Nadeem Ilahi, shefi i misionit të FMN-së për Shqipërinë, njofton emërimin e përfaqësuesit të ri rezident të FMN-së në Tiranë, Jens Reinke, që pritet të fillojë detyrën e tij në korrik 2014.
“Z. Reinke, shtetas gjerman, ka punuar për FMN-në që nga viti 2004. Aktualisht ekonomist i lartë në departamentin e Afrikës. Reinke ka eksperiencë të gjerë, përfshirë edhe në vende që kanë programe me FMN-në. Ai ka përfaqësuar FMN-në në shtete të ndryshme të Afrikës, Europës Jugore, Azisë, Paqësorit, dhe Amerikës Latine”, tha Ilahi.
Para se të fillonte punë në Fondin Monetar Ndërkombëtar, z.Reinke ka punuar si pedagog si edhe në bankë qendrore. Ai mban titullin “Professor” nga “London School of Economics”.
bravo, keshtu do kontrollohen me mire! ska ca thone berishat tani.
nuk me pelqejne teorite konspirative por duket se Gjermanet po ripushtojne Europen ne formen me te keqe , ekonomikisht. ne fillim Greqine , Portugaline Spanjen dhe vendet e tjera te vogla te Ballkanit Shqiperi , Serbi.
UAAAAUU PO CDO TE THOTE KJO….NE KEMI BODEN DHE FULLHANIN TONE,PSE KY GJERMANI?
Ishte dashte nji hebrè perfaqesues i FMN per shqiptaret. Ata i kane zanat financat. Gjermanet jane veç per makina e armatime te zotet.