Kuvendi miratoi me 75 vota pro faljen e gjobave ndaj bizneseve. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Erion Braçe tha se projektligji “Për faljen e dënimeve administrative në formën e gjobave, të vëna në bazë të kontrolleve dhe verifikimeve tatimore të kryera për periudhën 1 mars deri më 31 gusht 2013” synon t’i japë fund një praktike ciklike, që ka të bëjë me një fushatë përdorimi të instrumentave ligjore, në funksion të qëllimeve elektorale.
Duke paraqitur p/ligjin në Kuvend, Braçe theksoi se adminsitrata fiskale është përdorur nga Qeveria e mëparshme për të diktuar votën e sipërmarrjes private, të punësuarve të tyre me qëllim krijimin e një shumice joreale. Sipas tij, p/ligji ka trajtën e një amnistie të qartë, por kjo duhet të jetë amnistia e fundit në terma fiskal që mund të ndodhë.
“S’mund të pranojmë të amnistojmë, veçanërisht detyrimet ligjore, për t’u paguar nga fatura apo kontratat. Nuk mund të vijojmë me fatura dyfishe e bilance dyfishe. Mungesa e kuponit tatimor grabit shtetin dhe qytetarin që paguan tatimi”, tha Braçe.
Sipas tij, secili nga qytetarët dhe sipërmarrësit duhet ta dijë se vlera e tatimeve dhe taksave të paguara nga çdo transaksion duhet të paguhet dhe nuk do të falet më.
Braçe hodhi poshtë edhe akuzat e opozitës për përkeqësim të gjendjes ekonomike në vend. Ai theksoi se e vetmja periudhë me rritje ekonomike negative ishte tremujori kur Berisha vendosi t’i bëjë ‘gropën’ ekonomisë vendit, pikërisht tremujori i tretë ku nuk u arkëtuan 230 milionë dollarë të ardhura qëlimisht.
“Tremujori i katërt dhe ky tremujor që u mbyll janë në një trend pozitiv. Treguesit janë për pozitivitet dhe çdo shqiptar apo sipërmarës që ka tkurrur veprimtarinë e tij, duke dëgjuar deklaratat e opozitës i përcjell mesazhin se ekonomia ka kaluar momentin e vështirë dhe është në trend rritjeje. Është momenti më i mirë për çdo qytetar dhe sipërmarrës për të shpenzuar, për të investuar dhe përfituar nga të mirat që ekonomia kombëtare dhe rritja ekonomike tashmë po e bën evidente”, tha Braçe.
Deputeti Përparim Spahiu, në emër të LSI-së u shpreh se përmes faljes së këtyre gjobave, vendoset në punë motori i ekonomisë. “Ne po përpiqemi që fjala borxh të përdoret sa më pak. Falja e gjobave për periudhën 1 mars deri më 31 gusht 2013, do të sjellë një impakt mjaft pozitiv për klimën ekonomike. Edhe shoqatat e bizneseve kanë ngritur shqetësimin. Kjo falje do të jetë plotësim dhe i paketës fiskale që po përgatitet për ta. Nga falja do të përfitojnë ato biznese të rregullta që pavarësisht shqetësimit, kanë paguar. Qoftë pagesat e shtetit,qoftë falja e gjobave janë për të nxitur investimin. Ju ftoj të gjithëve që ta votojmë këtë projektligj”, tha Spahiu
Deputetja Socialiste Evis Kushi, deklaroi se ky ligj i jep zgjidhje dhe rikthen drejtësinë për të gjithë ato biznese që kanë marrë gjoba në mënyrë të padrejtë vetëm për qëllime politike.
“Për këtë periudhë ka pasur një fluks të madh shqetësimesh dhe denoncimesh për shkak të situatës alarmante të krijuar nga gjobat selektive të një administrate krejtësisht të politizuar të vënë në dispozicion të interesave të qeverisë së kaluar. Edhe statistikat fiskale tregojnë se gjatë asaj periudhe, numri i gjobave është rritur në mënyrë të konsiderueshme në krahasim me mesataren vjetore. Kjo administratë në mënyrë të padrejtë kërcënonte haptazi bizneset që kishin bindje apo mbështesnin opozitën”, tha Kushi.
Deputetja e PS-së theksoi se miratimi i kësaj nisme do të krijojë një partneritet të ri midis qeverisë dhe biznesit duke ndikuar në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Bravo. Sepse po behet shtet. Dhe sdo kete me probleme
o ti elsa seshte vetem ajo se ai eshte argument idiot te thuash sdo kete me probleme. puna eshte te gjesh kush eshte denuar padrejtesisht dhe kush jo.
PS fali tafikantet e droges dhe bleresit e votave-krimi me tredhjet perqinde u rrit e tha sms e rames per ilaqe tahirin,droga 1000 perqinde.afro 30 ton ne tet muaj-KOLUMBIAN TRAFIC OF NARKOTIC RAAAAAMAAAAA.
Kur se kam lexuar car thote. Se di pse.
Une mendoj te jete e parafundit. Tja falim dhe nje here.
Po rrihte njeri njerin.
Ai qe po u rrihte Ithoshtevatij qeve rrihte
Bjer dhe nje here pa do ta shikosh.
Ai I binte prap.
Ai I thosh
Bjere dhe nje here pa ta shikosh.
Keshtu dhe kjo puna me takdat, legalizime dhe faturat e dritave.
Bjere dhe nje herevpa ta tregoj une.
Hahahahahaaaa.
Qeverrrrrrriiii muti.
E mban mentvmoj veronike cqeverrrrrriii kish enferrrri.
Te tundte leqet e ….
Nuk e kuptoj kete menyre te funksionuari. Ai qe nuk pagon i falen gjobat. Po ai qe u denua dhe i pagoi gjobat se eshte njeri i drejte deh nuk ben fushate per asnjeren parti? Ai e pesoi. Kjo nuk eshte e drejte. Turp per qeverite shqiptare te te gjitha koherave si te djathte dhe te majte. Falin hajdutet dhe kusaret, nderkohe qe rrjepin njerezit e drejte dhe te ndershem. Energjine elektrike Sala ia fali hajduteve qe zienin raki me kazana dhe nuk paguanin energjine per 10 vjet rresht, nderkohe qe familjet e thjeshta dhe pensionistet dridhnin dhe vazhdojne te dredhin dhembet te mbuluar me batanije se nuk guxojne as te ngrohen me korent. Turp dhe njehere. Qani ju kur vdes ndonje prej tyre aksidentalisht, por ne fakt duhet te vini orkestren dhe te kendoni qe u qerua nje monster nga politika e hajduteve. Gjithe politikanet e shqiperise jane njerezit me te peshtire qe ka nxjerre ai popull.
Gjobat u falen nga 1 Marsi deri ne 31 Gusht?????? booooo …. Per mua mbet thjesht nje show , megjithse vet jam nje subjekt i cili ne 9 Maj 2013 jame gjobitur nga tatimoret (450.000 leke te reja) ku deri ne ate date ushtronin kontrolle edhe dy here ne jave ne ambjentet e dyqanit tim… por pasi degjova Erionin mbeta shume i zhgenjyer…Ne rast se ai i referohet asaj periudhe duheshin fale te gjitha detyrimet apo gjobat si rjedhoje e kontrollit. Eshte e pamundur qe ai te ndaje se cila Gjobe eshte Politike dhe cila jo.. pasi ne te gjitha rastet kur tatimori ve gjoben e mbeshtet argumentin e tij ne ligj… a nuk eshte shkelje te mos sigurosh punonjesin, po te mos japesh kuponin tatimor apo te mos vendosesh cmimin mbi artikull??? keshtu qe cdo gjobe e mare per cdo motiv ka brenda shkeljen e ligjit, DHE KESHTU AMNISTIA PER ATE PERIUDHE DUHEJ TE ISHTE GJITHEPERFSHIRESE/ Ne tregtaret jemi te vedijshem per regullat qe shkelim , por e dime mire edhe kur duan te na genjejne cdo dite….. zoterinjte pushtetare a dine se akoma neper administraten Tatimore jane akoma ato Hiena e ata Vampira pianecer ???? Jane po ata ku ne cdo subjekt ku hynin ne rast se nuk merte ryshfetin te groposte….