Qeveria vendos pagimin e detyrimeve për energjinë elektrike

12 Mars 2014, 13:51Ekonomia TEMA
Qeveria vendos pagimin e detyrimeve për energjinë elektrike

“Brenda muajit mars do të identifikohen, verifikohen dhe konfirmohen të gjitha faturat e institucioneve të veçanta buxhetore dhe ato që subvencionohen nga buxheti për detyrimet financiare për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike, që arrijnë vlerën 10 miliardë lekëve. Në muajin prill, parashikohet të kryhet shuarja e detyrimeve ndërmjet palëve të përfshira në marrëveshjen për shuarjen me kompesim”.

Kjo përcaktohet  në strategjinë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të disa institucioneve publike në sektorin e energjisë elektrike, miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Strategjia përfshin mekanizmin për shlyerjen me kompensim të detyrimeve të prapambetura të sektorit publik deri në 10 miliardë lekë ndaj sektorit publik të energjisë dhe masat për të parandaluar krijimin e detyrimeve të mëtejshme financiare për të rivendur qëndrueshmëri në sektorin e energjisë, zvogëlim të riskut fiskal dhe ndërtimin e një baze për zhvillim. Në këtë skemë strategjia përfshin shlyerjen e detyrimeve të prapambetura mes institucioneve buxhetore dhe jo buxhetore, CEZ Shpërndarje dhe KESH. Drejtuesit e institucioneve buxhetore dhe jo-buxhetore do të verifikojnë dhe rakordojnë faturat e papaguara të energjisë të evidentuara deri në datën 31.12.2013 me shoqërinë CEZ Shpërndarje, ndërsa kjo e fundit dhe KESH do të identifikojnë, vlerësojnë dhe rakordojnë detyrimet reciproke që duhen shlyer në përputhje më strategjinë.

Strategjia përcakton që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve të identifikoje dhe vlerësojë pretendimet për rimbursimin e TVSH-së dhe kreditim të tatimit mbi fitimin nga CEZ Shperndarje, KESH dhe OST dhe do të raportojë në Ministrinë e Financave. Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë do të identifikojë, vlerësojë dhe rakordojë detyrimet e personave me aftësi të kufizuar që konsiderohen përfitues të kompensimit të energjisë elektrike,  sipas kuadrit ligjor në fuqi.

Detyrime të prapambetura konsiderohen detyrimet që nuk janë paguar brenda afateve të përcaktuara në kontratë, pa përfshirë kamatë-vonesat dhe interesat. Faturat e verifikuara të papaguara të shërbimeve, të institucioneve buxhetore dhe jo-buxhetore të kompanive të sektorit të energjisë që janë të maturuara dhe të pashlyera deri në datë 31 dhjetor 2013 do të përdoren për zbatimin e kësaj strategjie. Strategjia parashikon parandalimin e rikrijimit te detyrimeve të prapambetura dhe për këtë qëllim, Qeveria do të analizojë shkaqet e vonesave të pagesave, do të miratojë masa të veçanta për forcimin e disiplinës buxhetore, kryesisht në aspektin e planifikimit të buxhetit, kontrollit financiar dhe rritjes paraprake të efikasitetit të shpenzimeve. Zbatimi i suksesshëm i këtyre masave, kërkon zbatimin e kërkesave rigoroze ligjore nga palët. Sanksionet sipas  kuadrit ligjor, do të zbatohen në rastet e shkeljes së kërkesave, ligjit dhe rregulloreve. Masat për forcimin e disiplinës financiare përfshijnë ndërprerjen e alokimeve buxhetore, shlyerjen e detyrimeve të energjisë para regjistrimit të mjeteve të motorizuara, transferimit të pasurisë së paluajtshme dhe ripërtëritjes vjetore të licencave automjeteve deri tek ndërprerje të energjisë për institucionet publike, me përjashtim të disa shërbimeve jetike, si spitalet, konviktet, burgjet, etj.

Objektivi i strategjisë

Kjo strategji përfaqëson hapin e parë për adresimin e shlyerjes së detyrimeve të përzgjedhura të Institucioneve Publike në sektorin e energjisë elektrike, dhe më specifikisht:
a) Shlyerjen e detyrimeve të prapambetura ndërmjet institucioneve buxhetore dhe jo buxhetore, CEZ Shpërndarje sha., dhe KESH sh.a.
b) Forcimi i disiplinës financiare për të parandaluar krijimin e detyrimeve të prapambetura në të ardhmen; dhe
c) Përmirësimi i situatës financiare në sektorin energjitik
Organet Përgjegjës. Organet përgjegjëse për zbatimin e kësaj strategjie si dhe detyrat e tyre përfshijnë:
– Ministria e Energjisë dhe Industrisë të organizojë dhe mbikëqyre procesin;
– Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të bashkërendojë veprimet me institucionet jo-buxhetore, pjesë të kësaj strategjie, dhe shoqëritë tregtare publike, me kapital shtetëror.
– Ministria e Financave të bashkë-monitorojë procesin dhe të mundësojë skemën financiare të shlyerjes së detyrimeve.
– Drejtuesit e institucioneve buxhetore dhe jo-buxhetore te verifikojnë dhe rakordojnë faturat e papaguara të energjisë të evidentuara deri në datën 31.12.2013, me shoqërinë CEZ Shpërndarje sh.a.
– Shoqëritë CEZ Shpërndarje sh.a. dhe KESH sh.a. të identifikojnë, vlerësojnë dhe rakordojnë detyrimet reciproke që duhen shlyer në përputhje më këtë strategji.
– Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve të identifikoje dhe vlerësoje pretendimet për rimbursimin e TVSH-së dhe kreditim te tatimit mbi fitimin, prej CEZ Shperndarje sh.a, KESH sh.a dhe OST sh.a., dhe raporton pranë Ministrisë së Financave.
– Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, të identifikojë, vlerësojë dhe rakordojë detyrimet e personave me aftësi të kufizuar që konsiderohen përfitues të kompensimit të energjisë elektrike, sipas kuadrit ligjor në fuqi.
Përkufizimi i detyrimeve të prapambetura. Për qëllimet e kësaj strategjie, detyrime të prapambetura do te konsiderohen ato detyrime të përcaktuara nga ligji / kontrata/ marrëveshja /vendim gjyqësor i formës së prerë, të cilat nuk janë paguar brenda afateve të përcaktuara në kontratë, pa perfshirë kamatëvonesat/ interesat. Faturat e verifikuara te papaguara te shërbimeve / fatura të institucioneve buxhetore dhe jo-buxhetore të kompanive të sektorit të energjisë që janë të maturuara dhe të pashlyera deri në datë 31 dhjetor 2013, do të përdoren për qëllimin e kësaj strategjie.
Një shtyllë themelore e strategjisë është parandalimi i ri-krijimit te detyrimeve te prapambetura. Për këtë qëllim, Qeveria analizon shkaqet e vonesave të pagesave dhe miraton masa të veçanta për forcimin e disiplinës buxhetore, kryesisht në aspektin e planifikimit të buxhetit, kontrollit financiar dhe rritjes paraprake te efikasitetit të shpenzimeve. Implementimi i suksesshëm i këtyre masave do të kërkojë zbatimin e kërkesave rigoroze ligjore nga palët të cilave u adresohet, nëpunësit autorizues, punonjësit e zbatimit në njësite e qeverisjes qendrore dhe stafit të tyre mbështetës. Sanksionet e parashikuara nga kuadri ligjor në fuqi, do të zbatohen në rastet e shkeljes së kërkesave, ligjit dhe rregulloreve.
Masat për të forcuar disiplinën financiare përfshijnë:
• Ndërprerja e alokimeve buxhetore
• Shlyerje te detyrimeve të energjisë para regjistrimit të mjeteve të motorizuara, transferimit te pasurisë se paluajtshme dhe të ripërtëritjes vjetore të licencave automjeteve
• Ndërprerje të energjisë për institucionet publike përjashtuar disa shërbime jetike që kryhen nga këto institucione (si psh spitalet, konviktet, burgjet etj,).

Sekretariati Teknik, formuar nga MEI nën Task Forcën Ndërministrore, kryesuar nga Zv.Kryeministri, do të mandatohet për të vlerësuar këto mundësi dhe të propozojë veprime të veçanta (përfshi rregullore zbatimi) te nevojshme për të monitoruar dhe për të siguruar përputhshmërinë e praktikave kredituese tregtare me pagesat e rregullta te faturave të energjisë, midis të tjerave, edhe nga institucionet publike.

 

 

5 komente në “Qeveria vendos pagimin e detyrimeve për energjinë elektrike”

  1. safeti says:

    Dikur kishim koalicion PD-LSI, pun dhe korrupsion, tani kemi koalicionin PS-LSI korrrupsion dhe korrupsion dhe genjeshtra dhe teatro kukllash.

    1. albi says:

      o safeti po clidhje ka kjo qe thua ti? PD krijoi nje sistem keqfunksionimi me qellim qe nuk ishte prej 4 vitesh po prej 92shit. tain eshte e veshtire por po rekuperohet! puna eshte qe kjo qeveri me RAmen ne krye po i ben detyrat e saj te rekuperimit, po nevojitet kohe dhe pune. une te isha si ti sdo gjykoja qe tani sepse sigurisht inercia e qeverisjes se meparashme do bej te veten por dhe shenjat pozitive po jepen ?

    2. xhopi says:

      o safet e te rente leshte e bythes.
      po kaq gomar te jesh o ditezi
      hajde ropsh hajde

  2. Gjini says:

    Po ,shume mire po bani qi po shlyeni detyrimet e prapambetuna,por Ju lutem pse nuk denohen fajtoret qi kane krijue ato borxhe. Sic dihet konsumi i energjise elektrike planifikohet,po ashtu planifikohet edhe pagesa e tij. Pse zyrtaret nuk kane ba likuidimin e faturave të konsumit tue mos i pague ate apo tue konsumue leket e planifikueme të energjise ne drejtimet tjera. Po nuk u denuen fajtoret sot,pra ato qi shkaktuen kte gjendje ,të tjere fajtore dhe zyrtare të korruptueme do të lindin neser.

    1. Arturi says:

      Shume i sakte komenti juaj. ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje