Tregu ushqimor ka një evazion fiskal që llogaritet në minimalisht 300 milionë dollarë në vit dhe ky fakt jo vetëm që pranohet publikisht nga bizneset e fushës, por sipërmarrësit thonë se janë të detyruar për shkak të ngërçit ligjor, raporton Vizion Plus.
Sotir Velo është pronari i një fabrike qumështi, i cili lëndën e parë e blen nga banorë të fshatrave në Myzeqe, pa asnjë dokumentacion ndërsa për ta shitur ai nënshtrohet pagesës së detyrimeve.
Në këto kushte ai është i detyruar që këtë pjese informale të tregut ta kompensojë në forma të tjera në mënyrë që të ulë kostot e prodhimit. Situata shqetësuese pranohet edhe nga zyrtare të ministrisë së Financave, si dhe asaj të Bujqësisë.
Kjo situatë funksionon në këtë formë për të gjitha produktet që blihen nga fshatarët. Një ligj i tillë ka për qellim shitjen e produkteve shqiptare, por paralelisht me këtë situatë ai po stimulon evazionin në industrinë ushqimore.
Euro apo dollare se na bet lemsh
Kjo nuk eshte asgje . ka plot magazina te tregjet ushqimore qe e kane xhiron ditore me te madhe se taksat qe paguajne per gjith vitin
Ashtu sic shitet qumeshti jane edhe plot produkte te tjera qe prodhohen nga sektori i bujqesise si p.sh: frutat,prodhimet e serave,ulliri dhe nenproduktet e tij,prodhimet e detit qe shiten ne masen mbi 80% pa dokumentacion,pra direkt e nga peshkataret ne barkat e tyre te peshkimit.
Kam frike se po te vihet dora e shtetit,do kemi nje rritje tjeter te cmimeve ne treg dhe kjo do jete jo me e vogel se 25% e atyre aktuale.
Kujdes…
– Kujdes e shume kujdes ! mos prekni ne buken e perditeshme !Kur Tatim Taksat te arrijne te ushtrojne kontroll te barabarte ne gjith territorin dhe te taksohen te gjithe objektet shtepiake ,te luksit e karburantet pastaj deri ne ushqimoret e fshatrave atehere i ka ardhe radha ushqimeve.Ketu akoma ne Tirane ka dyqane qe tregetojne njelloj e nuk paguajne njelloj.tung
Po ke farmacite?
Po ke dentistet?
Po ke kafenete?
Po ke kembimi valutor?
Po Celularet?
Po riparimi makinave?
Po ke materialet e ndertimit?
PO KU KA VEND PA EVAZION DHE INFORMALITET NE SHQIPERI?
I shkreti fshatar, as nje cope buke s’po e lane ta hane rahat. Leni se shtet inuk i ndihmon hic, tash do ja hjeke edhe ate kafshate qe me zi fiton
Korrupsion,
Me vjen keq, por ti ke te drejte. Shteti shqiptar, per momentin, nuk i ndihmon dot fshataret me subvencione financjare dhe kjo, sepse arka e shtetit eshte bosh. Me sa di une, shteti zvicerjan, me qellim qe fshataret te mos largohen nga malet dhe fushat, pra demtim te turizmit, i jep ndihme ( Subvencion ) cdo familje fshatare te pakten 50mije franga, qe i bie reth 57 miljon leke te vjetra.
Qeveria duhet te kete kujdes, sic thua edhe ti, qe te krijoje sa me shpejt shtresen e mesme, sepse ajo do te krijoje vendet e reja te punes.
Pershendetje
Le te marrim nje qender si Pazari i Ri ku te gjithe dyqanet (jo fshataret) shesin pa kupon, keshtu dhe ne zona te tjera.
Vete shteti te rimbursoje ,ose thene me sakt,te plotesoje boshllekun
e faturave te munguara nga prodhuesi.
Psh ; per dy ose tre vjete te mos tatohet prodhuesi i vogel ,qe te
rimekembet .dhe ,tregtari i madh te jete i mbuluar per mungesen e
dokumentit te blerjes se mallit qe perpunon.
Sepse ,ketu ai mundohet te justifikoje mallin e blere ,duke e shitur
me cmim te larte ,dhe i demtuari eshte ,konsumatori.
Ne llafosim kot ,se shteti i di vete se si behen keto pune.
Po te ishim ne te zote ,do te ishim pjese e shtetit dhe jo te forumit !
Shqiperia eshte 100% vend INformal,perndryshe nuk do ishte kjo gjendje qe eshte,ose e thene me sakte eshte shtet i falimentuar!
jepini rritini dhe cmimet e ushqimeve , gjeni prralla per te na treguar dhe o burra.
Ketu duhet te fokusohet puna e qeverise, te informaliteti, perndryshe do deshtoje si paraaedhesi I tij, nuk duhet te kete komoromis ketu edhe pse PD eshte ne anen e shkaterrimit te shtetit madje pjella djallezore e tij
Une jam konflikt interesi por fshatari duhet ti futet punes,ti lere qurravitjet,te fillojne te paguajne taksat duke nisur nga sigurimet.
Fshataret qe njoh une fitojne vetem nga sezoni i ullirit rreth 10 milion leke dhe askush nuk i pengon te rrisin edhe blete,te merren edhe me pak blektori edhe pula per veze edhe perime ne bacet e tyre etjetj
Por kur fshatari eshte dembel,normal qe do behet llapaqen
Shtet i Falimentuar !