Brenda datēs 10 prill 2014 do tē realizohet fshirja e detyrimeve qē disa prej institucioneve kanē ndaj CEZ Shpērndarje pēr shkak tē faturave tē papaguara tē energjisē. Kjo pērcaktohet nē strategjinē e miratuar nga Qeveria shqiptare dhe tē botuar nē Fletoren Zyrtare. Kjo strategji përcakton rrugën që do të ndiqet nga qeveria shqiptare për të shlyer detyrimet e prapambetura të institucioneve buxhetore dhe jobuxhetore, të faturave ndaj kompanive të sektorit publik të energjisë, duke përfshirë një mekanizëm të shlyerjes me kompensim të detyrimeve të prapambetura të sektorit publik deri në 10 miliardë lekë ndaj pjesëmarrëseve të sektorit publik të energjisë, që kanë detyrime të prapambetura dhe masat që do të kërkohen për të parandaluar krijimin e detyrimeve të mëtejshme financiare.
Arsyeja për veprim
Nivelet e ulëta të arkëtimit nga konsumatorët familjarë, bizneset dhe institucionet publike, humbjet e larta të energjisë elektrike në sistemin e shpërndarjes, si dhe mosshlyerja e detyrimeve të pretenduara nga operatorët që veprojnë në sektorin elektroenergjetik, ka krijuar një situatë të vështirë financiare dhe ekonomike në të gjithë këta operatorë dhe më gjerë. Kjo ka çuar shpesh në bllokimin e veprimtarisë normale të tyre, si dhe në pezullimin e investimeve, që do të çonin në uljen e humbjeve dhe në rritjen e sigurisë së furnizimit të konsumatorëve me energji elektrike. Kjo situatë e paqëndrueshme mund të përmbyset vetëm me zbatimin e menjëhershëm të një programi të plotë veprimesh, të mbështetur nga qeveria dhe komuniteti i donatorëve për një periudhë të gjatë kohore. Krahas punës që po bëhet nga task-forca, e ngritur për mbështetjen e shoqërisë “CEZ Shpërndarje” sh.a., për uljen e nivelit të humbjeve dhe rritjen e nivelit të arkëtimeve në sektorin e shpërndarjes, konsiderohet i domosdoshëm edhe hartimi dhe miratimi i një strategjie për shuarjen e detyrimeve të përzgjedhura reciproke, të prapambetura ndërmjet subjekteve të ndryshme. Shuarja e detyrimeve buxhetore dhe jobuxhetore, lidhur me faturat përkatëse të prapambetura të sektorit të energjisë, është një hap shumë i rëndësishëm drejt përmirësimit të performancës financiare të sektorit.
Objektivi i strategjisë
Kjo strategji përfaqëson hapin e parë për adresimin e shlyerjes së detyrimeve të përzgjedhura të institucioneve publike në sektorin e energjisë elektrike dhe, më specifikisht:
a) shlyerjen e detyrimeve të prapambetura ndërmjet institucioneve buxhetore dhe jobuxhetore, “CEZ Shpërndarje” sh.a. dhe KESH sh.a.
b) forcimin e disiplinës financiare për të parandaluar krijimin e detyrimeve të prapambetura në të ardhmen; dhe
c) përmirësimin e situatës financiare në sektorin energjetik.
Përkufizimi i detyrimeve të prapambetura
Për qëllimet e kësaj strategjie, detyrime të prapambetura do të konsiderohen ato detyrime të përcaktuara nga ligji/kontrata/marrëveshja/vendim gjyqësor i formës së prerë, të cilat nuk janë paguar brenda afateve të përcaktuara në kontratë, pa përfshirë kamatëvonesat/interesat. Faturat e verifikuara të papaguara të shërbimeve/fatura të institucioneve buxhetore dhe jobuxhetore të kompanive të sektorit të energjisë, që janë të maturuara dhe të pashlyera deri në datën 31 dhjetor 2013, do të përdoren për qëllimin e kësaj strategjie.
Impakti makroekonomik dhe financiar
Pamundësia e sektorit të përmbushë detyrimet e tij financiare brenda afateve të përcaktuara, ka çuar në akumulimin masiv të detyrimeve financiare të prapambetura ndërmjet kompanive, që shkakton dëm ekonomik, dëmton sigurinë e energjisë dhe kërcënon stabilitetin fiskal të vendit. Ndikimet përfshijnë kufizimet e energjisë elektrike dhe rritjen ekonomike nën nivelet optimale, rritjen e papunësisë, rritjen e importeve të energjisë për të mbuluar humbjet e energjisë dhe zvogëlimin e garancisë së kredidhënies dhe të aksesit në tregjet e brendshme financiare. Mungesa e burimeve çon në investime të pamjaftueshme për të zgjeruar furnizimin, adresuar eficiencën e brendshme dhe kufizon të mirat e integrimit rajonal. Rrjedhimisht, zhvillimi dhe zbatimi i një strategjie për eliminimin e detyrimeve të prapambetura të institucioneve buxhetore dhe jobuxhetore, pjesërisht nëpërmjet shlyerjes së detyrimeve të prapambetura dhe ndërmarrjen e masave për të parandaluar rritjen e mëtejshme në të ardhmen e tyre, do të jetë një hap i rëndësishëm në përpjekjet e qeverisë për të rivendosur qëndrueshmërinë e sektorit të energjisë, zvogëlimin e riskut fiskal dhe ndërtimin e një baze për zhvillim.
Evidentimi, verifikimi dhe rakordimi i detyrimeve
Evidentimi i detyrimeve të institucioneve buxhetore kryhet nga ministritë e linjës dhe institucionet e tjera qendrore buxhetore, pas rakordimit midis palëve për njohjen e këtyre detyrimeve;
Evidentimi i detyrimeve të institucioneve publike, që subvencionohen nga buxheti (si p.sh.: ujësjellësit, bordet e kullimit, hidrovoret), kryhet nga ministria e linjës, e cila subvencionon këtë institucion;
Evidentimi i detyrimeve të “CEZ Shpërndarje” sh.a. ndaj KESH sh.a. do të realizohet nëpërmjet rakordimit mes palëve dhe do të rregullohet mbi bazat FIFO;
Evidentimi i detyrimeve të “CEZ Shpërndarje” sh.a. ndaj OST sh.a. do të realizohet nëpërmjet rakordimit mes palëve;
Evidentimi i detyrimeve të KESH sh.a. ndaj OST sh.a. do të realizohet nëpërmjet rakordimit mes palëve;
Evidentimi i detyrimeve të KESH sh.a. ndaj Ministrisë së Financave për huat e marra nga KESH-i për të cilat Ministria e Financave ka lëshuar garanci shtetërore; g) Evidentimi i detyrimeve ndaj KESH-it, në kuadër të subvencionimit të energjisë për personat me aftësi të kufizuara, realizohet nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë;
Do të shuhen përkundrejt detyrimeve të prapambetura të shërbimit të borxhit, që lidhen me shlyerjen e nënhuave, të marra nga KESH sh.a. prej Ministrisë së Financave, dhe pjesa e mbetur e debisë do të shlyhet me pagesat e ardhshme të shërbimit të borxhit.
Skema e shlyerjes së detyrimeve
Përparësia e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura përfshin arsyetimin dhe fushën e marrëveshjeve të propozuara të shlyerjes së detyrimeve ndërmjet subjekteve. Detyrimi përmban vlerën e faturës/principalin dhe kamatëvonesën/interesin, në bazë të kushteve kontraktuale dhe/ose parashikimeve ligjore. Në shlyerjen e detyrimit, në përgjithësi, do të zbatohet parimi “shlyerja e detyrimeve më të vjetra” (First In – First Out “FIFO”). Detyrimet që rrjedhin nga faturat e pakontestuara të institucioneve të sipërcituara, do t’i paguhen CEZ-it mbi bazën FIFO. Këto fonde do të kalojnë në llogari të KESH- it, për shlyerjen e detyrimeve që CEZ sh.a., ka ndaj KESH sh.a., dhe me kushtin që kjo e fundit të shlyejë detyrimet e prapambetura të shërbimit të borxhit. Ndërkohë, detyrimet e mbetura, të kontestuara, do të jenë subjekt i auditimit ndërkombëtar nën programin e FMN-së, dhe do të përcaktohen përpara fundit të vitit 2014.
Grumbullimi i detyrimeve
Një parim themelor i kësaj strategjie është parandalimi i rishfaqjes së detyrimeve të prapambetura. Për këtë qëllim, qeveria ka kryer një vlerësim të shkaqeve për pagesat e vonuara. Qeveria do të miratojë masa specifike me qëllim forcimin e disiplinës buxhetore dhe zbatimin në mënyrë rigoroze të kërkesave ligjore sipas ligjeve ekzistuese që rregullojnë institucionet, duke autorizuar zyrtarë, nëpunës zbatues në njësitë buxhetore për të siguruar që njësitë buxhetore të paguajnë detyrimin koherent. Në rast shkeljesh të kërkesave ligjore dhe rregullatorëve do të zbatohen sanksionet e parashikuara nga ligjet në fuqi. Rregulloret e brendshme të institucioneve buxhetore të parashikojnë shlyerjen e rregullt të faturave të energjisë elektrike.
Një shtyllë themelore e strategjisë është parandalimi i rikrijimit të detyrimeve të prapambetura. Për këtë qëllim, qeveria analizon shkaqet e vonesave të pagesave dhe miraton masa të veçanta për forcimin e disiplinës buxhetore, kryesisht në aspektin e planifikimit të buxhetit, kontrollit financiar dhe rritjes paraprake të efikasitetit të shpenzimeve. Implementimi i suksesshëm i këtyre masave do të kërkojë zbatimin e kërkesave rigoroze ligjore nga palët të cilave u adresohet, nëpunësit autorizues, punonjësit e zbatimit në njësitë e qeverisjes qendrore dhe stafit të tyre mbështetës. Sanksionet e parashikuara nga kuadri ligjor në fuqi, do të zbatohen në rastet e shkeljes së kërkesave, ligjit dhe rregulloreve.
Masat për të forcuar disiplinën financiare, përfshijnë:
– ndërprerja e alokimeve buxhetore;
– shlyerje të detyrimeve të energjisë para regjistrimit të mjeteve të motorizuara, transferimit të pasurisë së paluajtshme dhe të ripërtëritjes vjetore të licencave të automjeteve;
– ndërprerje të energjisë për institucionet publike, përjashtuar disa shërbime jetike që kryhen nga këto institucione (si p.sh.: spitalet, konviktet, burgjet etj.).
Po per popullin e shkrete a do te mendoje ndokush?
CEZ-i, me ato djallzite e tij dhe i mbeshtetur nga servilet dhe hajdutet e ketij vendi, i faturuan popullit te pambrojtur fatura marramendese AFORFE, (52 mije – 102 mij lek te vjetra ne 1 muaj), plus gjoba marramendese me justifikimin idioteske si: Dem ekonomik, energji e pa matur, mos koalaudim aparati mates, etj etj te ketij lloji.
Qellimi i cez-it ishte vetem faturimi dhe tani i thote qeverise shqiptare: Mi ke borxh, populli jot nuk mi ka dhene.
Harrove te thuash edhe kufizimet qe nga viti 2000, te cilat i kane kushtuar biznesit Shqiptar me miliarda Dollare. Dhe me e bukura eshte qe KWH-ret, i kane vjedh ata qe komandojne sot parlamentin dhe i kane shitur per tu majmur vete. Mos paguani! Une vete do ta vjedh energjine sa te mundem.
EKSKLUZIVE – Visho Ajazi Lika i pirë, pozon me qeleshe – FOTO-LAJM – See more at: http://dielli.al/lajme.php?id=47901&k=71#sthash.b89qXQH4.dpuf
dy institucione afer shtepis time kan 12 kabllo qe dalin prej aty e shkojne per miqte e tyre e para kjo e dyta qenka mire keshtu vjen njeri iken tjetri vidh po kush i paguan keto leke qe keta si kan paguar apo institucionet e kane mire 299 kalorifera ne zyra no stop 236 ngrofse deri tek pastrueset qe ngroven dimer vere kopjutrat qe lozin 24 ore no stop korenti hec borgjezi ec dhe ne fudn qe duhet te shikohen ketogjera mire qe nuk paguaje energjine megjise une se kuptoj si duhet ti paguajne enegjine cez nga arka shtetit po me mire ti japin ca para cez prap nga arka do dalin keto leke se paguan institucioni e paguan qeveria cez e njejta gje
s po kuptojme asgje ku do i gjej leket institucioni nu kehste privat nga arka do i paguaj e shtetit
KESH eshte ne gjendje te dobet financiare pasi nuk i paguan detyrimet CEZ Shperndarje aq sa nuk paguan edhe kredite. Lind pyetja: sa eficient ka qene vete KESH?
Kush ka kontrolluar cmimet e energjise qe ka importuar?
Kush ka kontrolluar sasine e importuar? Kush ka kontrolluar matesat?
Kush ka kontroluar metodiken e kerkesave per blerje dhe tendera?
Kush ka kontrolluar zbatimin e kontratave dhe time schedule?
Kush ka kontrolluar time delay damage ne cdo kontrate?
Kush ka kontrolluar kontraten teknike per TEC Vlore dhe kush do te paguaj kredine e tij?
Kush kontrollon cmimet e tregut te bakrit me qellim te vleresoj blerjetne kabllove dhe te peshtjellave te gjeneratoreve?
Kush kontrollon eficiencen e shfrytezimit te ujit per kwh?
Kush ka bere optimizimine fuqise punetore dhe sasine e nevojshme per cdo HEC?
Kush ka paguar per djegjen e Vau Dejes edhe pse erdhi nga nje transformator i rehabilituar i bllokut 2?
Kush e ka paguar vleren e kredive ne HEC Ulza & Shkopet?
Kush i paguan eksituesit qe prishen pas rehabilitimit!
Kush i paguan punimet e digave dhe uji vazhdon ne galerine 154 ne Fierze?
Kush i paguan punimet e riparimit te portave pas rehabilitimit te tyre? Apo BERZH?
Ka edhe te tjera…..
IFC
Kompania cez ka penalizuar apsolutisht pa te drejte qytetaret me mbifaturimet dhe Sali Berisha ja beri shume mire qe e perzuri, kete pune shume mire mund ta beje nje kompani shqiptare,ku qytetaret mund te ndihmojne me aksionet e tyre ne vlera te ndryshme ,qe kjo kompani te dale nga gjendja dhe te mbetet shqiptarre ,ku dhe fitimet do investohen ne shqiperi,humbjet ne rjet jane kryesisht nga vjedhja qe bene vete kompania me forma te ndryshme,ne qofte se qeveria ka dyshim qe sote cdo elektricist nuk eshte nje hajdut ,atehere do te thote se nuk e njeh gjendjen fare.Nuk eshte zgjidhja duke i derguar njerzit ne burg,sepse neser duhen edhe per votime, megjithese nje pjese do ta pranonin me kenaqesi te shkonin ne burg kur kane vite te tera pa pune, ceshtja eshte te gjendet zgjidhja duke u perfshire ne investim edhe qytetaret,psh duke blere sahat elektrik me karta manjetike me kontributin e tyre,duke u gjetur modeli qe sasia e rrymes qe rregjistrohet ne nje kabine te jete e barabarte me shumen e konsumuar ne nje zone te caktuar dhe per humbjet nga kabinat te konsumatori te dale pergjegjesi sepse pikerisht ketu abuzohet masivisht nen drejtimin e elektricisteve dhe kete denim penal mund ta meritonin keta elektricist ne se nuk e benin punen si duhet dhe jo populli qe u dashka te perfshihet ne organikat e elektrikut si puntore te papaguar duke bere roje neper bodrume.