Projektligji i ri: Nga viti 2015 media do të paguajë TVSH për reklamat

25 Prill 2014, 17:29Ekonomia TEMA

Në vitin 2015, media do të jetë mes bizneve që do të paguajnë TVSH për reklamat që ata do të marrin.

Kjo është parashikuar në projektligjin e ri për “Për Tatimin mbi vlerën e shtuar” që është prezantuar sot nga Ministria e Financave, raporton Ora News.

“Siç përcaktohet në projektligj, reklamat nga media e shkruar ose elektronike nuk janë të përjashtuara nga TVSH”, thuhet në relacionin me të cilin shoqëron projektligjin kjo ministri.

Në relacion thuhet se furnizimet e shtypshkronjave, gazetave, revistave dhe librave janë përjashtuar nga TVSH, por nënvizohet se nga direktivat europiane nuk e kanë të përjashtuar.

Madje në shtojcën 3 i liston si furnizime që mund të trajtohen me shkallë të reduktuar të TVSH-së.

1 komente në “Projektligji i ri: Nga viti 2015 media do të paguajë TVSH për reklamat”

  1. Rikard Balsha Sr. says:

    MAJMUNE PROJEKT LIGJESH

    Dje ministri i Bujqesise Panariti, gjate nje debati televiziv, u shpreh i gatshem per hapjen e pikave tranzite te grumbullimit te produkteve bujqesore, apo siç njihen ne gjuhen moderne “Intermodale”. Per te njejtin problem foli edhe Haxhinasto ne Kuvend te enjten eshkuar.

    Per te qene me i kuptueshem me publikun dhe bashkebiseduesit e tij, i shume kulturuari Panariti, beri nje krahasim me te vertete origjinal:
    Keto pika grumbullimi – tha ai – jane si KUSITE E GJELLES, ku pasi futen gjithe perberesit brenda saj, behet ushqimi qe u shperndahet ne pjata ngrenesve te uritur !
    Edhe Cani – ai i arit te zhdukur te Bankes se Shqiperise – ca kohe me pare permendi ne Kuvend patatet per t’ju pergjigjur sharlatanit Berisha.

    I solla keto pak shembuj, ne miriaden e idiotesive te ministrave te “shume-kulturuar” qe po na drejtojne drejt humnerave te pa imagjnueshme, per te thene edhe dy fjale mbi kete projekt-ligj mbi TVSH-ne, te pergatitur nga mendje te ndritura qe mbajne emra si Engjell Agaçi alias Ridvan Shehu, katrahura juridike e shekullit qe jetojme, me shoket e tij endrifugiste.

    Duke sherbyer si baze nje ligj i BE-se, keta Shqiperi-shkaterrues, kane perkthyer fjale per fjale ligjin, pa bere korrektimet e duhura, duke futur shprehje dhe fraza qe nuk kane asnje lidhje me realitetin.

    Per te perforcuar truthatesine e tyre kane lene te pa prekur edhe frazen:
    “… apo nje vendi tjeter ANETAR…” sikur te ishim pjese e BE-se.

    Sa paguhet Engjell Agaçi per “kontributin fondamentar” qe jep ne modernizimin e struktures juridike shqiptare? Sa i kushton taksapaguesve shqiptare ky “ofendim juridik” i figures se çdo juristi ne kete bote?

    Ja disa nga mrekullite e ketij projekt-ligji:

    – Furnizimi i ëebsite, ëeb-hosting, mirëmbajtjes në distancë të programeve dhe
    pajisjeve; (faqja 13)

    – Kur furnizuesi i një shërbimi dhe klienti komunikojnë përmes postës elektronike, kjo në
    vetvete nuk do të thotë që shërbimi i furnizuar është një shërbim i furnizuar
    elektronikisht. (faqja 14)

    – Neni 43
    Vlera e tatueshme e arit të përpunuar
    Vlera e tatueshme e arit të përpunuar nuk përfshin vlerën e arit të përdorur si lëndë e
    parë. Mënyra e llogaritjes së vlerës së tatueshme të arit të përpunuar, përcaktohet me
    Udhëzim të Ministrit të Financave.

    Dhe pa u zgjatur ne pafundesine e “mrekullive” te ketij projekt-ligji, po sjell me poshte idene gjeniale te miqve te Edi Rames ne ndihme te krijimit te Kooperativeve Bujqesore, te komuniteteve shoqerore, te “Shteteve te vogla” brenda Shtetit te madh Shqiptar:

    – Neni 53

    f. Furnizimi i sherbimeve të kryera nga grupime autonome të personave që ushtrojnë një veprimtari të përjashtuar nga TVSH ose për të cilën nuk kanë cilësinë e një personi të tatueshëm, me qëllimin për t’u dhënë anëtarëve të tyre shërbime drejtpërdrejt të nevojshme për ushtrimin e asaj veprimtarie, kur grupime të tilla u kërkojnë anëtarëve të tyre vetëm rimbursimin e shumës së saktë të pjesës së shpenzimeve të përbashkëta që u takon atyre, me kusht që ky
    përjashtim të mos sjellë shtrembërime të konkurrencës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje