BERZH: Rritja ekonomike 1.7 % nga 1.5 % që ishte në 2013

4 Prill 2014, 15:09Ekonomia TEMA

Banka Europiane për rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) parashikon një rritje ekonomike në Shqipëri prej 1.7 % për vitin 2014, nga 1.5 % që ishte vitin e kaluar. Kjo u bë e ditur në Tiranë nga përfaqësuesi i BERZH-it Erik Berglof ku u publikua raporti vjetor për ekonominë.

Ndërsa theksoi se ekonomia shqiptare po ndjek trendin e rritjes, Berglof theksoi se Shqipëria ka bërë një përparim të qëndrueshëm me reformat strukturore pavarësisht që i duhet të kapërcejë dobësitë serioze institucionale. Zhvillimin ekonomik në Shqipëri, përfaqësuesi i BERZH, e konsideron të qëndrueshëm, ndërsa kërkon më tepër vëmendje në fuqizimin e sektorit financiar dhe zhvillimin e sektorit privat. Duke shprehur mbështetjen e BERZH për Shqipërinë, Berglof theksoi në këtë kuadër edhe nënshkrimin në fillim të këtij viti të Memorandumit të Mirëkuptimit, që ka për qëllim përmirësimin e klimës në vend sipër investitorët e huaj, ashtu edhe vendas. Marrëveshja do të ndihmojë për të forcuar kuadrin ligjor të Shqipërisë, për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur standardet e transparencës në korporata dhe në sektorin bankar.

Sipas tij, që nga fillimi i veprimtarisë në Shqipëri, banka ka investuar mbi 700 milionë euro në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit, ndërkohë që ka mobilizuar investime shtesë prej 1.65 bilionë euro. Berglof u shpreh se, “Raporti “Tranzicioni 2013” thotë se, reformat strukturore në shumicën e vendeve në tranzicion kanë ngecur që nga mesi i viteve 2000, duke reduktuar potencialin e tyre të rritjes afatgjatë.

Banka shtron çështjen se, çfarë mund të bëhet për të rindezur procesin e reformave dhe për të vënë vendet përsëri në rrugën e rritjes dhe të konvergjencës me ekonomitë më të përparuara të Evropës Perëndimore.

Sipas tij, raporti shqyrton faktorët që mbështesin potencialin e rritjes afatgjatë; zhvillimin e institucioneve politike dhe demokratike;reformat ekonomike dhe marrëdhëniet në mes institucioneve politik edhe ekonomike; akumulimin e kapitalit njerëzor; dhe shpërndarjen e barabartë të mundësive ekonomike në të gjithë shoqërinë.

Raporti hulumton promotorët e demokracisë në vendet në tranzicion dhe merret me çështjen,nëse mund të bëhet diçka për të përmirësuar institucionet ekonomike edhe në vendet me sistem politik më pak demokratik”.

Raporti ndërmerr edhe njëvlerësim gjithëpërfshirës të cilësisë së kapitalit njerëzor në vendet që ndodhen në tranzicion, si dhe përmban një vlerësim inovativ të përfshirjes së institucioneve ekonomike, masën në të cilën këto shoqëri ofrojnë mundësi ekonomike për anëtarët e tyre, pa marrë parasysh rrethanat në lindje dhe krahasimin e tyre me standardet e Evropës Perëndimore.

 

10 komente në “BERZH: Rritja ekonomike 1.7 % nga 1.5 % që ishte në 2013”

  1. dashnor says:

    Nje hap i vogel me perpara .

    1. bledi says:

      dhe te mirat me qeverine e re vijne me pune shume. ja rezultatet e para

    2. neda says:

      shume shpresedhenese per me teper

    3. Filozofi says:

      na inkurajojne keto shifra.. duket qe dicka po ndryshon per mire

    4. Erlind says:

      Ndryshim i vogel por shume shpresdhenes, bravo qeveria Rama per punen e mire qe ka nisur.

  2. BERTO says:

    PERSE PASKA PASUR RRITJE EKONOMIKE SHQIPERIA NE 2013?SHOKU EDWIN RAMA E MOHONTE KETE GJE!BILES THONTE SE ESHTE NE KRIZE TE THELLE EKONOMIKE.TANI NA MBURRET SE DO TE KETE 0.2% NGRITJE ME SHUME SE VJET!KESAJ I THONE ME TE VERTETE (RILINDJE LESHI).

    1. Kritiku says:

      Mos i mprih dhembet e tu te qelbur si te shpellarit sepse nuk ka mish per ty per te ngrene.
      Krahasimi i raportit nuk eshte i rregullt! Per vitin 2013 raporti u be ne baze te letrave qe deklaronte qeveria e shpellarit Berisha duke lene pa u perfaqesua ne te tere ato borxhe te fshehura qe dolen pas nderrimit te qeverise. Ne fakt per vitin 2013 nuk as 0% rritje te ekonimise, sepse tere buxheti qe ishte parashikuar per investime nuk u shperda ashtu sic ishte parashikuar por shkoi neper xhepat private te anetareve te qeverise se shpellareve. Ato para u deklaruan sikur ishin hedhur ne investime, por fakti tregoi qe asnje lek nuk vajti ne destinacionin e parashikuar.
      Keshtu qe diferenca e rritjes e konomike ne krahasim me vitin e kaluar do te jete me shume se 2,7% dhe jo 0,2% sic raportohet. Tek kjo shifer 2,7% jane futur edhe pagesat e detyrimeve te prapambetura qe kane filluar qe te paguhen. Duke paguar detyrimet e mbetuar nga koha e shkuar dhe duke rritur zhvillimin e ekonomise, duhet thene qe qeveria e re e ka filluar shume mire punen e saj dhe frutet po vijne para kohes se parashikuar. Po te mbahet ky ritem, atehere nuk do te jete e vone dita qe gati te gjithe do te jemi te gezuar qe arritem qe te shporrnim shpellaret nga drejtimi i vendit.

      1. 1000000 autogol says:

        pse keto letra o koke e mencur kush i shkruan late nam me mire mbylleni kompjuterin se spo dini me te gjykoni po e coni trurin ne ekstrem dhe nuk reflektohet vetem ne nje ane .rritja ekonomike ndihet kur une si popull i thjesht kam pune dhe me eshte rritur rroga dhe jo llafet,kjo per mua eshte rritje ekonomie.se komentojme edi flet shume here me mire se saliu ,por nuk ben asgje .per cfare e dua edin per kukull.prandaj heren tjeter votoj saliun dhe ju mbani llafet e bukura te edit .militantet e ps shkruanin edi je njesh ,je dysh ,je tresh ,je i papare je i zoti,k.m si ty ska pare shqiperia .tani u kane rene pendet po e shikojne edhe vet cfare gomari eshte

  3. analisti says:

    tranzicionit i duheshe dhene fund ketu e 2 dekada me pare por se mori njeri persiper gjendjen vetem shifnin interesin e tyre, nderkohe qe kjo qeveria e rilindjes duket frytdhenese

  4. tarrasi says:

    leri prrallat o edvin shqipria poshkon drejt rrenimit ekonomik njerz papun epa siguri puplike cdo dite vrasje emjerime cdo dit rrena mbas rrene

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje