Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, miratonprojektligjin “Për krijimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar” , si një strukturë e re me një entitet juridik më vete. Relatori i projektligjit Ervin Koçi theksoi se qëllimi i kësaj nisme ligjore është garantimi i bashkëpunimit institucional dhe të partneritetit publik -privat për zhvillimin e politikave ekonomike, për garantimin e dialogut dhe këshillimit ndërmjet organeve të administratës shtetërore dhe sektorit privat, si dhe rritjen e transparencës në vendimmarrjen publike dhe përfaqësimin e sektorit privat në këtë proces.
“Ky ligj ka për qëllim formimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar dhe përcakton parimet e procedurat, në bazë të të cilave do të zhvillohet e do të bazohet procesi i dialogut dhe i këshillimit në KEK. Për të realizuar qëllimin e saj, kjo strukturë e re do të ketë një entitet juridik më vete, që parashikohet nga ky projektligj, ku sanksionohen krijimi i kësaj strukture, mënyra e funksionimit dhe e vendimmarrjes deri te shqyrtimi i kërkesave që vijnë jo vetëm nga qeveria, por dhe nga komuniteti i biznesit e përfaqësuesit e tyre. E gjithë kjo strukturë do të funksionojë mbi bazën e transparencës dhe veprimtaria e saj do të mbështetet në ligj. i gjithë informacioni i duhur do të publikohet në një faqe zyrtare në mënyrë periodike dhe të hapur për publikun dhe palët e interesuara”, tha deputeti Koçi.
Në ndryshim nga ligji “Për këshillin konsultativ të biznesit” që shfuqizohet, projektligji “Për krijimin e Këshillit Ekonomik Kombëtare” parashikon, ndër të tjera, detajimin e punës së KEK në drejtim të mbështetjes së dialogut privat-shtet dhe në mbështetje të qeverisë e Kuvendit në veprimtarinë ligjvënëse dhe në përcaktimin e politikave; detajimin e pjesëmarrësve në takimet të këtij Këshilli dhe mënyrën e përzgjedhjes së tyre; shtimin e të ftuarve që përbëhen nga institucione prestigjioze si FMN, IFC, EBRD dhe BB; kryesimin e këshillit nga Kryeministri dhe mbështetjen e buxhetit të këtij këshilli tashmë jo nga buxheti i shtetit, por nga donacione, sponsorizime dhe burime të tjera të ligjshme
Nuk duhet ta drejtoj Kryeministri sepse do te thota qe eshte ai qe dikton dhe vendos ndersa privatet dhe ekspertet vetem sygjerojne (duke u munduar te mos merzisin ate). deri sa atje hartohen politika qe I paraqiten Qeverise , pra ajo pas kesaj vendos , ne krye duhet te jene autoritate qe nuk varen nga Qeveria.
Te tllla grupe(per çeshtje dhe grup problemesh) ngrihen ne France me autoritete ne fushen e ekonomise dhe parneret e tjere. ata I paraqesin Qeverise raporte me studime e propozime.
Ne Itale Renzi e zhduku CNEL-in Keshilli Kombetar I Ekonomise dhe Punes.