“Skema e sigurimit të depozitave është një nga shtyllat kryesore në rrjetin e sigurimit të sistemeve financiare”, u shpreh ministri i Financave Shkëlqim Cani gjatë prezantimit në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave të p/ligjit “Për sigurimin e depozitave”. Ndërsa sqaroi arsyet për prezantimin e një ligji të ri, Cani u shpreh se ligji ekzitues ishte amenduar disa herë dhe duhej përshtatur me direktivat dhe udhëzimet e Bashkimit Europian.
“Ligji bën një përshtatje me kuadrin e përgjithshëm të direktivave dhe udhëzimeve të Bashkimit European dhe merr parasysh edhe disa standarde dhe praktika më të mira. Është gjykimi i palëve të intersuara siç janë shoqata e bankave dhe shoqatat e kursim kredive”, tha Cani.
Ministri i Financave bëri një ekspoze të përmirësimeve që sjell projektligji i propozuar, të cilat konsistojnë në procesin e kompensimit të depozituesve dhe rritjen e efiçiensës së procesit; rritjen e autonomisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave duke marrë më shumë kompetenca në marrëdhënie me institucionet e tjera dhe në menaxhimin e fondeve. Në këtë kuadër, Cani sqaroi se ligji i ri qartëson fushën e mbulimit me sigurim dhe nivelin e sigurimit të primit; kompensimi e depozitave të depozituesve merr përparësi.
Duke u ndalur në këtë pikë të fundit, Cani sqaroi se duke i dhënë përparësi mbrojtjes së interesave të depozituesve sigurohet stabiliteti financiar i të gjithë skemës. Më tej, ai nënvizoi se nëpërmjet projektligjit të propozuar detajohen detyrimet dhe të drejtat e anëtarëve të skemës së sigurimit të depozitave dhe rritet transparenca nëpërmjet informimit publik. Ai vuri në dukje se janë përcaktuar depozitat e sigurueshme dhe ato që dalin jashtë skemës së sigurimit bazuar në kritere që janë në përputhje me direktivën e BE-së.
Po ashtu përcaktohen detyrimet e degëve të bankave shqiptare jashtë vendit dhe të degëve të bankave të huaja që operojnë në Shqipëri. Sipas p/ligjit përmirësohet primi i siguruar i depozitave nga vjetor në 3-mujor. Në këtë pikë, ministri i Financave sqaroi se mbulimi për primin e bankave sigurohet në nivelin 0,5% ndërsa për SHKK-të në nivelin 0,9%. Përmirësime të tjera kanë të bëjnë me drejtimin e ASD-së.
Rritja e kompetencave të agjencisë është balancuar me rritjen të llogaridhënies. Ndërkaq, projektligji bën një orientim drejt riskut të të gjithë sistemit financiar.
“Kjo do të thotë që orientimi i të gjithë sistemit financiar është të drejtojë punën më mirë në drejtim të riskut. Është balancuar më mirë me parimet e likuiditetit, kompensimit dhe mbulimit”, tha Cani.
Përfituesit nga ky projektligj dhe risitë që sjell ai, sipas ministrit të Financave, do të jenë depozituesit, të cilëve u shtohet siguria sidomos në kuadrin e masave parandaluese, ASD e cila merr më shumë kompetenca, si dhe një fond fillestar prej 50 milionë lekësh nga buxheti i shtetit , dhe sistemi bankar që tashmë do të ketë një nivel të përmirësuar të mbulimit nga risku.
Ndërkaq, kryetarja e Bordit të Unionit Shqiptar Kursim-Kredi Zana Konini, e cila ishte e pranishme në komision, vlerësoi si shumë pozitive përfshirjen e SHKK-ve në skemën e sigurimit të depozitave, por ajo shprehu disa shqetësime lidhur me projektligjin e ri. Sipas saj, në ligjin e ri mbulimi për SHKK-të është më i ulët se mbulimi që sigurohet për sistemin bankar.
“Bazuar në direktivën europiane duhet që depozituesit të trajtohen njësoj pavarësisht nga skema ku bëjnë pjesë. Duke pasur parasysh që depozituesit e SHKK-ve jetojnë kryesisht në zona rurale, ulja e nivelit të mbulimit ka krijuar përceptimin se ka diferencim mes depozituesve në zonat urbane dhe atyre në zonat rurale”, tha Konini.
Ajo kërkoi që në periudhën tranzitore nga miratimi i ligjit të ri deri në hyrjen e tij në fuqi nuk duhet të pengohet krijimi i SHKK-ve të reja, duke garantuar se gjatë kësaj periudhe Unioni Shqiptar Kursim Kredi do të raportojë online të gjithë informacionet e nevojshme.
Ndërkohë, anëtarët e komisionit shprehën shqetësim lidhur me diferencimin që bëhet midis operatorëve të sistemit bankar dhe SHKK-ve, sidomos duke pasur parasysh që këto të fundit financojnë një sektor të rëndësishëm siç është bujqësia dhe njëkohësisht nuk kanë qëllime fitimi, pasi vetë fermerët që depozitojnë në to janë aksionerë. Komisioni për Ekonominë e miratoi në parim projektligjin në fjalë, ndërsa javën e ardhshme do të vijojë me shqyrtimin nen per nen.
Të lumtë Z. Cani, vazhdo punen dhe mos degjo akuzat idiote te Saliut dhe bandes se tij.
Dua te them nja dy fjalë për financat.
Kur mora vesh lajmin qe Z. Rama ne krye te financave vendosi Z. Cani me erdhi me te vertetë mirë sepse eshte i vetmi qe mund të drejtojë financat e shtetin tonë. Z. Cani është një person shumë i aftë dhe deri tani ka treguar se Edi Rama ka berë zgjedhjen e duhur.
Opozita e drejtuar nga Sali Berisha (them se eshte kryetar Sali Berisha sepse vetem atë shoh qe sulmon qeverinë, shoh atë qe flet me shumë se te gjithë)! OPOZITA E DREJTUAR NGA SALIU PO KERKON ME CDO KUSHT QE TE SHPIFË PER QEVERINË RAMA, POR NUK ËSHTË KJO ZGJIDHJA E DUHUR PER NJE SHQIPERI ME TE MIRE. E FTOJ ZOTIN BERISHA QE TW BASHKPUNOJE ME QEVERINË QE ESHTE NE PUSHTET PER TE MIREN E VENDIT.
“Bravo per kete reforme te madhe..”
Boll u moret me llustra. Lerini talljet dhe beni reforma reale dhe te thella. Vendi ka nevoje te rindeze motoret ekonomik dhe keto zbukurime e lajle lule nuk me duken gjrat e duhura.