Vendimi: Tarifat e biletave të transportit qytetas me autobus miratohen nga Këshilli Bashkiak

19 Shkurt 2014, 18:44Ekonomia TEMA

Tarifat e biletave të transportit qytetas të udhëtarëve me autobus miratohen me vendim të Këshillit Bashkiak.

Kjo përcaktohet në ndryshimet e miratuara nga Qeveria në ligjin nr. 8308, datë 18.3.1998, “Për transportet rrugore”, të ndryshuar.

“Këshilli Bashkiak, duke u mbështetur në nevojat e popullsisë për transportin qytetës, përcakton linjat, organizon, financon dhe vendos për këtë lloj transporti brenda juridiksionit të vet.

Transporti qytetës kryhet me autobus vetëm nga shoqëritë, të cilat kanë të shprehur në aktet e themelimit, si objekt të veprimtarisë, veprimtarinë e transportit të udhëtarëve.

Ndryshimet parashikojnë që tarifa e llojit të biletës në transportin qytetas të udhëtarëve me autobus  miratohet nga këshilli bashkiak në përputhje me nivelin e standardit të kërkuar për këtë shërbim.

Fondet për kompensimin e tarifës së transportit të kategorive të personave, që përfitojnë nga legjislacioni në fuqi për transportin qytetas, përballohet nga institucionet përgjegjëse sipas ligjit. Masa, kriteret dhe procedurat për kompensimin e kësaj tarife përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Licenca për transportin qytetës jepet nga kryetari i Bashkisë.

2 komente në “Vendimi: Tarifat e biletave të transportit qytetas me autobus miratohen nga Këshilli Bashkiak”

  1. fl says:

    Sot zhulsi i Sales A.Goxhaj mbant ne duar nje flete ku thuhej “Stop rritjes se cimimit te biletave” ? Ndoshta po e degjon Lulka kesaj radhe

  2. perla says:

    nuk kuptova cfar u miratua,kur ato qe lecova me vendim te km ne vitin 98 ijepte kopetenca bashkis,per vendimin tjeter qe sot i kalonte km ishte pa date.dhe cfar kopetencash ka bashkia vetem,per te dhen licenca dhe te vjeli taksat,dhe te na sqaroj a do ngriet cmimi biletes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje