Miratimi i kredisë 330 milion euro për Shqipërinë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ngjallur optimizëm të dukshëm në qeverinë shqiptare. Një ditë më parë, Ministri i Zhvillimit Ekonomik e cilësoi vendimmarrjen e FMN-së si nisjen e “pranverës ekonomike” të Shqipërisë dhe si shenjë besueshmërie ndaj reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare. Pas tij, edhe Ministri i Financave në një dalje publike ka shpjeguar se ky fond do të shkojë kryesisht për shlyerjen e detyrimeve ndaj kompanive private, pra për shlyerjen e borxhit të brendshëm. Dhe përveç këtij fondi, ai njoftoi se do të ketë sërish një fond tjetër nga Banka Botërore, pa llogaritur këtu edhe grantet e Komisionit Europian.
Po përtej entuziasmit mbi fondet e konsiderueshme që do të injektohen në ekonominë shqiptare, duhet theksuar fakti se në këtë rast kemi të bëjmë me një borxh të ri që ka marrë shteti shqiptar. Ky borxh i ri, edhe pse i marrë me interesa të favorshme, i shtohet borxhit egzistues, që raportet ndërkombëtare dhe ekspertët vendas e të huaj e kanë cilësuar si problematik për stabilitetin makroekonomik të Shqipërisë.
Nëse i referohemi strukturës së borxhit egzistues, pjesa më e madhe e tij është borxh i brendshëm. Ndaj, paratë që vijnë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore këtë vit, do të rrisin më tej përqindjen e borxhit publik, e madje do të ndikojnë edhe në ndryshimin e balancave të raportit borxh i brendshëm/borxh i jashtëm. Gjatë vitit 2014, qeveria e ka parashikuar në buxhet vijimin e rritjes së borxhit deri në masën 74 % për të vijuar më pas gradualisht më uljen e tij në vitin pasues.Por a përbën arsye për t’u entuziasmuar fakti se po merret borxh për të shlyer borxh? Nëse lexojmë dhe besojmë argumentimet e qeverisë, PO. Nëse i referohemi qëndrimeve publike, borxhi është me kushte të favorshme, pra me interes 2 përqind e mund të cilësohet si “kredi e butë”, ndryshe nga kreditë që mund të merreshin nga burime të tjera.
Nga ana tjetër, qeveria pret që duke shlyer detyrimet ndaj kompanive, këto të fundit do të shlyejnë kreditë në banka. Si rrjedhojë, kreditë me probleme do të ulen dhe depozitat e bankave do të rriten. Pas kësaj, bankat do të jenë më të predispozuara të japin më shumë kredi, çka do të thotë se edhe tregu do të ketë më shumë para në qarkullim, pra më shumë likujditet. Ky zinxhir efektesh cilësohet si rindezje e motorit të rritjes ekonomike në vend.
Paralelisht me injektimin e këtij fondi në ekonomi, Banka Qëndrore dhe qeveria kanë ndërmarrë një serë politikash monetare dhe fiskale ndërsa janë në zhvillim e sipër disa reforma të rëndësishme strukturore.Të gjithë komponentët e mësipërm, pritet t’i japin Shqipërisë një rritje ekonomike të kënaqshme dhe progresive duke nisur nga ky vit.
Por a do të prodhojnë këto masa efektin e pritshëm të rritjes ekonomike, e cila duhet të përballojë, jo vetëm këstet e interesat e kredive të reja, por edhe këstet e interesat e borxhit egzistues; paralelisht me rritjen e mirëqënies për qytetarët dhe arkën e shtetit? Përgjigjia i mbetet kohës…
http://respublica.al/artikuj/2014/03/02/kredia-e-fmn-a-ka-arsye-per-entuziasem
Normare qe ka arsye per optimizem,edhe nje individ per te ngritur nje biznes duhet medoemos te siguroi nje fond te caktuar si nepermjet kredis nga bankat apo ne forma borxhi neper njerez dhe jo nje shtet qe e gjeti arken bosh dhe si fillim duhet te rimekembet,te shlyej borxhet qe u ka privateve ku edhe privatet do rifilloin pune duke punesuar dhe njerez.
Kjo sasi parash eshte nje lemoshe e vogel e FMN per shtetin shqiptar. Nje sasi te tille apo me te madhe parash shteti mund ta kishte marre nga taksat per Lazaratin, me legalizimin e rritjes se marijuanes (hashashit) ne Shqiperi. Shikoni se cfare po i japin Greqise, me miliarda, ndersa Shqiperise me pikatore, sa per ta genjyer. Greqia i genjeu te gjithe dhe ata prape po i falin borxhet dhe po e mbysin me para vetem e vetem ta mbajne ne kembe dhe funksionale. Shteti duhet te shikoje tek burimet e brendeshme, tek bashkepunimi me biznesmenet vendas, tek vendosja e ligjit dhe pagimit te taksave. Shqiptaret duhet te kuptojne se pa paguar taksat, ujin, driten, dhe pronat nuk mund te behet Shqiperia. Koha e kaosit qe krijoj Berisha duhetv te marre fund. Rebdi dhe ligji do ta beje Shqiperine dale nga dale.
Ky qe ka bere kete artikull qenka hu gardhi.
Ky borxh do ndihmoje ne uljen e borxhit te brencem dhe ritjen e birxhit te jashtem.
Gjithe problemi eshte qe keto para qe meren te perdoren ne investime ne menyre qe te prodhohne vende pune dhe detyrimisht edhe ne shume para,
mirpo ky borxh do ju jepet bizneseve te medha…dhe ndersa buzbeset e medha do mbushin xhepat,
populli u varfer do paguaje kusuret e ketij borxhi me taksa te larta,
me ngritje cmimesh etj.
Pra, nga ky borxh fitojne 1% e shqiptareve,
dhe humbasin 99% e tyre,
Ne fakt nje borxh i perdorur ne menyre te tille eshte tipik per Partite e Djathta,
ndersa Partite e Majta kur marin borxhe te tilla i investojne tek bizneset e vogla dhe te mesme..
Mirpo PS drejtohet nga nje djathtist, dhe per kete krenohet,
Si perfundim nga ky borxh do ritet me shume varferia dhe ndersa do ulet borxhi i brencem do ritet borxhi jashtem,
borxh i cili nuk mund te shlyhet dot sepse bizneset e medha ato para qe do marin nuk i investojne…kjo eshte provuar edhe ketu ne USA
Do ishte mire qe te mos merej borxh, ose edhe po te merej shlyerja te behej gradualish ne keste te vogla dhe pjesa tjeter e parave te perdorej ne investime te mesme , dhe ne nxitjen e bizneseve te vogla dhe ritje rogash ..ne menyre qe te ritej konsumi.
Dmth te perdorej pak Keinesianizmi paralel me investimet….
Duhet thene se me perdorimin e ketij borxhi ne ket menyre PS-ja tregoi se ka Ekonomiste qesharake dhe totalisht Inkopetente
Sigurishte qe ka entuziazem ne grupin qe do i levroje kto shuma hej ..lol!
I thone jo pak 330 Miljone !!!!!!!!!!!!!!! Pfiiiiiiiiiiiiiiiiiiuuuuuu…
Ksaj i thone me t’hyp zogu ne dor vet lol !
“Grupi Administrimit” jo qe eshte entuziast por po fluturon nga gezimi .
hajt pra , per Shqiperine e Lire ! Gezuar !Popull!
Me falni se nuk kuptoj pasi e kam kryer shkollen ne kohen e sistemit diktatorial,PERSE DUHET TE MARRIM BORXHE PER TE LARE BORXHE KUR INORMALITETIN E KEMI 50% ?????
Pra ne buxhetin e vitit 2014 jane parashikuar te ardhura tatimore nga tatimet dhe doganat 335,038,000,000 leke,pra rreth 2.4 miliard euro.
Meqe qeveria ka premtuar se do e qeverise me mire kete vend,ta ule informalitetin ne 30 perqind,pra te rrise te ardhurat me 67 miliarde leke ose 470 milion euro.Me kete menyre lajme 330 milion euro borxhe dhe investojme ehe 140 miion euro te tjera.
Me falni se e kam mbaruar shkollen ne kohen e merhumit he e kam me kollaj te punoj se te marr borxhe.
Ne zgjedhjet e tjera propozoj te bejme tender kush e zbret informaitetin
Shko pyet Sali Berishen,se ai ka marre KREDI TREGETARE ME INTERES 48% per te ndertuar rruge e tunele,ku 50% e tyre futej ne xhepat e tij!!
Ndersa ne tani do paguajme interesatr e tij nga 1 miliard euro cdo vit!!!
Qe e ke mbaruar shkollen ne kohen e merhumit,dmth,ne kohen e ZOGOLLIT,do te thote se je GDHE nga TRUTE!!!
Se shkollat e Enver Hoxhes ishin 1 mije here me cilesore se keto te sotmes,,o MERHUM I Sales!!!
Emrin e paske te bukur o Rezart ,mendjen jo.Emri eshte merite e atij qe ta ka ngjitur ,mendja si rregull eshte merite e atij qe e disponon.por meqe nuk e mupton ironine se duhet te jesh fshatar po te pyes direkt: meqe 50 perqind jane bere rruge e tunele e 50 perqind jane vjedhur nga Berisha, pse duhet ti paguajme une e ti te pakten 50 perqindeshin e dyte? Me nje fjale perse si merren atyre qe i vodhen ?
Berisha korigjonte shifrat e rritjes ekonomike qe jepte Ministri i ekonomise Ridavan Bode!Ku esht pare e degjuar kjo?
Ti ke te drejte(duke marre parasysh edhe komentin me siper).
Por ka nje problem,jo vetem ne Shqiperi,por ne te gjith Europen jugore(si rasti i Greqise),nuk ka institucione te pavarura per te dhënat financiare.Nuk mbeshtet nje borxh ne parishikimin e te ardhurarve nga tatimet te fillim Vitit,kur nuk ke nje baze,nje marke te sigurte kombetare,apo pasuri(si nafta a gazi p.sh).
Jugoret jan aq te pa drejte sa edhe te ndjeshem per padrejtesite.
Ato horrat qe vodhen nuk do te paguajn asnje qindarke,te jesh i sigurte.Kush do ti detyroi te paguajn,keta qe jan ne rralle?
Ene une ne kohen e merhumit e kam ba shkollen, po, tuj pa, tuj ndigju, mundohem me kuptu. Doja me sqaru me sa mundem zotnine Agr qe i ka met sahati te ekonomia socialiste .
Ajo puna e borxhit qe duhet marre ne ket rast, une e kuptoj si punen e “ilacit” qe merret kur je kapsllik (te me fali zotnia). Pra duke u tapos nga poshte nderkohe stomaku kerkon te haje, krijohet nji handikap qe e vuan sistemi i tretjes dhe gjithe organizmi. Per ma ne detaje mund te konsultohesh me mjekun specialist.
Falemnerit nese m’kupton !
Agr,
Ne se shkon ne inernet ne faqen e ministrise se financave per vitin 2014 per buxhetin e shtetit ke keto te dhena :
Te ardhurat 290.183 milion leke te reja ose 2 miljarde e 901miljon Euro
Shpenzimet : 381.883 milione leke te reja ose 2miljarde e 727 miljon Euro
Ne se qeveria i lan borxhet bisnesit atehere :
– Bisnesi behet me leke dhe me nje pjese te lekeve paguan rrogat e punonjesve, borxhet qe ju ka levruesve dhe pjesen tjeter ja paguan bankave per kestet e kredive e keqia.
– Ne se bankat marrin leke atehere permiresohet bilanci i tyre dhe ata jane te gateshme te japin kredi te reja per bisnesin.
– Ne se bisnesi merr kredi te reja ai investon, pra krijohen vende pune, njerezti marrin rroga dhe kane leke ne xhep dhe keshtu rritet konsumi pra kerkesa, tregu reagon dhe rit oferte duke rritur prodhimin dhe keshtu me radhe.
Ti ke shume te drejte se duhet ulur pa tjeter informaliteti, gje qe qeveria e ka filluar me furgonat etj.
Pershendetje
Goxha analize zotrote.Ndonje zgjidhje tjeter a kishe gje???????
Ky specialisti anonim, na ve ne dyshim borxhin e FMN-se!!!
Qenka aq i paqarte sa nuk e di se cfare do PJELLE!!!
Une,si lexues i thjeshte,jo specialist finance,po e pyes:
-Si do ishte me mire,TE MOS E MERRTE KETE BORXH QEVERIA???
-A eshte marrja e ketij BORXHI me me leverdi se KREDITE TREGETARE te Berishes me interesa 30-50%???
-Ne se qewveriua beri gabim qe e mori kete borxh,PO TI ZOTI SPECIALIST ANONIM,CFARE ALTERNATIVE ME TE MIRE JEP???
Apo futja kot plako!!!
erdhe euro o njerez po ferkojne duaret qeverritaret e rinje, sa bakshish do jepet per ti fituar keto euro. do marin dhe ata qe skan punuar fare dhe qe skan pasur firma fare, se do ti ndajne me keta te rinjet qe erdhen ne pushtet, i hani 3oo milion se i paguan populli me von. kaq hengri dhe sali bisha te rruga e kombit
Kaq 330Miljon eur perrlau vetem Lulja e papit me nji te zgjatme te buzeve lol, hehheeee por saliut si afrohen dot kto kurr .vetem menji kredit nga banka gjermone ropi 500Miljone lol dhe i rrasi direkt ne “baulen e vet” pa ju rrujt aspak nga dikush ,sepse fushaten e llogariti me kto paret e biznesit kupto ti cere bohet ne ket vend apo jo ?
Ktu ka marre muti dhene ,qysh kur u vu sali berisha president .
ka morr fund lol secili duhet me o grup e marre pret e veta ktyne hajnave poltikes qe edhe ne shpira kan mcef pare miljona.
Marrja borxh nuk eshte gjema me e madhe qe mund te ndodhe duke pas parasysh qe qevria eshte detyruar per ta bere kete gje se sjka rruge tjeter. Ky borxh nuk eshte asgje e jashtezakonshme por kerkon kujdes dhe pergjegjeshmeri ne administrimin e tij. Ka vende perndimore qe borxhin e kan edhe 500% por, duke pas parasysh historine e piramidave dhe gropen financiare te sotme te lene peshqesh sa here qe PD zbythet nga pushteti, ky vend ka nevoje te ndeshkoje me te drejte dhe maksimalisht te gjithe papergjeshmerine e qeversjes financiare te 23 viteve te fundit. Eshte e padurueshme te shohesh opoziten sot tek krihet me gjithe kete situate qe vete ata kane ushqyer dhe frymezuar. Drejtesi dhe ndeshkim per fajtoret duhet sot dhe pergjegjshmeri sot dhe neser. Jo se institucionet pergjegjese do i bejne ketij populli ndonje favor por se kjo eshte detyra e tyre.
@agar, edhe une atij shkollimi I takoj pra, para vite 90-te. Por nje pyetje , vetem borxhet ka qeveria per te paguar? Po zerat e tjere te bilancit me 140miljon do te mbyllen? Edhe ne ate shkollen kemi mesuar per ekonomine kapitaliste . Por,jetojme ne kapitalizem-anarshi ku nuk ka shkolle ti dale per zot. Brezi pas 90 ka bere shkollen e vicidollit dhe provinca mbyti qytetin .
Chicago 14,lexo mire se une kam shkruar,te luftohet inormaliteti dhe nga 2.4 miiard euro te mblidhen 2.87 miliard euro
Me borxhin ndaj biznesit te rreklamuar kaq me bue qe ne nismen e saj nga qevria Edvin kristaq Rames,vjedh Berisha nen firmen e Bode-Cani,po grabit dhe Rama e Meta mafjozi,perfundimi nje popull qe do te paguaje grabitjet e riciklimit te botes se krim=korrupsionit-politik ne te tria pushtetet,pa i hyre gjemb ne kembe.
Borxhi ndaj biznesit nje grabitje e madhe si shperblim ndaj marveshjeve te fshehta ne sakatimin e kushtetutes dhe ne te quajturin kualiciona Rama_meta me bekim berishjan,ne gjirin e Lalzit ku Edi hengri ngjalen berisha-Meta ne vilen e te superkorruptuart tashme ta njohur me ze e figure,pra Ilir Metes.
O sot o kurre shqiptaret duhet te ngrihen ne protesta qe tu thone NDAL paudhesive me kushtetuten ashtu dhe grabitjeve te tjera qe do te vijne nga pas nga bandat blu-roze,qe vazhdojne e mashrojne,grabisn,terrorrizojne duke shtuar viktima te tjera nga pas.Mjaft me.
Drejtesi e vonuar,drejtesi e munguar,nje bashkefajesi dhe nje krim qe vazhdon,qe nuk duhet sponsorizuar e financuar,por denoncuar e ndeshkuar me tere fuqin e ligjeve.
VEPRO TANI
Nuk duhet thene qe PS-ja eshte “pasqyre” por PD-ja e Sale kriminelit eshte STERR E ZEZE per ne shqiptaret e Shqiperine.
Kush ka njohuri ekonomike e pershendet kete borxh qe do te merret nga F.M.N Kjo do te jete nje shenje e mire per te filluar te vere ne levizje ekonomine.Por kjo nuk mjafton duhet qe te levizi porodhimi dhe eksportimi shqiptar
Une propozoj qe cdo rrogetar ne shqiperi perfshi ketu edhe pensinistet te mos u jepet rroga per nje vite dhe keshtu e nisim nga e para pa marre borxhe nga askush dhe te kete penalizime per te gjithe kur nuk paguhen taksat
shqiptaret gezohen kur marrin borxh;ky eshte kulmi.dmth deri tani paskemi ec drejt humneres dhe ky borxh eshte rreze shprese per te shmangur kolapsin….a do jemi ndonjehere shtet rentabel?…..
me falni por ka ndonje koke te shquar te paraqese alternative te garantuar o shqiptare, se na hapet barkun me mencurine e te cmendurve ekonomiste kto 23 vjet postkomunizem,te dali ndonje burre po pati…..???
Ky që ka shkru artikullin nuk i paska bo mirë llogaritë, sepse nuk është njësoj si të marrësh borxh me 10% e si të marrësh me 3%.
Nga ana tjetër asnjë ekonomi nuk funksionon me 0 borxh, përveç Shqipërisë gjatë kohës së diktaturës dhe e keni parasysh vetë se ça niveli ekonomik ishte.
Gjithë puna është te menaxhimi borxhit dhe i interesave, dhe mesa di borxhi i FMN-së është me interesa të buta fare, prandaj nuk ka asnjë problem dhe është alternativa më e mirë e mundshme.