Bashkëpunimi/ Shqipëri-Hungari, memorandum mirëkuptimi për bujqësinë

5 Mars 2014, 08:03Ekonomia TEMA

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti fton investitorët hungarezë të investojnë në Shqipëri. Panariti po zhvillon një vizitë në Budapest, ku po merr pjesë në Forumin Global për Bujqësinë familjare. Në ditën e parë të qëndrimit të tij Ministri Panariti u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të FAO-s Jose Graziano Da Silva i cili shprehu qartë angazhimin e tij për hapjen e një zyre rajonale të FAO-s në Shqipëri.

Një tjetër takim Panariti e zhvilloi me Ministrin e Bujqësisë së Hungarisë Sandor Fazekas, me të cilin u ra dakord të forcohet bashkëpunimi në fushën e bujqësisë mes dy vendeve dhe të rritet shkembimi tregtar, gjë që do të materializohet sot dhe me firmosjen e një memorandumi mirekuptimi mes dy vendeve. Ministri Panairiti e ftoi ministrin Fazekas për një vizitë në Tiranë, i cili premtoi se do të vijë së bashku me një grup biznesnemësh hungarezë për të parë mundësitë për investime.

Një tjetër takim Panariti e zhvilloi me Presidentin e Dhomes se Tregtisë së Ballkanit Perëndimor z. Attila Galambos me të cilin u diskutua mbi fushat ku mund të investohet në Shqipëri si dhe për mundësinë e organizimit të aktiviteteve të përbashkëta si Festivali i verës Shqipëri-Hungari.  Galabos u shpreh se Shqipëria ka shumë produkte me të cilat duhet të krenohet dhe t’i eksportojë si vaji i ullirit, djathi, vera, etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje