Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, i shoqëruar nga Drejtoresha e Përgjithshme të Doganave, Elisa Spiropali, zhvilloi një vizitë në doganën e Qafë Thanës.
Gjatë një prononcim për median, ministri Panariti u shpreh se lehtësimi i këtyre procedurave është i domosdoshëm pasi vihet re një intensitet i shtuar i lëvizjes së transportuesve me prodhime të freskëta, perime dhe fruta, të cilat drejtohen drejt tregut evropian.
“Ishim këtu së bashku me znj. Spiropali dhe diskutuam edhe me drejtorin e doganës, i cili, për hir të së vërtetës, ka bërë një punë të lavdërueshme. Unë dua edhe ta përgëzoj pikërisht për një organizim të përsosur dhe të përkryer të veprimeve doganore. Ajo që është kryesore është fakti që ne sot shpallëm edhe vendin, korsinë e gjelbërt, ku mallrat bujqësore do të lëvizin, krahas korsive të tjera që veprojnë për transportierët e tjerë. Mallrat bujqësore do të kenë një korsi të dedikuar. Në këtë mënyrë në përqafojmë një model evropian pasi të gjitha doganat në Evropë kanë korsinë e gjelbërt për mallra bujqësore. Në këtë mënyrë, ne japim një sinjal për mbështetjen që qeveria i jep bujqësisë, duke lehtësuar edhe procedurat e lëvizjes së mallrave bujqësore, prodhimeve tona të freskëta, zarzavateve dhe frutave”, tha Panariti.
fshati digjet Panariti krihet ha ha ha hah
Ec perpara, kur ke mundesi te manaxhosh, do arrish gjera te mira dhe rezultate pozitive.
Bravo Qeveria!! Prioritet eksportit.
Le te presi malli Maqedonas, se eshte malli shqiptar ne fillim.
Nuk eshte e drejte te komentosh keshtu.Panariti ben punen e tij.Meret me ato pune dhe po ecen mire, per ti vene sipas radhes.
Ne fakt ketu flitet per korsine e gjelber, dhe nuk e kuptoj pse Rilindja don ta beje kete.
Per produketet e gjelbra rilindasit po perdorin aeroplanet nga Gjadri e Divjaka.
Sic duket ky Panariti akoma nuk ka marre vesh se c’ka ndodhur ne Divjake!?
Bravo, kështu duhet të bëhet ,të jepet përparësi për mallrat Shqiptare