FMN: Rritja ekonomike do të jetë 2.1%

29 Prill 2014, 15:01Ekonomia TEMA

Fondi Monetar Ndërkombëtar prezantoi raportin rajonal, ku Shqipëria parashikon të ketë një rritje prej 2.1 % për këtë vit, ndërsa në 2015 kjo rritje do të shkojë në 3.3 %.

Ndërsa borxhi i jashtëm shqiptar pritet të vijë në rritje, në 41.4% dhe 43.2%, përkatësisht në 2014 dhe 2015, nga 39. 7% në 2013-n.

Ky raport është prezantuar sot në Stamboll.

“Raportin Ekonomik Rajonal” për Europën Qendrore, Lindore e Juglindore CESEE. “CESEE” i referohet shteteve: Shqipëria, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Kosova, Letonia, Lituania, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Rusia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Turqia dhe Ukraina, raporton Ora News.

Sipas raportit, rritja po përshpejtohet në pjesën më të madhe të CESEE, në valën e rimëkëmbjes së zonës euro, por rajoni po përballet me një valë të pazakontë rreziqesh.

“Kushtet janë bërë më të luhatshme që nga mesi i vitit 2013. Përveç reduktimit të vazhdueshëm të fondeve më bankat e huaja, portofoli i flukseve drejt CESEE, përjashtuar Rusinë dhe Turqinë, u kthye në negativ në tremujorin tretë 2013, për herë të parë që nga 2009. Ndërsa ky fluks u rimëkëmb sërish në tremujorin e katërt 2013, presionet mund të rishfaqen, në rast se rreziku që vjen nga përshkallëzimi potencial i tensioneve gjeografike në rajon, do të nxisë më tej luhatshmërinë financiare. Në këtë drejtim mund të ndikojnë dhe rruga drejt normalizimit të politikës monetare në ekonomitë e avancuara dhe mundësia që eurozona të përballet me një rritje të dobët” theksohet në raport.

5 komente në “FMN: Rritja ekonomike do të jetë 2.1%”

  1. shefi says:

    per cfare ritje ekonomike bejne fjale keta zoterinjte se spo e mar vesh? na kane zhytur ne borxhe deri ne fyt duke na dhene kredi me 15 deri 16 perqind dhe dalin dhe flasin per ritje ekonomike? ndoshta dikush mund te kete dyshime mbi perqindjen por fakti qe nuk bejne publike kushtet dhe interesin e kredive tregon qarte se eshte mese e vertete.

    1. greiss says:

      ka pasur mobilizim te jashtezakonshem te gjithe instrumentave qeveritare e financiare per te stabilizuar ekonomine tone, dhe me ne fund duket se po ia del per ta ringritur nga rrenojat.
      lehtesimi i bizneseve nga taksat, rritja e fuqise blerese permes takses progresive, duket se kane bere punen e vet.

    2. Hermes says:

      Duhet thene se rivendosja e marredhenieve me FMN, te cilen saliu para disa vitesh e largoi me force se nuk donte te jepte llogari se c’bente me parate qe merrte kredi, ka qene nje nder vendimet me te rendesishme te kesaj qeverie dhe qe po ndihmon ne ngritjen e ekonomise se vendit.

  2. koti says:

    I erren syte malokut kur degjon fjale te mira per shqiperine

  3. guarin says:

    u bohet ftyra si pacavurre kur falasin mir per vendin tone se donin vetem te hidhnin hie te zez mbi kete vend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje