INSTAT: Në 3 mujorin e 4-të të 2013, u dhanë 79 leje ndërtimi në Tiranë

11 Prill 2014, 10:15Ekonomia TEMA

Në 3 mujorin e katërt të vitit 2013, në Tiranë janë dhënë 79 leje ndërtimi, ose 10 herë më shumë sesa e gjithë periudha janar-shtator e të njëjtit vit, kur u dhanë vetëm 8 leje. Të dhënat bëhen të ditura nga Instituti i Statistikave, në buletinin statistikor të tremujorit të katërt.

Sipas INSTAT-it, në tremujorin e katërt 2013 janë miratuar gjithsej 210 leje ndërtimi, sipërfaqja e të cilave është 561.712 metra katror. Lejet e miratura për ndërtesa rezidente zënë 46,2 % të numrit të lejeve në total, dhe ato për ndërtesat jo rezidente 53,8 %. Vlera e përafërt gjithsej e lejeve të ndërtimit të miratuara, është rritur 79,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit kaluar, dhe 145,9 % kundrejt tremujorit paraardhës.

Në këtë tremujor, ndërtesat zënë pjesën më të konsiderueshme të kësaj vlere me 99,5 %. Vlerën më të lartë të lejeve të ndërtimit për ndërtesa të miratuara sipas klientëve, e zënë ato privatë me 99,8 %, ndërsa përsa i përket vlerës së lejeve të miratuara për punime inxhinierike janë klientët shtetërorë të cilët zënë 97,5 % të kësaj vlere.

Gjatë këtij tremujori, numri i lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa të reja është përqëndruar në qarqet e Tiranës me 37,6 %, Durrësit me 36,7 % dhe Shkodrës me 10,0 %.

1 komente në “INSTAT: Në 3 mujorin e 4-të të 2013, u dhanë 79 leje ndërtimi në Tiranë”

  1. xhuli says:

    Lul mashtruesi genjeu si per vendet e punes dhe per ndertimin e tramit. Me siguri do ti kete ne plan per fushaten e ardhshme te bashkise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje