Cani takohet me drejtuesit e bankave: Të zhbllokojmë kreditimin

12 Shkurt 2014, 14:12Ekonomia TEMA

Kreditimi i ekonomisë ishte në qendër të takimit që ministri i Financave Shkëlqim Cani zhvilloi me drejtuesit e sistemit banker. Gjatë takimit u diskutua edhe mbi kreditë me probleme, ndryshimet në ligj për trajtimin fiskal të heqjes së kredive të humbura nga bilanci, për mënyrën e pagesës së përmbaruesve për ekzekutim të kolateralit, si dhe impakti që do të japë në ekonomi shlyerja e detyrimeve të prapambetura.

Ministri Cani u bëri të ditur bankave se miratimi i strategjisë së shlyerjes së borxheve ndaj kompanive dhe individëve nuk sjell leverdi vetëm për biznesin, por edhe për bankat, të cilat janë rënduar nga kreditë me probleme. Këto të fundit parashikohet të zbresin me 3-4 pikë përqindje nëse llogarisim fondin e parashikuar në buxhet prej 350 milionë dollarë, që parashikohet të shkojë për detyrimet e papaguara ndaj firmave.

Rritja e kredive me probleme ka sjellë stepjen e bankave për të kredituar ekonominë, por drejtuesit e bankave u shprehën optimistë se nisja e pagesave nga qeveria për projekte që presin me vite shlyerjen e detyrimit do të çlirojë sistemin. Sipas bankave, shlyerja e borxheve të vjetra do t’i japin një frymëmarrje ekonomisë, ndërsa përfshirja e FMN-së në këtë proces e bën Shqipërinë më të besueshëm në sytë e ndërkombëtarëve. Drejtuesit e bankave u shprehën me optimizëm për nënshkrimin e marrëveshjes me FMN duke e vlerësuar atë si rritje e konfidencës ndaj ekonomisë.

Ministri kërkoi nga bankat më shumë bashkëpunim.

“Mirëpres nga ju jo vetëm identifikimin e problemeve, por edhe sugjerime për zgjidhjen e tyre”.

Në lidhje me mënyrën e pagesës së borxhit ndaj firmave dhe avantazhin e bankave në këtë proces, z. Cani ftoi drejtuesit e sektorit bankar të shikojnë gjetjen e zgjidhjes, në mënyrë që të sjellë edhe shlyerjen e kredive.

Bankat, nga ana e tyre, ngritën probleme në lidhje me gjyqësorin dhe precedentët negativë që krijohen nga vendime mbi interpretime të njëanshme.

9 komente në “Cani takohet me drejtuesit e bankave: Të zhbllokojmë kreditimin”

  1. Velva says:

    Te lumte i nderuar

    1. Deani says:

      Pune e mire e konstruktive. KEto jane hapat e duhur per nje ekonomi me premtuese

  2. nje qytetar tirone says:

    O shoku minister , kafshate e rende eshte mjerimi, kafshate qe te ngec ne fyt e te ze trishtimi. Shume shpejt do te shikoni fytyra te mpita e sy te jeshilta aty para dyerve te zyrave tuaja.

  3. SC says:

    Asnje kacidhe per cilindo qeveri qe nuk fut ne burg ata qe e kane katandise ket vend ne rrumpall

  4. ......$£....... says:

    Ja, ky qe eshte nje artikull qe duhet te shqetesoj te gjithe, me siguri do ket nje interesim medioker te komentuesve injorant qe lehin si zagaret per mellenja

    1. elinor says:

      C’te themi? Ne teori situata eshte plotesisht e zgjidhshme. Ne natyre materia nuk humb por shnderrohet nga nje forme ne nje tjeter. Edhe paraja thjeshte nderron duart por aty eshte. Gjithe keta qeveritaret e meparshem nuk i hengren neper bankete ato qindra e mijera miliona. Aty i kane shumicen; sa ne nje banke ne Dubai, ne Krete, sa ne prona e vila….e me the e te thashe. Vetem Meta e dime te sigurte qe na i ka nja 700 mije euro vetem prej nje afere. Ja, kapi e persekutoi te gjithe, konfisko pasurite e tyre si brenda dhe jashte vendit dhe ja ku u paguan borxhet e pashlyera te bizneseve e me shume akoma ngelin. Edhe bankat marrin fryme lirisht.
      Ne teori kjo.
      Tani, ne praktike kemi nje problem te vogel. Listen e te korruptuarve pasurite e te cileve duhet te konfiskohen e kryeson ai….ai qe kryeson dhe parlamentin. Si t’ia bejme? Nga t’ia mbaje i ziu Rame?!

  5. zamo says:

    bravo ministri q eme ne fund dikush po kujdeset per problemet e bankave qe jan te lidhura direkt me biznesin dhe njerezit e thjeshte.sekstori i kredive problematike eshte rritur shume dhe duhet nje dore e forte e shtetit dhe e bankes se shqiperise qe dh me borxhin q edo ju laje bizneseve t eulet niveli i kredive te keqija

  6. bledi says:

    Sduam kredi,,,duam leket tona.

  7. Ju jeni te gjithe e te njetes kaste .
    Poltikat qe ju ndiqni nuk i sherbejn aspak ktij populli ,
    por kastes mafioze “bizgnes” dhe poltike .
    Ja qifsha robt poltikanve dhe ty o kurv cerdhe mafiozesh,
    qe paret e shfryetzuara nga kryekrimineli sali berisha per qejf te tij ,
    disa per konton e tij dhe disa miljarda per te qendruar me pushtet ,
    i merren buxhetit te popullit dhe i dhurohet perseri klaneve mafioze ,
    qe mbajn emrin bisnez por ne te vertet jane nji kompani mafiozesh ose troc shkerdhatash ,qe bashkpunojn me cdo qeverri kunder popullit shqiptare .

    Po mir mer shkerdhata poltikan ,po ne pronareve te tokave qe kemi 23 vjet e presim te na jetet haku jone pa % qe ne fakt ju duhet kerkuar juve mafiozeve poltike ,kur e kush do na i japi ???
    Ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu POLITK TE QIFSHA ROBT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje