Të dhënat e ekonomisë/ Rriten të ardhurat, bien shpenzimet

23 Maj 2014, 19:21Ekonomia TEMA

Qeveria raportoi se të ardhurat në buxhet për katër muajt e parë u rritën me 9.4 miliardë lekë ose 8.8 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Të dhënat e bëra publike nga Ministria e Financave tregojnë se rritja i dedikohet kryesisht tatimit mbi vlerën e shtuar.

Përmes kësaj takse, për katër muajt e parë janë grumbulluar 7.4 miliardë lekë më shumë se vjet, ndonëse një pjesë e këtij rezultati vjen nga tkurrja e fortë e rimbursimeve.

Sipas të dhënave, për periudhën janar-prill qeveria i ka kthyer biznesit 2.2 miliardë lekë më pak TVSH se vjet. Veç TVSH-së, taksa tjetër që ka gjeneruar para shtesë në buxhet është tatimi mbi fitimin.

Sipas Financave, për katërmujorin të ardhurat nga tatimi mbi fitimin ishin 1.5 miliard lekë më të larta, ose 23 për qind më shumë se vjet. Nga 1 janari, tatimi mbi fitimin u rëndua me 50 për qind.

Për katër muajt e parë këto janë dy zërat të cilët duket se kanë peshën kryesore në rritjen e të ardhurave të qeverisë. Paradoksalisht, akciza një tjetër taksë, të cilën qeveria e rriti në fillim të vitit vazhdon të sjellë më pak para në buxhet.

Sipas shifrave, të ardhurat nga akciza ishin për katër muajt e parë 7.7 për qind më të ulëta se vjet. Akciza është taksa që vendoset mbi mallrat e forta si cigarja, alkooli apo dhe karburantet, të cilat kanë rrezikshmëri të lartë për t’u kontrabanduar.

Nga qershori i dy viteve më parë kjo taksë mblidhet tërësisht nga doganat. Në kahun tjetër të buxhetit, atë të shpenzimeve, qeveria vazhdon të mbajë një politikë të shtrënguar.

Sipas të dhënave, shpenzimet totale ishin 8 miliardë lekë më pak se vjet dhe zëri më i goditur është ai i investimeve publike, të cilat kanë rënë me 10 miliardë lekë krahasuar me vjet./TCH

5 komente në “Të dhënat e ekonomisë/ Rriten të ardhurat, bien shpenzimet”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Ndihmoni Kuksin per uje te pijshem me parat e te ardhurave se Muli e ka mendjen te rrotat e avjoneve..

  2. 21janari says:

    Pse Qeveria mendoka per vete?
    Po njerezve qe po mebten pa leke gjthnje e me shume, kush do jua beje llogarite?!

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Ne nje bote demokratike, qeverria s’mendon asnjehere per vete..Qeverria eshte burim I zgjedhjes se popullit..Nuk mund te aneksosh nje qeverri te votuar sikur eshte nje popullate me vete dhe mendojne per veten e tyre..Kur borxhi I brendshem te kalon mbi 68%-70% do te thote qe njerzve asnjehere sua kishin bere llogarite ish qeverria e atehershme por e kunderta ndodhte..Ja hidhte qytetareve borxhet duke e ditur se nje dite ata do perballeshin me realitetin dhe keta do tregonin gishtin tek qeverria e rradhes qe do vinte..Kur I merr borxh komshiut, do paguash ate te parin dhe pastaj te perpiqesh te komoditosh veten..

  3. Besnik says:

    Shenjat e para jane shume shprese dhenese per te ardhmen e vendit. Qeveria dhe Fmn kane bere nje pune te mire per ti dhene nje frymemarrje vendit dhe ekonomise se tij.

    1. flamur says:

      Veri syzet e lexo me mire shifrat tregojne deshtim dhe ritje kontrabande. Akciza duhanit e karburantit qe megjithese jane rritur me taksat e reja ka sjelle 7.7% me pak lek ne buxhet. Edhe sikur te jete ulur konsumi rritja e aksizes do sillte te pakten te njejten shume parash. Te ardhurat kane ne rradhe te pare nga TVSH qe eshte taksa qe paguajne njerzit e thjeshte tek gjithcka qe bljene se kompanite marrin rrimbursim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje