Ekonomia shqiptare gjatë 3 mujorit të katërt të vitit 2013 u rrit me 1.1 % krahasuar me 3-mujorin e vitit paraardhës. Kështu u shpreh Drejtori i Institutit të Statistikave, Gjergj Filipi, sipas të cilit ndikim në këtë rritje kanë dhënë tregtia, hoteleri dhe restorante, ndërtimi, industri dhe post komunikacione.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, aktiviteti bujqësornë këtë 3 mujor pati rritje prej 1.23% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa, grupi i industrive u rrit me 7.18% në tremujorin e katërt të vitit 2013 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2012. Sipas tij, aktiviteti i ndërtimit në tremujorin e katërt të vitit 2013 pati rritje prej 3.66% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2012. Grupi i degëve tregti, hotele dhe restorante pati një rritje prej 3,12% në tremujorin e katërt të vitit 2013 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Në këtë grup, tregtia pati një rritje prej 7,04% ndërsa hotele dhe restorante patën rënie me rreth 16.71%.
Aktiviteti i transportit në tremujorin e katërt të vitit 2013 u ul me 27.92% krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Grupi posta dhe komunikacioni u shfaq me një rritje prej 8.36% në tremujorin e katërt të vitit 2013 përkundrejt tremujorit të katërt të vitit 2012. Grupimi shërbimet e tjera në tremujorin e katërt të vitit 2013 pati rënie me 1.76% kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2012. Në këtë grup, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia ndikuan pozitivisht, ndërsa rënia ndikohet nga ecuria negative e sektori financiar, sektorit të pasurive të patundshme, rentës dhe aktiviteteve ndihmëse të biznesit .
Ndikim negative, sipas INSTAT, kanë patur edhe aktivitetet e tjera të shërbimit kolektiv, social, kulturor etj. Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës të vitit 2013, treguesi i Vlerës së Shtuar Bruto vlerësohet me një rritje prej 2.32 %.
Me vlerësimin e tremujorit të katërt, INSTAT jep një vlerësim paraprak për vitin 2013 i cili mbështetur në treguesin e Vlerës së Shtuar Bruto (V.SH.B) tremujore pati rritje prej 0.44% krahasuar me vitin 2012. Duhet theksuar, që ky vlerësim paraprak për vitin 2013 do të jetë pjesë e revizionimit në publikimin e ardhshëm, sepse në këtë vit Llogaritë Kombëtare në Shqipëri karakterizohen edhe nga revizionime metodologjike të cilat vijnë në kuadër të rekomandimeve të projekteve IPA 2007, IPA 2011 dhe ekspertizës së FMN të cilat do të reflektohen në vlerësimet e reja vjetore por edhe ato të publikuara.
Te dytet ne evrope pas gjermanise. Te tretet ne vote pas kines dhe gjermanise.
cdo gje po vjen ne normalitet dhe do kete nje rritje shume te bukur per ekonomin tone , qe fatkeqesisht kemi pasur disa hajduta me pare !! bravo Z.Gjergji te pergezoj per punen qe po ben
I LUMTE QEVERISE RAMA PER PUNEN QE PO BEN. PUNA PAGUAN GJITHMONE
pune ska,konsumatori nuk ble me,e dhe nga ana tjeter po degjojme per ngritje economike.ju lumte gazetareve ?
Z.gjergji eshte nje profesionist i vertete! Ne pak muaj arriti te ngreje ne kembe nje institucion qe me pare ishte degraduar teresisht. Ka mbledhur rreth tij profesioniste te vertete, njerez te cilet punojne me shume perkushtim dhe orar pa orar. Bravo i qofte! Person i cili testoi ne menyren me transparente te gjithe punonjesit e INSTAT per te mbajtur vetem profesionistet dhe per te larguar injorantet, hallat, kusherinjte, dajat, vellezerit dhe motrat e atyre qe jane tallur me kete institucion. Bravo!!