Investimet private edhe gjatë vitit 2014 mbeten të ulta, për shkak se edhe niveli i kreditimeve është i tillë.
Sipas raporti të fundit të Bankës së Shqipërisë, tremujori i parë i këtij viti karakterizohet me një nivel kreditimi të ulët.
Kredia totale për biznesin në fund të Marsit ishte 391 miliardë lekë, 3 miliardë lekë më pak krahasuar me fundin e vitit 2013.
Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, totali i kredisë është akoma më i ulët, me 12 miliardë lekë më pak. Sektorët më të kredituar në vitet e fundit, si tregtia, ndërtimi dhe hoteleri-turizmi paraqiten të gjitha në rënie.
Huadhënia është e ulët për sektorët që japin ndikim në ekonomi.
Kredia për tregtinë është tkurrur me 5 miliardë lekë, duke zbritur pranë vlerës së 133 miliardë lekëve, ndërsa kredia për ndërtimin ka rënë me pothuajse 10 miliardë lekë, për një vlerë totale prej 53 miliardë lekësh.
Në një mjedis ekonomik pesimist, bankat nuk kanë arritur të gjejnë sektorë alternativë për të financuar.
Përsa i përket sektorëve prodhues kanë një rritje të lehtë për sa i përket financimit nga bankat e nivelit të dytë.
Sektorët kryesorë prodhues si bujqësia apo industria përpunuese kanë regjistruar një rritje, por në përmasa të papërfillshme.
Kredia për industrinë përpunuese arriti në 57 miliardë, 1 miliardë lekë më shumë krahasuar me një vit më parë.
Ndërsa kredia për bujqësinë vazhdon të ketë përmasa të papërfillshme, me rreth 6 miliardë lekë, megjithëse është në rritje me 500 milionë lekë krahasuar me vitin e kaluar.
Kredia për sipërmarrjen përbën mbi 66% të totalit dhe si e tillë ngelet përcaktuese në prirjet e financimit të ekonomisë.
As 3 muajt e parë të këtij viti nuk sollën zhvillime të rëndësishme pozitive. Biznesi dhe bankat po qëndrojnë në pozicione të kujdesshme, në pritje të ditëve më të mira.
Gjithashtu raporti i fundit i Bankës së Shqipërisë vë në dukje se treguesi që mat luhatjen e cmimit të banesave ka rënë mbi 10% krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar.
Krahasuar me një vit më parë ulja është 1.8%.
Rënia e çmimeve vërehet prej dy vitesh tashmë, fenomen që Banka e Shqipërisë e shpjegon me kërkesën e ulët në treg. Sipas ndërtuesve, stoku i banesave të pashitura i kalon 20 mijë në gjithë vendin.
Në raportin e saj, Banka e Shqipërisë vëren se çmimi i banesave është rritur 13% në tre muajt e fundit.
Nderkohe aty ne Banken e Shqiperise ,nuk i njohin krizat,vazhdojne rrogat astronomike per realitetin shqiptar te 37 mije lekeve te vjeter ndihme sociale ne muaj,apo pensioneve qesharake pas 40 viteve pune,palestrat moderne,trajtimi ushqimor pervec rrogave te majme,kredite brenda personelit me interesa pothuajse zero,udhetime pa fund ,emerimet nepotike etj etj etj,PADREJTESI KORRUPSION ABUZIM eshte ajo cka BSH perfaqeson.Mire me Berishen e mire me RAMEN FULL(HANI)…tamam RILINDJE.