Qeveria shtyn afatin e kredisë me KfW/Gjiknuri: Linjë interkonjuksioni edhe me Maqedoninë (VIDEO)

9 Prill 2014, 12:38Ekonomia TEMA

Qeveria miraton shtyrjen e afatit të kredisë me KFW, një financim shumë i rëndësishëm i Qeverisë gjermane për unazën e jugut të transmisionit të energjisë të linjës 110 kë. Ministri i energjitikës Damian Gjiknuri theksoi se ky investim do të rrisë sigurimin e furnizimit me energji elektrike në zonat e jugut.

Gjithashtu ministri njoftoi se së shpejti do të nisë edhe zbatimi i linjës së interkonjuksionit me Kosovën ndërsa shtoi se vitin tjetër do të ketë një projekt tjetër edhe me Maqedoninë.

“Është një investim që do të sigurojë një eficencë më të madhe të sistemit në zonat e jugut dhe është në vazhdën e të gjitha atyre projekteve infrastrukturore dhe energjitike që Qeveria shqiptare po vazhdon. Siç është projekti me Kosovën që do të fillojë nga konkretizimi shumë shpejt, megjithëse ka përfunduar gjithçka nga pikëpamja kontraktuale,  do të realizohen edhe projekte të tjera të interkonjuksionit me vende të tjera të rajonit  siç do të jetë ai i vitit tjetër me Maqedoninë apo investime të tjera edhe në pjesën e jugut për të përmirësuar furnizimin me energji elektrike në këto zona. Rrjeti i transmetimit të energjisë është një infrastrukturë kritike tepër e domosdoshme dhe demostron vullnetin e kësaj qeverie që megjithëse vështirësive që ka ky sektor të vijojë në rrugën e investimeve që shumë shpejt energjia nga një sektor problematik të kthehet në promoter të zhvillimit të ekonomisë dhe me çmime të qëndrueshme”,  tha Gjiknuri.

1 komente në “Qeveria shtyn afatin e kredisë me KfW/Gjiknuri: Linjë interkonjuksioni edhe me Maqedoninë (VIDEO)”

  1. nik says:

    bravo! Shqiperia duhet te shnderrohet ne trasnemtues energjik te gjithe rajonit. Vijini theksin mireshfrytezimit te ujit dhe keni per te pare sesa do cani perpara ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje