Kompania ARMO ka reaguar pas emisionit “Fiks Fare”, që vinte në dyshim cilësinë e naftës së prodhuar nga kjo e fundit.
ARMO shprehet se “Fiks Fare” në fakt provoi cilësinë brenda standarteve të naftës së prodhuar nga kjo kompani.
“Ajo që emisioni Fiks Fare trasmetoi lidhur me përqindjen e PPM së pari tregon investimet serioze që kompania ARMO ka bërë në rafinerinë e saj në Ballsh, dukr arritur të mposhtë skeptikët që nuk besonin se mund të prodhohet naftë me standart evropianë nga nafta shqiptare. ARMO, sic e provoi dhe Fiks Fare, ka arritur të prodhoj naftë 38 PPM, që në gjuhën teknike quhet niveli ultra i ulët i squfurit në dizel. Kjo është arritur fal investimeve të forta që pronarët e rinj të ARMO kanë bërë në rafinerinë e Ballshit, e cila sot është kthyer nga një problem ekologjik në një aset për qytetin e Ballshit dhe zonën përreth”, thuhet në një deklaratë të ARMO-s.
Pavarësisht kësaj, kompania shprehet se është e hapur që të kontrollohet çdo produkt i saj.
“Megjithatë, nuk mund të mos shprehim shqetësimin tonë se konteksti në të cilën janë vendosur këto shifra, është spekulativ. Ka disa element jo korrektë në mënyrën se si është organizuar marrja e kampionit, sidomos pastërtia e mjetit në të cilën është ngarkuar nafta, për të cilën ne do të bëjmë hetimin tonë , pasi dyshojmë se jemi para një farse të inskenuar nga konkurentët. Per kete mund ta provojme me subjektin bleres dhe subjekti transportues Euro Petrol Sh.A me precedente te larget e te afert per evazion e kontrabande ne tregun e hidrokarbureve ne Shqiperi.
Siqoftë, ne jemi të hapur të kontrollohet cdo produkti i yni i certifikuar sipas standarteve të IQT në Shqipëri. Po, ashtu jemi të hapur për një komision te gjere dhe me pjesmarrje nga konkurrenca në këtë proces”, thuhet në reagim.
bukur…
NA E SHPIFET ME FJALEN JO SHQIPTARE ” ASET “
Fiksi kete radhe ja ka futur pordhes kot. Le qe ka kohe qe ky emision eshte bere i merzitshem.
Keta perfaqesuesit e Armos nuk e kuptoj qe si kane sy e faqe te dalin te reagojne per nje fakt konkret, qe i nxjerr shume parregullsi ne shesh duke filluar nga cilesia shume e keqe e naftes, mashtrimi qe i bejne shtetit, mosrespekti qe kane per ata punonjes qe kane lidhur jeten me ate rafineri. Zoterinjte drejtues te Armos pevecse nuk i kane paguar akoma rrogat e dy – tre muajve tani i detyrojne te punojne ne standarte primitive. Te pakten Fiks Fare beri detyren aq sa i takonte kundrejt bashkeqytetareve te tyre, te shpresojme te shohim hapa te tjere konkret per raste te tilla kaq te renda , abuzive qe ndikojne drejtperdrejt ne shendetin e gjithe shqiptareve.
Te nderuar.
Ky “investigim” eshte bere me tendence dhe per konkurence. Kompania Armo e vetmja ne Shqiperi per prodhim gazoili ka arrit cilesine me te mire qe nga koha kur eshte vene ne pune ne kohen e Enverit. Mos te harrojme qe ne kohen e shtetit kjo kompani e ka nxjerre naften maksimumi deri ne 350 ppm ndersa sot arrrin 38 por edhe me poshte po arrin ne 10ppm.
Ajo qe jep fiksi eshte bere me qellim demtimi sepse nafta e Armo del me lire ne treg dhe eshte 100 here me e mire se nafta e Kastratit dhe Eldes.
Eshte per presion per te bere reklame ne top channel Armo edhe te demtohet per te shitur naften e sjelle nga jashte kompanite e medha si elda dha kastrati.
* Perse shteti nuk jep emrat e kompanive te cilat kane abuzuar ne kurriz te qytetareve me sasite dhe cilesite si kastrati,elda,etj???
* Perse shteti nuk denon ata qe shesin neper distributore nafte bruto ose solar ne vend te gazoilit???
* Perse shteti lejon minirafineri te perpunojne nafte kur dihet qe sfuquri i tyre arrin ne 2000 ppm ????
* Perse shteti lejon Kompanine kastrati te fuse nafte D2 me 250ppm ne treg dhe ta shese si blu diesel???
* Perse lejohet Bankerse te fuse ne shqiperi nafte D2 gjasme per shpime dhe tja shese kastratit per ne treg???
E kuptoni ca behet nga Kokat e medhaja.
Ky eshte mendimi im sa per info.thnks all.