Strukturat e Departamentit të Akcizës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me Degën Doganore Tiranë, në periudhën nga 14 deri 16 Prill 2014, kanë ushtruar kontrolle në tregjet e Tiranës dhe Elbasanit në lidhje me tregtimin e produktit të akcizës Duhan i Grirë dhe Cigare.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga grupet e kontrollit është evidentuar se persona të ndryshëm kanë tregtuar produktet e akcizës Duhan i Grirë dhe Cigare, këto produkte kanë qënë të pa pajisur me pullë fiskale në shkelje të Ligjit 61/2012 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë”.
Gjithashtu, nga kontrollet e ushtruara rezultoi që Duhani i Grire i ambalazhuar si dhe Cigaret mbanin logo të falsifikuara të kompanive të njohura të prodhimit dhe tregtimit të cigareve.
Grupet e kontrollit gjatë ushtrimit të detyrës, në mbështetje të Nenit 94 pika 1/b, kanë konfiskuar të gjithë sasinë e gjetur në momentin e kontrollit.
Drejtoria e Përgjithshsme e Doganave i bën thirrje të gjithë personave që tregtojnë produktin e akcizës Duhan i Grirë dhe Cigare jo të pajisur me pullë fiskale dhe/ose me ambalazhe të falsifikuara, se strukturat e kësaj Drejtorie do të vazhdojnë kontrollet intensive në të gjithë tregjet dhe pikat e shtitjes ku tregtohen mallrat e akcizës.
Konfiskimi i produkteve të akcizës që tregtohen në shkelje të Ligjit 61/2012 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë” dhe Ligjit Nr.8449, datë 27.01.1999 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë” do të vazhdojë përmes kontrolleve të pandërprera.
Ku jane rilindesit qe nuk komentojne per sukseset e medha te Elises??? Shume fshatare jane gjobitur me kete rast dhe ju jane sekuestruar sasite e duhanit nga 1 -10 kg. Kjo po qe eshte lufte kunder kontrabandes dhe evazionit fiskal!
Turp kjo seshte rilindje, jan ca fshatar nga shkodra qe tregtojne duhanin qe prollojn vet sasi shum te vogla e te vesh tja sekuestrosh, nuk jan tregtar jan fshatar fukarenj. me keto sekuestrime idjotesh do rrisni buxhetin e shtetit, mos i bini me qaf fukarenjeve se do ju shikojn zoti