Shqipëria do të menaxhojë vetë fondet e dhëna nga BE

31 Mars 2014, 10:49Ekonomia TEMA

Shqipëria do të menaxhojë vetë fondet e Bashkimit Europian, dhe jo përmes delegacionit europian, siç ka ndodhur deri më tani. Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, dhe ministri i Financave, Shkëlqim Cani, përshëndetën vendimin e Komisionit Europian, duke shtuar se ky vendim tregon besimin  që ka Brukseli te Qeveria shqiptare.

“Fondet e IPA-s nuk do të menaxhohen më nga Brukseli, por nga autoritetet shqiptare. Dua të siguroj BE-në në emër të qeverisë se besimi i dhënë na bën të jemi më të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm që kërkohet më shumë punë në realizimin e reformave të procesit të integrimit dhe ne jemi të vendosur për të ecur përpara në axhendën europiane”, tha ministrja Gjosha.

Sipas saj, “gjithçka u bë e mundur nga nënshkrimi i vendimit përkatës nga menaxhimi i këtyre fondeve në mënyrë të pavarur”.

Gjosha deklaroi se Shqipërisë i jepet e drejta e menaxhimit të fondeve në mënyrë të pavarur duke konfirmuar kështu besimin e Brukselit.

“Suksesi i arritur sot është në vijim të pikësynimeve që qeveria shqiptare ka për menaxhimin e fondeve, përcaktimin e autoriteteve etj. Suksesi është dëshmi e një administrate shtetërore efiçente ku Brukseli mund të mbështetet”, tha ajo.

Gjosha bëri me dije se fillimisht kjo e drejtë do të jepet për disa projekte të asistencës së BE, të cilat do të menaxhohen nga pala shqiptare, në sistemin gjyqësor, formimin profesional etj.

“Fillimisht kjo praktikë do të mundësohet nga menaxhimi i disa fondeve nga IPA 2013. Dua të siguroj BE-në në emër të qeverisë se besimi i dhënë na bënë të jemi më të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm që kërkohet më shumë punë në realizimin e reformave të procesit të integrimit dhe ne jemi të vendosur për të ecur përpara në axhendën europiane”, tha ministrja Gjosha.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, e cilësoi si sukses vendimin e KE-së për të lejuar Shqipërinë që t`i financojë vetë fondet e Bashkimit Europian duke theksuar se ky vendim është edhe një hap për integrimin.

“Sistemi i menaxhimit të decentralizuar ka një rëndësi të veçantë pasi përshpejton procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian si dhe për politikat e zhvillimit kombëtar”, tha Cani.

Ai bëri të ditur se ky lajm shpreh besimin e madh që institucionet ndërkombëtare, në këtë rast BE -ja, ka ndaj kësaj qeverie, pasi akreditimi vjen pas një auditimi të strukturave shqiptare nga autoritet e Komisionit Europian dhe kuptohet pas përmbushjes prej institucioneve tona të rekomandimeve të tyre.

“Kam privilegjin dhe përgjegjësinë e madhe të jem në këto 6 muaj ndërmjetësi kryesor i marrëdhënieve mes institucioneve ndërkombëtare , BE, FMN, BB, në realizimin e marrëveshjeve mjaft të rëndësishme për Shqipërinë, si mbështetës kryesorë të një programi agresiv që ka qeveria shqiptare në drejtim të përmirësimit ekonomik dhe gjendjes së financave shqiptare. Sigurisht që ky vendim nga strukturat përkatëse të BE-së arrihet pas një angazhimi maksimal të qeverisë shqiptare në krijimin e kuadrit ligjor, por edhe atë institucional, si dhe një sistemi të përgjithshëm kontrolli dhe menaxhimi të fondeve të IPA, i cili përmbush kritere të përcaktuara nga BE-ja për kalimin nga menaxhimi i centralizuar në atë të menaxhimit të decentralizuar. “Fondet nuk do të menaxhohen nga Brukseli, por do të kalojnë për menaxhim në organet përkatëse shqiptare”, deklaroi Cani.

Sipas tij, angazhimi i qeverisë shqiptare ka konsistuar në krijimin e strukturave profesionale përkatëse në çdo ministri e në përgatitjen e tyre për menaxhimin e këtyre fondeve, gjë e cila tregon gatishmërinë për të arritur rezultate konkrete në integrimin europian. Cani tha se angazhimi i qeverisë shqiptare ka konsistuar në krijimin e strukturave profesionale përkatëse në çdo ministri e në përgatitjen e tyre për menaxhimin e këtyre fondeve, gjë e cila tregon gatishmërinë për të arritur rezultate konkrete në integrimin europian.

“Zbatimi më tej do të jetë një sfidë për strukturat e administratës. Qeveria shqiptare shpreh besimin dhe mbështetjen e plotë ndaj këtyre strukturave për realizmin e kësaj sfide për zbatim në praktikë të kësaj detyre që kemi marrë nga BE”, tha ai. 

Duke shprehur mirënjohjen ndaj strukturave të BE-së, për ndihmën dhe mbështetjen e gjithanshme, Cani siguroi për angazhimin e padiskutueshëm të strukturave dhe stafeve të menaxhimit të decentralizuar në ministritë përkatëse për përgjegjësinë e marrjes së detyrave nga BE për menaxhimin e decentralizuar të fondeve të IPA-s.

“Vetë menaxhimi i fondeve të IPA-s do të bëjë të mundur që Shqipëria në të ardhmen të menaxhojë në mënyrë më efiçente fondet strukturore dhe ato të kohezionit që shtetet anëtare të BE-së përfitojnë”, theksoi Cani.

18 komente në “Shqipëria do të menaxhojë vetë fondet e dhëna nga BE”

  1. alla says:

    Gjest besimi nga ana e BE-se per qeverine shqiptare.

    1. Iliri says:

      BE do te fuse ne burg hajdutet e fondeve.

      Ky eshte lajm i madh!

      Hajdutet e shqiptareve prej vitesh si ne Bashki dhe Qeveri do te futen ne Burg perjete.

      Sa gezim!

      1. Mira says:

        Tani do të vjedhë mirë Likja….!

    2. infermieri says:

      Ti bjere te fiket salushit e salusheve hahahaha !

      1. Sokol says:

        Ti flet si Edi Rama me fjale te rendomta dhe qe tregojne nivel te ulet kulture. Rama me Saliun i kane lidhur mire telat, sepse jane gatuar ne te njejten çorbe te komunizmit.

        Edhe para disa ditesh Rama beri nje krahasim me femijet qe lindin pas 9 muajsh. Iu duk me siguri zgjuarsi e madhe per kapacitetin e tij. Njerezit qe prej mijra vitesh qe kur ka lindur njerezimi dhe deri me tani nuk e krijojne dot nje femije ne menyre artificiale dhe jo me per 9 muaj. Keshtu qe Edi rama tha se eshte krejtesisht e pamundur qe ai dhe qeveria e tij e formuar me katundaret e komunizmit te beje ndonje pune. Por piktori qe nuk ka shkolle per ligj dhe as per ekonomi dhe qe eshte bere nje kryeminister sipas ligjit alla Lenka Çuko te Enver Hoxhes, nuk ka si te kete mencurine te thote fjale qe rendojne.

        Mjere Shqiptaret nga injoranca, imoraliteti dhe hajdutet qe i rrethojne.

    3. bledi says:

      Shum mire,,,me shume leke per ne LSI-stat. ?

    4. brumbulli says:

      Bravo brumbulli ke te vjedhesh tani

  2. oli says:

    Pershpejtim i procesit te integrimitbravo qeverise per besimin qe ka krijuar tek nderkombetaret.

  3. Mika. says:

    Delegacioni Evropian ishte shnderruar ne nje cerdhe korrupsioni. Te shpresojme qe nuk do shnderrohet qeveria shqiptare. Ca simptoma kane filluar te shfaqen

  4. alm says:

    Bravo qeverise shqiptare per klimen e besimt qe ka krijuar tek te huajt.

  5. razo says:

    Delegacioni i BE ne Tirane ishte nje deshtim i vertet dhe skandaloz duke mos treguar dhe vertetuar asnje transparence me publikun. Perkundrazi nuk jepnin llogari asnje strukture vendore dhe qeveritare. Nuk kam degjuar deri me sot konkretisht cfare realizuan ne Shqiperi me keto fonde pervecse fusin hundet ne punet e brendshme dhe paraqiten si VIP para kamerave duke fol per politike.

    1. Pyka says:

      Shume dakord me ty, Razo! E kam provuar vete. Problemi me keta te huajt eshte se kur vijne ne Shqiperi behen me shqiptare se vete shqiptaret. Sequi eshte nje njeri i korruptuar deri ne fyt.

  6. Zamo says:

    Ky eshte nje proces i cili ka nisur prej disa vitesh (duke perfshire krijimin e disa institucioneve dhe rritjen e kapaciteteve njerezore) dhe tani eshte bere finalizimi i tij. Proceseset integruese jane procese qe kerkojne kohe dhe si pasoje filojne dhe mbarojne me qeveri te ndryshme. Eshte mire qe politika shqiptare te filloje te mos pervetesoje meritat e puneve qe bejne institucionet shteterore dhe te japin mesazhin e vazhdimesise te shtetit si nje element me i rendesishem shtetformues se mesazhi i filimit te ri sa here nderrohen qeverite. Kjo vlen per te dy krahet

  7. Labi says:

    Per cfare administrimi e ka llafin…sepse administrimi i parave behet nga shoqatat dhe paraja vjen nga brikseli pasi jane bere kontrollet…me duket si pune tumnaje kjo. nejse…perpara per OJF te reja..

  8. plaku says:

    More, kush di te thote se cfare vlere maksimale arrin ky fond ?! Mendoj se qeveria duhet te jete transparente dhe te sqaroje :
    – A eshte ky fond nje kredi APO nje ndihme falas ?
    – Cfare vlere ka ky fond.

  9. Vlora says:

    Administrata shqiptare eshte e mbushur me njerez egoiste,indiferente, hajdute dhe sabotatore. Nje vrime ne uje do beje, sic ka bere kete cerek shekulli. Ndoshta mund te behej dicka, nese administrata do spastrohej nga keta lloj njerezish dhe nga ata qe nuk jane shqiptare.

  10. tarrasi says:

    je vetem nje viktim ne krye te ministris financave ben dorheqe vllacko je shum iplakur dhe i lodhur perball kesaj katrahure qe povjen per ekonomin shqiptare gje qe rilindja vetem sa estimuloj perte ardhur mekeq dhe shum shum edhimsheme per shqiptaret qe dojetojn atje duhet nje qeveri eperbashket e egjith perfshirse padallim krahine apo ideje qeta shpetoj shqiprin dhe shqiptaret nga nje humner emadhe qe poiafrohet me shpejtsi dhe sameshpejt temerren keto masa aq me pake do demtohemi si vende dhe ase europa shtrig nuke donajap doren ne shqiptarve se nuke nadon aspake tenashofin te bashkuar nuke ka rendesi kush dojet keyeminister apo ckatjeter povetem tejet patriot me gjake shqiptari perta shpetuar kete vend

  11. 2n2=4 says:

    per hajer na qofte se ketu te puna e vetadministrimit e prishim ne … po ishalla qeveria e sotme do bej dicka ndryshe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje