Qeveria do të blejë apartamentet stok dhe do t'ua shesë më pas familjeve të pastreha

6 Mars 2014, 15:46Ekonomia TEMA

Enti Kombëtar i Banesave do të blejë apartamente për të pastrehët, nga stoku i banesave të kompanive të ndërtimit që nuk janë shitur apo apartamente që i kanë kaluar bankave për shkak të kredive të pashlyera, por me koston që do t’i duhej Entit të ndërtonte dhe jo me çmimin e tregut.

“Synojmë që të kapim ato banesa, të cilat në njëfarë mënyre janë të bllokuara dhe nuk shiten për arsye nga më të ndryshmet. Ne synojmë të kapim ato banesa, të cilat janë në treg me çmim të barabartë apo përafërsisht të njëjtë me koston e ndërtimit të Entit Kombëtar të Banesave. Numri i banesave që do të blihen do të varet qoftë nga sipërfaqja e banesave, qoftë nga struktura e apartamenteve që do të jenë disponibël, por sigurisht që do të jetë brenda kostos me të cilën ne ndërtojmë. Kosto e ndërtimit nga Enti Kombëtar i Banesave luhatet për qytete të ndryshme, diku tek 33-35 mijë lekë të reja për metër katror”, thotë drejtoresha e Entit, Doris Andoni.

Për vitin 2014, Entit i është miratuar një fond prej 100 milionë lekë të reja për blerjen e apartamenteve në të gjithë vendin, ku sipas informacioneve te grumbulluara deri me tani, Durrësi ka një numër të madh apartamentesh të pa shitura. Doris Andoni thote se në një fazë të dytë, do të përcaktohet se si do t’u shiten më pas këto apartamente të pastrehëve.

“Procesi i blerjes së banesave është një nga aspektet e këtij programi. Faza e dytë do të jetë përcaktimi i politikës me të cilën ne do t’i shpërndajmë këto banesa, pra, e para cilat do të jenë familjet që do të përfitojnë, e dyta, në çfarë forme ne do t’ua ofrojmë këto banesa qytetarëve; do t’ua ofrojmë me blerje të menjëhershme, me këste, me shlyerje mujore apo një pjesë, ndoshta të vogël prej tyre, do ta mbajmë edhe ne gjendje stoku, në mënyrë që të kemi mundësi për ta adresuar raste emergjente në formën e dhënies me qira”, thotë Andoni.

Deri në vitin 2009 janë regjistruar gjithsej 17 mijë familje të pastreha, që i përkasin kategorive të ndryshme. Por, numri i tyre mendohet të jetë shumë më i lartë aktualisht, duke llogaritur edhe ato familje që iu shtuan listës së të pastrehëve për shkak të zbatimit të Aktit Normativ për kthimin e banesave ish-pronarëve.

Në vend përllogaritet se janë të paktën 20 mijë apartamente të mbetur pa shitur të përqendruara këto në qytetet Durrës, Tiranë, Vlorës dhe Sarandë./TCH

36 komente në “Qeveria do të blejë apartamentet stok dhe do t’ua shesë më pas familjeve të pastreha”

  1. dada says:

    Kjo eshet ideale bravo qeveria

    1. lola says:

      Te falesh banesat per te pastrehet do te thote te mos jesh ne rregull me sistemin, do te thote te stimulosh nje shtres qe te mos punoje, asgje nuk mund te behet e jotja pa e paguar ate, zotrinje jemi ne kapitalizem,me idealja por e veshtire do ishte qe keto banesa te jepeshin vetem me qera por jo te falen, me nje qera bashkie mund te mendohet. Ne kete sistem nuk do te mund te jene te gjithe me shtepi dhe kete duhet ta harroni, shtepia eshte prone,eshte pasuri dhe kjo e drejte i takon atij qe punon,mos shikoni sote qe nuk paguhen taksa por shume shpejte ato do aplikohen si kudo ne bote dhe qe te kesh shtepi dhe te paguash taksa do motivohesh patjeter te punosh ne cfardo lloje pune, prandaj falja e shtepive duhet perjashtuar si opsion.Asnje vend i globit nuk i ka te gjitha familjet me shtepine e tyre,keshtu qe shqiperia boll ka qene si vend i vecante ne bote.

      1. erjon says:

        Po ti moj lole kur qenke kaq e sqaruar pse e privatizove shtepine qe te dha shteti me 5-6 mije leke te reja?
        Nqs nuk eshte e drejte sipas mendjes tende pse e privatizove dhe nqs vetem tani e kuptuar se cfare eshte kapitalizmi ktheja shtepine mbrapsh shtetit.
        Dhe tani mbylle ate hale se qelbe gjithe kte forum!!!

        1. N Shabani says:

          Nuk po thote qe qeveria do tu a a fale apartamentet te pastreheve por do tu a shesin me nje cmim te aresyeshem ose do tua a jape me qira, asgje nuk eshte falas ose do tu a jape me kredi qe ti paguajne parate pak nga pak pa interes. Nuk duhen ndihmuar njerezit qe te ngrihen edhe ata? Ka familje qe nuk mund te vjedhin dot ose nuk kane djem te shkojne ne emigracion dhe nuk kane pasur mundesi te blejne nje shtepi dhe keta jane shume por kujdesi duhet sepse jam e bindur qe ka shume mundesi te kercasin paraja dhe shtepite do ti marrin dallaverexhinjte dhe jo ata qe kane nevoje.

      2. Bazarhesap says:

        Ne rradhe te pare ti nuk dine se cfar flet ose ke ngateruar ilacet me gjyshen!!!
        Ato pasaniket e tuaj ne kapitalizem kane shfrytezuar te tjeret qe kane bere gjithe ate pasuri dhe e dyta S.B i fali tokat kujt i deshi qefi me ate ligjin e ndyre 75001 n.q.se nuk gaboj.
        p.s se je i verfer nuk do te thote qe nuk je puntor thjesh je i pafate ose me mire nuk e lidhje ose njofje qe te bejne pasanik per 2 vjet,si u bene disa bukeshkelur ne Shqiperi

      3. redi says:

        Ne te gjithe boten qe ju e quani kapitaliste ekziston kategoria e banesave sociale qe jepen me kredi te vita apo me qira ore perballueshme per kategori njerezish ne nevoje dhe nga kjo politike sociale kane perfituar edhe shume shqiptar te pakten n Itali dhe Gjermani njoh personalisht perfituesit, dhe nuk eshte nje shpikje shqiptare por nje zbatim i nje pervoje positive.

    2. Mira says:

      Si erë e qelbur vjen ky “biznes”….!

    3. KLM says:

      Opaaaaaaaaa
      fillun me e nxjerr kokuqat e PS, duke ndjek gjurmet e LSI …
      http://goo.gl/oprLVr

    4. Sokrati says:

      Mendoj se eshte nje veprim humanitar me shume se cdo gje .
      Desha te them se akoma me kujtohet ne lulishten perballe Bashkise jetoj pak dite nje grua qe e nxorren nga shtepia,e perzune sikur te mos ishte njeri dhe e mjera nderoj jete ke stolat.
      Si fillim duhet te strehohen familjet qe u preken nga akti normativ,te stehohen mbasi ne kurriz te tyre u luajt nje drame cnjerezore.

  2. . says:

    apartamentet t u falen kesaj kategorie , sic u falen ne vitin 1991 gjithe shqiptareve

  3. Lola says:

    Bravo qeveria. Njehere e mire do mbyllet plaga e te pastreheve

    1. Desara says:

      Super. Me ne fund, me ne fund po kemi nje shtet sic duhet

      1. Resmali says:

        em vjen mire qe me ne fund po behet dicka dhe per kete shtrese.\

        Shteti kurre seshte menduar per nje zgjidhje dhe pse ka qene aty zgjidhja,

        Pergezime

  4. greqofagos says:

    po lot rolin e xhambazit .qeverria duhet ti ktheje pronat pronareve dhe mos te paguaj qyl administraten e KKP, ti tregoje europes qe ne jemi per kthimin e pronave si beri shpellari per 8 vjet

  5. urojme qe te zbatohet ky vendim…dhe e prsh nismen tuaj z.Kryeminister

  6. Analisti Politolog Cim Nurellari says:

    U hap dera e korrupsionin.
    Kokeveza Ahmetaj do t’ia bleje apartametet Koqo Kokedhjerit, dhe do tua fale militanteve mavi.
    Bukur shume.

    1. Ardian says:

      Ore po pse duhet t,i blere qeveria dhe t,ua shese te pastreheve? Po le ti blene vete ata! Horrlliku sheshit. Do ju blere ndertuesave te ps apartamentet stok me paret e shqiptareve. Kaq eshte.

  7. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Levizje shume e zgjuar
    Bota ka kohe qe e zbaton
    Skemi nevoje te shpikim politika socjale mjaftone te kopjojme perendimin

  8. redi says:

    Kesaj i thone u drodh mali dhe polli nje mi. Ja disa llogari te thjeshta.
    Sic u tha me siper Enti Kombetar i Banesave per nje meter katror banese ka cmimin 33 deri 35mije leke te reja. Ne se marrim si mesatare per banese reth 40 m katror atehere del se nje banese me 40m2 kushton :
    35 mije leke te reja here 40 m2 del = 1.400.000 leke te reja.
    Fondi per vitin 2014 eshte 100miljon leke te reja. Pra del se me kete fond mund te blihen vetem 71 banesa, ndersa familjet pa strehe jane 17mije. Pra vetem 0,41 % te kerkesave.

  9. qytetari says:

    Ajo kategori njerzish qe ligji nazist i Berish shpellorit i nxorri me pa te drejte nga shtepite perbehet kryesisht nga pensioniste ,pleq te semure apo edhe nga njerz qe mezi u del per te ngrene nje cape buke.
    Ata prandaj dhe u nxorren ne ate menyre nga bisha Sali se po te kishin qene te fuqishem ekonomikisht do ta kishin zgjidhur problemin e tyre ashtu sic e zgjidhen edhe nje pjese tjeter qe benin pjese ne kete kategori.
    Ata ishin krysisht edhe njerez te ndershem qe kishin pare punen e tyre nuk ishin te perzjere me asnje parti dhe pislleqet e tyre dhe kjo ja lehtesoi edhe me shume punen Sali malokut qe hoqi qytetaret e ndershem denbabaden dhe beri me vila ne Durres e Tirane derrat maloke qe sot kane ndyre qytetet me lloj lloj poshtersirash.
    Qeveria sot duhet ti kete parasysh te gjitha keto si dhe faktin qe keta qytetare nuk jane ne gjendja te blene shtepi qofte edhe me kredi,pastaj perse mos te perfitojne edhe ata si gjithe qytetaret e tjere qe privatizuan shtepine me 50.0000leke te vjetra?

  10. Albi says:

    Dmth qeveria do coj nje ligj ne parlament, ku deputetet ndertues do votojne qe te tu blihen apartement e tyre qe nuk po i shiten ne treg. Shume bukur, rrezik per korrupsion hic fare.

  11. opozitari i perjetshem says:

    Eshte interesante qe ata qe sju “peqejne” politikat sociale sic eshte ndihma e familjeve te pastreha, jane hajdutet e malit qe deri tani perlanin kredite, cdo gje publike edhe private, nen sindromen maloke ” e xanun”
    Pamundesia qe te vjedhin me i bejne te vjellin vrer qofte edhe per politika te tilla aq te nevojshme, per shume njerez te thjeshte qe lakmia vicidolase dhe e rakickes i ka cuar ne mjerim te pashprese.
    Mbeshtetje dhe respekt per kete politike te qeverise Rama dhe ministres Gjermeni

    1. pronar says:

      Ti dukesh qe nuk je pronar sepse po ia fut kot. A me thua keta “qytetaret” e qeverise Rama si jane pasuruar?
      Mos perdor kot shprehjen “toke e xanun” se o kane zene toka Rama me shoke sa ishin ne bashki o nuk ka zene kush. Vete Artan Lame qe cirret neper tv per ligj e rregull banon ne nje kat shtese te palegalizuar ne nje ndertese te ndertuar ne nje oborr shkolle pra nje “toke te xanun” shtetit per perfitim e llogari te Fidel Yllit e Artan Lames.

  12. ari says:

    kokepalarqe-i bie kjo.koqo,valentina leskaj,fidel ylli,abazi te gjithe deputet qe ndertuan pa leje tash edhe do i shesin banesat.pastaj kokepalaret bejne tjera ne vendet ku rama i vuri tritolin dhe fillon nga e para.banesa perfitojne tezet e tzahirit dihet fukare,dajet de gjiknurit etj.

  13. Enea says:

    Ne vitin 1996 njerezit shiten shtepiat, sepse i pari i vendit, Sali Hajduti i tha..keto jane leket e pastra te popullit…inkurajoi njerezit te shisnin shtepine, pasurine qe i la Shteti Komunist. Sal Serbi nuk e do popullin shqiptar. Njoh njerez qe po hecin per pronen, me shume se 23 vjet tani qe erdhi rradha me e marre i thone, Saliu e ka dhene me qera nje prone prej shume hektaresh, ne nje zone shume te mire, e sa thoni ju e ka dhene 1 euro per 50 vjet. Kjo eshte te vesh duart ne koke…patjeter ai me dhenderrnorin e vet…i kane qendisur keto pune. Thone…Saliu, Shkelzeni e Argita faqedjegmja, (ashtu e ka pasur tani nuk e di se sdua tja shof bojen), jane njerezit me te pasur te rruzullit…….

  14. Zani says:

    Shume komentus thone se ky eshte nje veprim I mire qe bene qeveria, une megjithese nuk besoje se kjo do te ralizohet, po qe se do realizohet them se nuk duket e drejte jo per tu falur jo dhe jo por edhe te je pen me qera. Arsyeja eshte e thjeshte: 1) Do ket corrupsion ne blerjen e shtepive gjithashtu edhe ne dhenjen falas. 2) Vetem ne socializem mund te ket barazi jo ne capitalizem. 3) Mund te coje ne rrietje te metejshme te cmimit te shtepive. Shteti te ndertoi dhe te strehoje qytetaret sic bene gjith boat I jep me qera kush nuk ka mundesi ti paguaj I paguaj shteti ndermjet zyrave sociale per ate pjes qe klasifikohet e till. Privati te ndertoje sipas kerkeses se tregut, vetem po bere pastrim parash nderton jashte kerkeses se tregut.

  15. Usa says:

    Keshtu krijoen gettot. Mjere komshijte.

  16. jam says:

    Me nje fjale qeveria du t’iu bleje apartamentet qeveritareve ndertues dhe me pas do t’ia shese te pastreheve gjithnje ne menyre korruptive duke e shitur kete levizje si politike sociale.

    Po sikur ato 33-35 mije leke per meter katror (pra fondet ne dispozicion) ti shfrytezoje duke ndertuar vete shteti pallate per te pastrehet, keshtu mund te krijoje dhe vende pune te reja do ishte gabim.
    Politika sociale nuk behet ne kete menyre,kjo eshte thjesht nje menyre korrupsioni dhe boll u entuziazmuat me cdo ”fabul” qe tregojne politikanet shqiptare.

  17. Trick says:

    Asgje gje nuk eshte sic duket …

    Cilat jane arsyet e kesaj nderhyrjeje ne treg ?

    Oferta e apartamenteve ne shitje eshte shume e larte.
    Pergjithesisht ndertimet jane kryer nga njerez te lidhur me politiken dhe perfaqesues te tyre. (Fakt eshte Shumica e deputeteve ne parlament jane te tille dhe dihet dhe menyra se si i kane siguruar lejet ne kohen kur kjo industruri prodhonte fitim).
    Ne kushtet kur fuqia blerese eshte shume e vogel qeveria po perpiqet te simuloj kerkesen duke u ofruar atyre nje strategji dalje nga ky bisnes pa u shkaktuar asnje humbje, dhe gjith kjo me parate e tatimpaguesve .

    Nese nuk do te nderhyje shteti eshte e sigurte qe cmimi do te bie edhe nen kosto.

    Ky vendim shkon ne favor te nderuesve-vitrine te klases politike dhe Bankave qe kane financuar kete industri tashme ne krize.

    Te pastrehe e te varfer shqiperia ka patur gjate 23 vjeteve por shteti nuk nderhyry kurre.

  18. lili says:

    Nuk e Kane aspak per te pastrehet po per ruajtjen e pareve te tyre n’ato banka qe perdryshe do te falimentojne nga kredite e keqija qe Kane dhane…

  19. eni says:

    Banesat nuk duhe tu shiten te pastreheve, por duhet tu jepen me qera per sa kohe ata vazhdojne te plotesojne kriteret per te mbajtur banese me qera nen cmimin e tregut. Nesu ju shiten te pastreheve, rreziku qe egziston eshte qe ata mund t’ja shesin nje pale te trete me cmimin e tregut per te realizuar fitim, dhe te mbeten te pastrehe perseri.

  20. Taraboshi says:

    Rama po shperblen klientet e tij qe kur ishte kryetare i Bashkise , me dhenien e lejeve te klundra ligjshme me koficiente shfrytezimi te trualli mbi 90% , kur ligji thote 55% shfrytezim per banese dhe 455 ambjente sociale , fusha sporti,lulishte ,dhe parkingje , nuk eshte rastesi qe sot Tirane eshte qyteti qe s’ka ambjente sportive , lulishte shume pake dhe parkingje aspak duhet te rrish 1 ore ne makine per te gjetur vend parkungu.Keto Pallate kane ndenjur stok nuk jane shitur klienteve te Rames , tash Rama po bane socialin demek , po ju blene klienteve te tij stokun , ndofta eshte dhe vete pjestare ne kete afere , kjo po pregaditet nje mega korrupsion .

  21. Kadri Spahiu says:

    Nga ky akt “humanitar” Z. Rama dhe MAFIA KOMUNISTE do rrembejne edhe prape miliona leke nga arka e shtetit te pjerdhur-kuqalosh-hajdut-harbut Shqiptar!

  22. al, paci says:

    ore ju qe thoni bravo po vjen era shtet, ca shteti eshte ky do u blejne klienteve te ture qe te mos humbasin asnje lek, dhe me pas do kercasin bakshishi per ti mare keto apartamente. shteti me ato lek qe ka ne dispozicion te ndertojn vet banesa e tjua japin me qera te pastreve

  23. Shpresa says:

    Akti asht humanitar. Ishalla nuk degjeneron ne farse dhe ne korrupsion. Le te shpresojme per gjera te mira ne dobi te njerezve.Pra nuk kemi pse te sajojme mbrapshtina nderkohe qe idea e kesaj pune asht e mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje