të botës, por ajo që duan është siguria e investimit, mbi të gjitha duan një transparencë se çfarë bëhet me lejet, kush i ka, të mos jenë pre e veprimeve nganjëherë arbitrare, apo fenomeneve të tjera që dalin që lejet janë me mbivendosje apo probleme të tilla si këto. Kemi revokuar leje të cilat mbeteshin atje, nuk paguanin as detyrimet ndaj shtetit. Kemi ushtruar kontrolle për sigurinë e jetës së minatorëve, sepse ka qenë një problem shumë i madh dhe po vazhdojmë edhe me shpalljen e garave të reja në sektorin minerar”, tha Gjiknuri.

Në ndryshimet ligjore, parashikohet gjithashtu saktësimi i karrierave minerare për qëllime publike, duke synuar që ato të mos mbeten peng dhe shpesh si taksa gjobvënie për shumë investime të mëdha publike.

Ministri shtoi se ligji zgjidh edhe mungesën e kapaciteteve teknike, ku në shumë raste një ekspert mbulon 20-30 leje minerare.

Thelbi i ndryshimeve në ligjin “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”:

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje