Tre mujori/ Të ardhurat 82.107 milionë lekë

29 Prill 2014, 15:33Ekonomia TEMA

Të ardhurat totale në buxhetin e shtetit gjatë tre muajve të parë të vitit 2014 llogariten 1.6 për qind më shumë se plani. Sipas statistikave zyrtare të ministrisë së Financave, për periudhën janar-mars Qeveria ka mbledhur rreth 82.107 milionë lekë në total, ose 6.193 milionë lekë më shumë se një vit më parë, kur u mblodhën në buxhet 75.914 milion,

Sipas shifrave, ky rezultat ka ardhur kryesisht nga ecuria pozitive e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, nga i cili për tre muajt e parë të vitit janë arkëtuar 28.677 milionë lekë ose 4.771 milionë lekë më shumë se viti i kaluar, me një rritje prej 20 për qind. Rritje ka edhe për Tatim Fitimin dhe të ardhurat nga sigurimet shëndetësore, ndërsa akciza, është më rënie, përkatësisht 13 për qind më pak se vjet.

Sa i takon shpenzimeve, rezulton se qeveria ka shpenzuar 7.4 për qind më pak se plani i kësaj periudhe. Sipas statitikave shpenzimet llogariten 88.415 milionë lekë nga 95.455 të planifikuara për tu shpenzuar. Ndërsa një vit më parë totali i hspenzimeve për këtë periudhë llogaritej 90.558 milionë lekë.
Rritja e të ardhurave dhe mbajtja e shpenzimeve nën kontroll ka bërë që defiçiti buxhetor për tre muajt e parë te jete mbi 2 herë më pak se shifra e planifikuar.

8 komente në “Tre mujori/ Të ardhurat 82.107 milionë lekë”

  1. niazi says:

    LAJM I MIRE NE NJE FILLIM TE MBARE…KA VEND PER TE SHPRESUAR SE GJITHCKA KA FILLUAR DHE DO TE VAZHDOJE PER TE VENDOSUR STANDARTE TE NJE SHTETI EVROPIAN…BRAVO QEVERIA…BRAVO KABINETIT QEVERITAR …URIME PER PUNEN DHE SUKSESIN TUA…QE PADYSHIM DO TE PREKET NE VITET QE DO TE VIJNE.

    1. ermir says:

      padyshim qe kjo eshte periudha me e mire e qeverisjes.

  2. E ndjevem edhe ne qe ka nje ritje 3 mujore. Fatura e energjise nga 17 mije leke ne 24 mije, fatura e ujit nga 10 mije ne 14 mije Leke. Me ritjet e taksa paguesve ritet ekonomia Shqiptare??? Hajde makroikonomi qe beni hajde.

    1. Mond says:

      Me pelqen fakti qe harxhokerke me shume uje (ne vlere leku) se sa korent…duhet te jeni nikoqire :-)))!

  3. 29042014 says:

    me fjale te varfera do te thote qe u rriten taksat me shume, per me teper ju si qeveri kenaqeni se po merrkeni me shume para nga xhepat e qytetareve, rilindje leshi…

  4. shvejk says:

    Ore BLU , ku jeton ti qe te vjen fatura e energjise 17 mije leke? E ke fjalen per te vjetra apo te reja? Sepse po te jene leke te vjetra atehere ti ose jetoke ne parajse ose e vjedh energjine. Ndesa po te jene leke te reja , thjesht po na genjen sepse fature uji 14 mije leke te reja nuk ka. Neqoftese ty te vjen birre ne vend te ujit ne rubinete ky eshte hesap tjeter. Sa per dijeni cmimi i ujit u rrit ne kohen e Saliut tend BLU, mos bej sikur nuk te kujtohet.

  5. Heart Of Europe says:

    Hahaha
    po kush e di se sa leke futen e dalin nga ajo ‘arke’ , kur te gjithe e fusin doren kur tju teket dhe i bejne dalje ndonje pakoje..
    Dhe mos na ngaterroni me me leke… o thuajeni me euro o lereni fare..

  6. Tironci Lugano says:

    1.6% me shume se sa plani.Vashdojme akoma si ne kohen e kooperativa me plan…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje