Ahmetaj: Synojmë të përmirësojmë klimën ndaj biznesit, punësimi prioritet kryesor

3 Maj 2014, 11:34Ekonomia TEMA

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj e cilësoi punësimin si një nga prioritetet kryesore të Qeverisë. Gjatë një bashkëbisedimi me bizneset pjesëmarrëse në Panairin e Punësimit, ai  tha se janë bërë gati 4 projekte të reja të biznesit fason me qëllim rritjen e punësimit.  Ahmetaj vlerësoi miratimin e paketës fason nga qeveria ndërsa shtoi se synohet përmirësimi i mëtejshëm i klimës së biznesit.

 “Do doja të bënim një bashkëbisedim për të kuptuar çfarë na funksionoi në këtë traditë dhe se çfarë mendoni se ne si qeveri duhet të përmirësojmë, qoftë si klimë biznesi, qoftë masa të marra, qoftë vende pune. Disa kompani më treguan se si individë me eksperiencë konkrete nga emigrimi janë kthyer dhe kanë mundësi që në këtë zyrë të gjejnë punë dhe mundësi. Ne para disa javësh lancuam paketën fason dhe kemi kënaqësinë të shohim që paketa ka zënë vend, madje po bëhen gati edhe 4 projektet të reja për biznesin fason me qëllim rritjen e punësimit. Të jithë elementët nuk janë boshe por kjo paketë drejton kompanitë fason drejt promovimit të punës, dhe gjithë lehtësirave që ofron kjo paketë. Prioritet për qeverinë tonë është punësimi dhe jam i lumtur kur dëgjoj që ka shumë interes për Panairin e Punësimit”,  tha ministri Ahmetaj
 
Më tej ai shtoi se tashmë Shqipëria sipas tij ka lënë pas rënien ekonomike, ndërsa shtoi se ka filluar përmirësimi.

 “Muaji shkurt ishte muaji i fundit i statistikave të vështira, muaji ku frenuam rrëshqitjen ekonomike, dhe shifrat kanë filluar të përmirësohen. Kjo është e vështirë por jo e pamundur”,  u shpreh Ahmetaj.

12 komente në “Ahmetaj: Synojmë të përmirësojmë klimën ndaj biznesit, punësimi prioritet kryesor”

  1. Gerti says:

    Politikat qe po ndjek qeveria ofrojne siguri per investimet e huaja.
    Per pasoje keto po afrojne investitore nga Italia, Gjermania e mbare bota perendimore . Keshtu do hapen vende te reja pune e do gjeneroje ekonomia.

    1. arjani says:

      Me vjen mire qe po ikin monopolet e po ka konkurence. Boll me me ato lloj teknikash te saliut qe e bija merrte para nen dore per tu fut mik.

      Pergezime qeverise dhe Ahmetajt qe po ben nje pune fantastike

      1. Naimi says:

        Duheshin keta njerez te rinje me ide et reja, mentalitet te ri e te afte per ta cuar vendin atje ku duhet. Keto politika ekonomike po sjellin ate qe te gjtihe kerkojme e per pasoje do gjenerojne vertete shume vende pune.

        Pune te mbare

        1. Velmisa says:

          Shume shprese po ngjallni me gjithe punen voluminoze qe po beni.
          Meritoni mbeshtetje e perulje sepse e keni marre ne nje gjendje mizerable

          1. palo says:

            kuptohet qe keshtu sic e ka nisur kjo qeveri deri en fund t emandatit do arrije te mbaje premtimet e sa per 300 mije vende pune sepse investimet e huaja po kapin shifra galopande dhe ekonomia po rritet fale dhe partenereve tashme fmn dhe bb

            1. Muca says:

              Se imagjinoj dot sa e veshtire do kete qene per ahmetajn dhe qeverine rama gjithe ajo permbysje qe duhet te benin nga ajo cka kish lene Saliu.

              Me vjen vertet mire qe i keni vene gjerat ne vije e po nxitet investimi i huaj e per pasoje edhe vende te reja pune,

    2. lushnjari is back says:

      Rendesi te veçante nga kjo qeveri po i kushtohet nje plage qe ka shoqeruar popullin tone keto 24 vite demokraci.
      Shume mire qe eshte prioritet i Ministrise se Ekonomise.

  2. zamo says:

    kjo qeveri po ndjek politika te shkelqyera per nxitjen e punesimit duke thithir investimet e huaja ne vend dhe kjo eshte arritje shume e madhe sepse edhe rritet punesimi ne vend me kete strategji dhe fakti qe ka me shume biznese t ehauaja te medha ka me shume taksa ka me shume ivnestime puiblike

  3. miri says:

    shqiperia kishte nevoje per nje qeveri qe te shikonte me prioritet investimet e huaja dhe qe klima e biznesit te ishte e sigurt pa korrupsion pa tatim ore qe u vinin lakun ne fyt atyre dhe kjo po arrihet shume mire dhe po shifet se invstimet e huaja jane rritur ndjeshem keto muajt e 2014

  4. drini says:

    kjo qeveir kerkon ta shenderroje shqiperine ne vendin me klimen me te mire per bizneset ne ballkan dhe kjo po arrihet shume mire,kjo do na beje nje superfuqi ekonomike ne rajon dhe do na lejoje te kalojme krizen ekonomike sa me pare

  5. palo says:

    kuptohet qe keshtu sic e ka nisur kjo qeveri deri en fund t emandatit do arrije te mbaje premtimet e sa per 300 mije vende pune sepse investimet e huaja po kapin shifra galopande dhe ekonomia po rritet fale dhe partenereve tashme fmn dhe bb

  6. SKLLAVI says:

    Nese realisht z Rama ka ardhur ne pushtet per te ndryshuar Shqiperine gje qe per mua realisht ne keto tete muaj lene shume per te deshiruar pasi o eshte pjese e vazhdimsise gje qe ka shume mundesi o eshte tersisht I paafte per te konceptuar reforma te gjera ne shtete formim.

    Megjithate nese realisht e kerkon dhe e do suksesin atehere duhet te kete parasyshe disa prioritete.

    – Administraten publike ta reformoje me konkurse kompjuterike e teste ne anglisht duke hequr dore perfundimisht nga komisione dallkaukes politike duke zevendesuar militantet partiak truthare me profesioniste.

    – Cdonjeri te kete mundesi te verifikoje rezultatet e testit te tije e raportin me te tjeret kjo behet me programim kompjuterik.

    – Cfare ka bere Kryeministri me aplikimet online mbas ardhjes ne pushtet apo ka fshire b… pasi e kane mbytur militantet

    – Policine ta reformoje po me teste profesionale e jo vetem nga zone e pare operative

    – Te respektoje Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise ose ta ndryshoje ate

    – Te respektoje deri ne nje lirite dhe te drejtat themelore te qytetareve shqiptare

    – Agjensite shteterore te ngrihen e funksionojne konforme kushtetutes e ligjeve ekzistuese

    – Te terheku nga perendimi tekniciene te kualifikuar per administraten publike rang Drejtor Drejtorishe me kontrata nje vjecare pamvarsisht bindjeve politike.

    – Te ndalet me specialist e diskutim public per cdo vendim gjygjsor te parregullt dhe te gjenden metodat e ndeshkimit ndaj gjygjtareve abuzues

    – Te kontrolloje veprimtarine e gjygjsorit pasi une personalisht kam gjetur dosje me nje flete te vetme qe njihte 200 mije euro prone e te flaken nga drejtesia gjygjtare te tille.

    – E njejat gje te zbatohet edhe ne procesin e hetimit e dekumentimit te provave duke aktivizuar mekanizmat e shtetit e sherbimet inteligjente partnere. Te futet praktika e kejsave te ftohta duke i rihapur e rishikuar te tera dosjet pa perjashtim.

    – Te kerkohet ndihma e institucioneve prestigjoze per gjurmimin dhe konfiskimin e pasurive e vlerave monetare ilegale ne Shqiperi e jashte saje.

    Te gjitha keto jam i sigurte se z Rama i di por nese e ka vullnetin per ti ndjekur suksesin e ka te garantuar jo vetem ne fushen e punsimit por edhe ne fushat jetike te shoqerise shqiptare sic eshte funksionimi i shtetit ligjor e rritja e mireqenjes se popullit shqiptar.

    Nese Kryeminitri Rama e ka vullnetit per ti realizuar keto prioritete por nuk e lene te tijte atehere eshte me e ndershme me kerkuar zgjedhje te parakohshme e mos me e marre Shqiperine zvarre.

    Koha nuk prêt me dhe duhet hequr dore nga propaganda e shou mediatik duke kaluar ne veprime konkrete ose duhet larguar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje