Turizmi/ Peleshi: Me mbështetjen e komunitetit Italian, Shqipëria e pakonkurrueshme (VIDEO)

6 Maj 2014, 10:25Ekonomia TEMA

Shqipëria mund të krijojë një paketë të pakonkurrueshme në Mesdhe, së bashku me potencialin e komunitetit Italian. Kështu u shpreh zv.Kryeministri Niko Peleshi në ditën e dytë të Javës Italiane, një event që u ccel dje me praninë edhe të Presidentit të Senatit italian Pietro Grasso. Sipas tij, fundi i këtij vitit do ta gjejë bregdetin shqiptar me disa shëtitore dhe investime të tjera, me disa fshatra të kthyer në identitet, që sipas zv/kryeminsitrit do të “shuajnë” urinë që ka turisti për të eksploruar vendet e reja.

Peleshi u shpreh se qeveria do t’i japë fund shkatërrimit të turizmit bregdetar, përmes një masterplani urban që do të ecë paralele me masterplanin kombëtar për bregdetin. Në vijim zv. Kryeministri theksoi se në disa zona urbanizimi ka sjellë shkatërrimin e turizmit, por mungesa e infrastrukturës ka ruajtur bregdetin në 70 % të tij. Peleshi theksoi se këto 20 vite na kanë shërbyer për të mos bërë gabimet që janë bërë deri më tani, por edhe se ccfarë duhet të bëjmë në të ardhmen për një sector si turizmi që është shumë kompleks dhe duhet të përmbushë ccdo prioritet.

“Ministria e Turizmit ka gati hartimin e një masterpalni urban, paralel me atë kombëtar për bregedetin, për të krijuar modelet e duhura të turizmit. Ne po ecim me ritme shumë të shpejta, kolegu Haxhinasto do të thoshte të ecim më shpejt, drejt rilindjes. Tani kemi se cfarë të ofrojmë për investitorët e huaj”, u shpreh zv/kryeminsitri Peleshi.

Duke iu referuar qeverisjes së shkuar, Peleshi tha se përveç zhvillimit kaotik ka qenë dhe burokracia që i ka zbrapsur investitorët.

“Ne në bazë të ligjit e kemi shpallur turizmin sektor strategjik, që çdo operator merr një status të veçantë me procedura të shpejta për të nxjerrë leje e licenca dhe për të nisur punën”, tha zv/kryeministri Niko Peleshi.

Ambasadori italian Massimo Gaiani  tha se Shqipëria ka potenciale të mëdha për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik. Duke folur përpara investitorëve italianë ambasadori veçoi sektorin e turizmit që sipas tij “është një makinë e zhvillimit”.

“Bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve, Italisë dhe  Shqipërisë, është një mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit. Është e rëndësishme që qeveria shqiptare të shprehet në mënyrë të qartë që investimet duhet të jenë prioritare duke theksuar sektorët që janë më të rëndësishëm dhe ku ka vend për investime”, tha ambasadori.

17 komente në “Turizmi/ Peleshi: Me mbështetjen e komunitetit Italian, Shqipëria e pakonkurrueshme (VIDEO)”

  1. Andreas says:

    Ty te derdhen akoma ujerat e zeza ne det ore minister mavria. Vetem brenda ne Vlore nga skela ne uje te ftohte jane 7-8 kanale muti qe derdhen ne mes te plazhit!!

    1. berti luca says:

      me ndertimin e lungo mares ne Vlore sdo ket me gjera te tilla !

      1. bora bora says:

        ke te drejte berti le te jemi me optimiste per qytetin tone ! kemi sh shpresa tek EDI RAMA ! vlora perle e mesdheut !!!!!!

    2. Flavia says:

      Vlora eshte nje perle e mesdheut ! probleme ka po te gjithe ne vlonjatet do perpiqemi ta bejme Vloren tone ashtu sic e meriton !

    3. myrtaj says:

      Deputeti jone Edi Rama dhe ne Vlonjatet e duam kte qytet dhe do bejme me te miren per te pritur turizmin.

    4. klaus says:

      Ore ti ke ngelur akoma ne kohen e saliut ! vlora me ndertimin e bulevardit do e mbylle nje her e mire kete kapitull

    5. Andreas says:

      te besh turizem nuk mjafton te kesh det. duhen plazhe, rruge, porte e aeroporte. gjithe vija bregdetare e adriatikut eshte nje kosh i madh plehrash. deti eshte i qelbur, plazhet jane mbushur me mbeturina e kanale muti, lumenjte derdhin ne det edhe copa njerezish!!! Rruget qe ne shqiperi quhen te tilla, do 4 ore te besh 50km ne dite pa trafik. portet jane inekzistente. ne shqiperi quajne “port” ndonje mol te vjeter te mbetur nga lufta e dyte boterore ku nje traget i felliqur sa nje levozhge veze, ben 100 manovra per tu ankoruar. kur eshte deti i mire se kur ka dallge, mund te rri edhe nja 2-3 dite ne rade. edhe ne Siri kak disa aeroporte, nderkohe qe ne shqiperi ka vetem 1 ku ne fund te pistes kullot lopa.
      si mund ti ftosh investitoret e turizmit ne kushte te tilla?!! dhe per me teper, nuk ka pronare te vertete, po vetem dallaveraxhinj pronash!!!

  2. sandri says:

    Shqiperia mund te kthehet ne nje destinacion te rendesishim turistik ne mesdhe. meshtetja e partereve tane do te jet shume e rendesishme per tja arritur qellimit !

  3. mah says:

    Opinione Pe leshi. Nese ia le ne dore italianeve do te filloje kokrra e korrupsionit se ata jane mjeshtra. Tani per tani e kane filluar duke i lene dore te lire Kocos, Xhillarit e deri tek Zamir Mane. Afer mendsh qe keta nuk duan betonizimin por reren se perpiqen per te miren e atdheut.

  4. idealist says:

    “Ëndrra me sy hapur”… Si gjithmonë, presim nga të tjerët, të na i bëjnë gjerat…

  5. VFLP says:

    Kesaj i thone te fluturosh me pras ne …

  6. Frank says:

    Kam shkuar shume here ne spanje,itali,portugali,standartet jane shume me lart me me pak leke se ne shqiperi,ky PREJLESHI,ta ule pak pordhen se nuk e beson njeri,cmimet ne shqiperi jane shume te larta dhe produktet jane shume te uleta ne krahasim me vendet e tjera ne rajon apo evrope.
    edukate sherbimi ne lokale nuk ka dhe njerezit jane te piste,hyra ne shqiperi nga korfuzi dhe u tremba nga njerezit dhe turmat si na palestine kur zbrita ne sarande,policet e shemtuar dhe te zinj me uniforma te pista,rruget e qelbura,aty shitej peshk ne tortuar,dhe midhje ne bidona uji bosh,byreke te piste dhe kafe vetem alla turka,ne qofte se kujton PREJLESHI se turistet jane injorante athere ai e ka gabim,shqiperia lere evropen qe nuk e kap po as i afrohet malit te zi.aty ka xhami,kusi,byrek dhe turma me burra te veshur si ne bangladesh.edhe 30 vjet mos ja pafsha bojen atij vendi te dhier.shkova dy jave dhe u bera me depresion nga menyra si ishin njerezit dhe shoqeria.mire e kishte konica qe vdiq ne amerike.aty vetem qielli eshte pak i paster se token e kane qelbur ata qe flen neper kafene gjithe diten si ne arabi.vendi eshte nje turp te thote qe don turizem,aty nuk ka akoma nje hale dhe kudo shikon vetem burra dhe pleq,dhe mjekerosha si ne jemen apo arabi.TURP te quhet dhe te hiqet shtet evropian kjo hale turke me popull puro turko,arab,sigurisht jo te gjithe.

  7. tourkofagos says:

    Pelesh,nje turist qe shkon ne Shqiperi ka keto mundesi;
    -te shkoi per lesh…
    -te lere lesh ne vrym….
    -te ngelet pa lesh ne koke….etj!
    kshq me mire lere,vari leshte…………..hahahahaha!

  8. Adria says:

    Franku ka te drejte qe ngren problemet serioze te higjenes
    Por nuk duhet te jemi pensimiste ,keshtu na la Berisha qe
    ka preardhje nga malet ,por jo Rama nga Tirana dhe Peleshi
    Nga Korca .duhet te kemi durim dhe besim
    Kjo qeveri besoj qe i din te gjitha kerkesat
    Per te afruar Turistet,
    Kam besim qe peshqit nuk do te lejohen te shiten ne rruge
    As kanalet nuk do te derdhen ne det ,
    Shqiperia do te jete me palma dhe rruge te pastra
    Por jo me katapult .

  9. luli says:

    1- Investitoret Italian sa ta paguajne ne kufi kartonin jeshil te asiguracionit te makines mbas 15 ditesh nuk kthehen me.
    2-Nese i ze diarea qe eshte e zakoneshme per ujin e pishem ne Shqiperi mallkon .
    3-Shpresojme qe mos te hane ndonje plumb qorr.
    4- Vari lesht.
    5-Italia laget nga po ato dete qe laget Shqiperia me nje grumbull guresh te pa gdhendur e te pa gdhendeshem.Ta gezoni dylokerine.

  10. iliria shqiptare says:

    Shpresojme te behet ky vend sepse Edi Rama eshte ndryshe nga berisha..por gjendja aktuale eshte tamam si e ka pershkruar Frank..dhe me taljant nuk kemi ndonje garanci kushedi se cfare sepse jane manipulatore dhe hajdute te pangopur..megjithate besoj se shqiptaret do te dine vete te rregullojne gjerat.

  11. albi says:

    Zoti Zv Kryemister dhe ambasadori italjan flasin kor dhe kete ata e kuptojne mire. Per sa kohe tokat ne zonat turistike nuk i kthehen te zotit turizmi eshte i sabotuar. Fjale te bukura thuhen se te duash. Pse Qeveria nuk zbaton kushtetuten por nxjerr ligje per te legalizuat vjedhesit dhe shkelesit e ligjit qe kane pushtuar dhe kane ndrtuar pa leje ne zonen turistike. Pse INUK funksionon si gjobvenes dhe nuk shemb ata qe mbushin zarfin ??? Fshati qe duket sdo kallauz. me keta drejtues nuk behet as shtet dhe as demokraci. Sa per italianet, deria neglizhojne problemin e prones dihet se vijne si mashtrues .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje