Veliaj: Skemë e re për pensionet

7 Shkurt 2014, 12:42Ekonomia TEMA

Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, e cilëson si të dështuar skemën aktuale të pensioneve për shkak se  nuk siguron të ardhura të mjaftueshme për pensionistët në përballimin e jetesës, por është e papërballueshme edhe për financat publike.

Në mbledhjen e grupit të punës për reformën në sistemin e pensioneve, Veliaj vuri theksin në ngushtimin e ndjeshëm të raportit kontribuues dhe përfitues.

“Sistemi i pensioneve ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Skema ka disa objektiva të shumëfishta, por ajo duhet të ketë dy elemente: mjaftueshmërinë dhe përballueshmërinë. Skema aktuale ka dështuar me sukses në të dyja këto element”, tha Veliaj.

Sipas tij, skema aktuale nuk garanton mjaftueshmërinë e benefiteve, por njëkohësisht është e pa përballueshme për financat publike dhe nuk e mban dot veten.

“Deficiti ka arritur në 420 milionë dollarë, ç’ka ka rezultuar në taksim të dyfishtë të të punësuarve të cilët po paguajnë edhe sigurime shoqërore dhe po taksohen për të mbajtur skemën gjallë. Raporti duhet të jetë 4-6 kontribuues për një përfitues”, u shpreh Veliaj.

Sipas tij, situata është alarmante edhe për shkak të informalitetit. Sipas ministrit Veliaj, rreth 1 milionë shqiptarë janë në moshë pune dhe nuk paguajnë sigurime, ndërsa një pjesë e atyre që janë në marrëdhënie pune paguajnë sigurime mbi pagën minimale. Ai theksoi se reforma do i nënshtrohet një diskutimi të gjerë dhe gjithëpërfshirës.

“Pranë ministrisë është ngritur grupi i këshillimit. Kjo reformë nuk cenon të drejtat e qytetarëve që janë pranë daljes në pension. Ministria dhe ISSH do pastrojnë skemën e pensioneve nga çdo abuzivitet. Do ketë disiplinim dhe mbyllje të vrimave që ka skema aktuale. Nga skema e re çdo i moshuar do ketë mundësi për një pension dinjitoz, sikundër duhet hequr pensioni tavan. Reforma do krijojë hapësira edhe për zhvillimin e skemave alternative për pension”, tha Veliaj.

34 komente në “Veliaj: Skemë e re për pensionet”

  1. ritu says:

    Bravo z.minister. je i madh ,bashke me Tahirin jeni dyshja me e papame e kesaj qeverie.

    1. Lom Deliu says:

      Ashtu eshte sidomos kur thote qe per nie perfitues duhet te jene 4-6 kontribuesa, qe I bije te paguajn per ne edhe te huajt se shqiptaret nuk mjaftojne.
      Sistemi kontributiv u vu qe ne vitin 1993 dhe qe athere u denatyrua. nuk u rrit maksimumi sa kontributi maksimal dhe u ul nga 27% ne 21% kontributi. Veç kesaj marrin pension dhe ata qe nuk kontribuoje ne vend te ndihmes sosiale, ne se ju takon,

      Kthejeni atje ku e ka gjithe bota demokratike perfshire dhe ne kur filloj reforma.dhe mos na genjeni se po beni ju reformen.

      Nuk ju ndalon kush te denonconi tjetersimet e bera per vota sigurisht duke thene kush I beri.

      1. Caf Teli says:

        Lomo !
        Pse muk thua qe Sorrosisti Veliaj kur eshte fjala per te share Qeverine e pare Demokratike thote qeveria Meksi e kur duhet te lavderoj punet e saj that emrat e ministrave, qe mbase e perkrahin apo se do te lidhi ndryshimet me veten e tij.

        1. Tironsi2 says:

          Ky eshte nje injorant i ish Partise se Punes,i cili dine vetem te fyeje te tjeret,nderesa vet s bene asgje.Me taksat e kanabisit te Lazaratit,qe ti nuk guxon as ti afrohesh,mund te paguhen pensionet e te moshuareve.Flitet se ne kolumbine e vogel te Tahirit dhe Veliajt,Llazarat,fitohen mbi 4 miliard EUR-o pa taksim shteterore.Arroganti dhe enveristi Veliaj nuk flete per trafikimin e kanabisit,sepse nuk ia bane by…Por,tani mashtron te moshuarit dhe njerezit ne nevoje.Kurse veshashkuli thote se nuk do kete rritje edhe tri vite.Luaje Qeveri luaje.Na mbyti tritoli dhe krimet e perditshme ne trafik dhe familje.Tani faji eshte jetim…ose i te tjereve.

    2. feniks says:

      Zoti Veliaj,nje keshille per qeverine!
      -Pensionet jane kotributi,qe jep shteti per ata qe kane punuar tere jeten dhe kane dhene nje pjese te te ardhuarave te tyre per keto dite te pleqerise!!!
      Ne e kemi bere detyren tone,ndersa SHTETI,JO VETEM NUK E KA BERE DETYREN E TI,POR EDHE KA GRABITUR DJERSEN,MUNDIN ,GJAKUN DHE PASURITE qe ne kemi ndertuar tere jeten!!!
      Vertete quhen pensioniste kush ka plotesuar kushtet per te perfituar kete te drejte,por jo te gjithe pensionistet rrojne vetem me kete pension mizerabel!!!
      Shumica e popullsise ne fshat moren TOKAT ,kullotat,pyjet,vreshtast,pemtoret etj,traktoristet,kombajneret,shoferet etj privatizuan mjetet e tyre me KILOGRAM per 5 leke dhe bene biznese apo i shiten ati me 10-15 fishin brenda javes!!!
      Ne qytet,shitesat moren dyqanet dhe sot ose bejne vete biznes ose ua kane dhene te tjereve me qira!!!
      Keto kategori pensionistesh me keto PASURI,QE U FALI SHTETI tani,jo vetem nuk pyesin per pensionin,por kane vene pasuri edhe per femijet e tyre!!!
      Nje dyqan ne katin e pare te pallatit ku banoj une,me siperfaqe 16 m/2 ,i zoti,nje pensionit si une e shiti per 120 milion leke!!!!!!!!

      Shtrohet pyetja?
      – Ne fshat me gjithe ato pasuri dhe ne qytet te gjithe ata qe moren dyqane,sigurojne 10 fishin e te ardhura shtese mbi pension,ndersa ne te tjeret,qe nuk kemi perfituar nga NDARJA E PASURISE KOMBETARE(pervec ca letra me vrime pa vlere),nuk na del pensioni as per nje kafe!!!
      Kjo eshte PABARAZI E MADHE,ndaj pjese e reformave tuaja duhet te jete edhe kjo:
      -KUSH NUK KA MARRE PJESE NGA PASURIA KOMBETARE(dhe kjo eshte e dokumentuar) te marre pension 3-4 fish me shume se ata qe kane PERFITUAR!!!
      KJO ESHTE DREJTESI,ZOTI VELIAJ e jo ajo,qe thoni ju,se duhen 4-5 kontribues per nje pensionist!!!
      Ne se keni INFORMALITET,nuk ua ka fajin njeri:VINI KUFIRIN TAK THANA!!!
      Ne se nuk paguajne drita:PRITENI BRENDA DOTES DHE LERINI LOJRAT POLITIKE!!!

      1. valter says:

        I nderuar Feniks, meq e paske kaq zili fshatin, po te jap une ate dylymin tim qe perfitova nga reforma e kapitalist sali, falas (e ke ne tepelene afer fshatit te Meros) dhe shko punoje. Po si ekonomist qe jam te garantoj qe nje njeriu si puna jote pensionist i duhet minimumi 2 dylym toke e kategorise mesatare per te plotesuar nevojat e tij per buke gjate gjithe vitit (llogaritja eshte e thjesht : 365 dite shumezoi me 2000 k/kal energji ku dihet qe nje kg grure ka 1500 dhe 1 dylym jep ne kushte optimale 3-4 ton ne vit). Tani dylymin tjeter vallahi sdi se kush do ta fal por di nje gje qe une e kam mbajtur veten time nga puna e emigracionit.

        Pse mor zotri pse kujton ti se ra sistemi komunist se mos doli pashkua dhe azemi apo studentet e tjere, jo mor jo por vendi kishte edhe pak kohe buke, ndryshe kalonte ne revolta popullore ne menyre te papergjegjshme çka i kalonte njerzit e kupoles te ekzzekutohesehin si çauçesku. Ata e dinin kete gje dhe vendosen te hapnin gardhin ne menyre qe bagetia te dilte neper kullota te botes. Territori shqiptar nuk mban dot me shume se 2.5 milion me laps, ndryshe do importosh buke, dhe nje familje kurr ska buke do fillojne te vrasin njeri tjetrin jo me ne rang vendi. Zgjidhja eshte vetem krijimi sa me pare i bujqesise se monizmit dhe hapja e fabrikave te perpunimit neper qytete qe te punesohen edhe popullesia e fshatit edhe e qytetit, ska rruge tjeter.

        1. feniks says:

          I nderuar valter!
          E ke keqkuptuar idene e komentit tim!!!
          Nuk e kam me fshataret ,por tek SHTETI I SE DREJTES,qe nuk ekziston ne Shqiperi!!!
          Ne fillimet e demokracise u POMPUA IDEA,se PASURIA SOCIALISTE do te shperndahej ne menyre te barabarte,per djersen qe kemi derdhur te gjithe!!!
          Po te ishte bere kjo cdo njeri do te kishte nje PASURI NE DORE(pervec ish pronareve te meparshem)!
          Por PASURIA SOCIALISTE U GRABIT NE MENYREN ME TE POSHTER dhe sot ca jane MILIARDERE e shumica nuk kane buke te hane!!!
          Teoria ZERO,e rrafshimit te cdo gjeje mbi dhe ne Shqiperi,ishte sa KRIMINALE AQ EDHE ANTIKOMBETARE!!!
          Perse duhej te shkaterroheshin MINIERAT,FABRIKAT,UZINAT,KOMBINATET,FLOTA DETARE TREGETARE,ULLISHTET,PEMTORET,etj,etj Ppa llogaritur PASURITE KOLOSALE TE USHTRISE,qe sot nuk figuron asnje QINDARKE ne buxhetin e shtetit???
          Ku eshte pjesa e ime ne gjithe kete pasuri te ndertuar per 45 vjet???
          Dhe tani na bejne DEMAGOGJI se nuk kemi leke per pensionet!!!!
          Doemos nuk do kene leke,sepsae ne administrate kane vene njerez,qe edhe sot MBAJNE GJALLE MONOPOLET MAFIOZE,si ato te TRANSPORTIT URBAN,qe ndonese fitojne MILIARDA ne muaj,prap duan te 3 fishojne cmimin e biletes!!!
          PSE NUK HIQEN MONOPOLET KUDO???
          KONKURENCA E LIRE ESHTE BAZA E ZHVILLIMIT NE KAPITALIZEM E JO MONOPOLI!!!
          LIGJI I PARE,QE DUHET TE NXIRRTE KJO QEVERI DO TE ISHTE “LIGJI KUNDER MONOPOLEVE”!!!
          Ehuuuuu,sa ka kjo pune!!!
          -SHTET BERI ENVER HOXHA,ndersa ketyre u pelqen BAJRAKU qe te jene vete BAJRAKTARE!!!

    3. zamo says:

      Me ne fund vjen nje qevei dhe nje minister qe po shikon ta rregulloje kete skemi njeher e pergjithmone dh ekjo na ben te gjitheve ta inkurajojme dhe te jemi krenar sepse nqs nuk do te vihet dore tek kjo skeme do te shkaktohej nje katastrofe sociale

    4. rezart says:

      Zoti Veliaj!
      Para se te vrasesh mendjen per REFORMA RADIKALE per pensionet,filloje nga me te lehtat dhe me prioritare:
      1-SPASTRO ZYRAT E SIGURIMEVE SHOQERORE NGA MILITANTET E PD-se,PDIU-se DHE VAJZET E MIQVE E SHOKEVE TE CUBAVE!!!
      Personeli aktual,shumica vajza te reja,pa asnje hall ne jete,U MUNGON RESPEKTI PER MUNDIN,DJERSEN dhe GJAKUN e atyre FLOKEBARDHEVE,qe ata i trajtojne si KLIENTE qe presin t’u ZHVATIN CA LEKE per t’ua llogaritur pensionin shpejt dhe me mire se te tjereve!!!
      2-Ligjet per pensionet jane nje KATRAHURE E VERTETE,QE DUHEN RREGULLUAR NJE HERE E MIRE!!!
      3-Askush ne zurat e SIG.Shoqerore nuk te pret per te te sqaruar,ndersa kur u kerkon te dhenat e llogaritjes se pensionit te thone :”ESHTE SEKRET”!!!
      Qenka sekret DJERSA IME qe te talle menderen nje kalama,qe i ka rene ne dore te caktoje si t’i doje qejfi per BUKEN TIME TE GOJES???
      4-Ne se specialistet tuaj paskan nxjerre se per te paguar nje pensionist ,duhet te derdhin kontribut 4-6 te punesuar,kjo tregon se ne SIGURIMET SHOQERORE E NE FINANCA JANE PUNESUAR NJEREZ TE PA AFTE TOTALISHT!!!
      Zoterinj!
      Mos u tallni me ne me keq se eshte tallur KRIMINELI BERISHA!!!
      Kontributi yne gjate jetes per te perfituar nje PENSION DINJITOZ eshte aq i madh,sa ju keni 24 vjet,qe jetoni me paret e fituara nga GRABITJA E PASURIVE TE NDERTUARA NGA NE ,pa folur per hidrocentralet,qe po u mbajne GJALLE,se do kishit vdekur!!!
      E verteta e problemeve ne pensionet eshte vetem ,se shteti nuk eshte i zoti te VERE NE MENGENE BIZNESET PER TE SIGURUAR TE GJITHE PUNONJESIT E VET dhe qe te gjithe qe perdorin energjine elektrike ta PAGUAJNE DERI NE NJE!!!
      KY ESHTE SHTETI,QE NDERTUAM NE,ndersa ky i juaji eshte PALO SHTET HAJDUT!!!

    5. Sokrati says:

      E DESHTUAR ???????!!!!!!!!!!!!
      skema e Berishes ngrinte rrogat e pensionet cdo vit.
      skema psikopatit Rama deklaroj se nuk do kete 3 vjet asnje lloj ngritje rroge dhe pensionet vetem do indeksohen,pra asgje ose me keq do e coj se e gjeti.
      Sot dhe cdo dite e me shume ky psiopat po tregon se duhet qeruar nga qeverisja o me te mire o me te keq,duhet te marre nje mesim se ato 1 milion qelbesirat qe e votuan jane shume pak ne raport me pjesen tjeter.
      Rama dhe Meta duan ta kthejne Shqiperine ne çehren qe i ka rene Metes dhe Rames.Shifini me kujde keta te dy kane marre pamjen e nje kufome ne fytyren e tyre.

  2. arsen says:

    Keshtu eshte kur qeveria nuk lufton informalitetin
    Si mund te kerkojne pensione te lindurit e viteve 1970 qe jena nga fshati, qe skane bere asnje dite pune ne shtet dhe qe skane paguar asnje lek siguracion???
    Po ata te varfer qe kane punuar ne te zeze, te shfrytezuar nga Piro Lalat, Karcinet me shoke???
    Sa do i dale pensioni te varferve qe nga halli kane paguar me pagen minimale sepse nuk ju kane dale leket per ushqimin e femijeve???
    Shteti yne duhet te pregatitet per ASISTENCE SOCIALE!
    Pa asistence sociale… vetvrasjet dhe vjedhjet do 4 fishohen pas pak kohesh
    Nuk mbahen shqipetaret vetem nga remitancat!
    QEVERIA DUHET TI SHPALLE MENJEHERE LUFTE INFORMALITETIT!
    FERMERET TE DETYROHEN TE VETESIGUROHEN ME FORMEN E BISMESEVE TE VOGLA TE QYTETIT!
    Me pas te mendojme per diferencat midis pensioneve…ka kohe edhe 20 vjet per kete.

  3. Desara says:

    Bravo Veliaj. Pune Pune Pune ?

    1. xhixhi says:

      I modh ky rob zoti. Pune fantastike kunder hajduteve te lekeve te te varferve. Kjo eshte fare e drejte. Ju lumte

      1. Cani says:

        Puen fatnasttike zoti Veliaj. Je i papare. Hallall. Reformat e verteta po i beni perfekt

        1. Gerti says:

          Vertete per tu vleresuar. Ishte fantastike e gjithe puna qe bere e demaskove ata qe vodhen. TAni eshte koha perfekt per te bere perpara

          1. jola says:

            Bravo VEliaj. Je ministri me fantastik qe po ben nje pune te palodhur ne dobi te shoqerise. Kjo eshte ajo qe duhet. Te lumte mik

            1. zana says:

              Epo nese ky vend do te behet ndonjehere do behet me keta njerez qe punojne pa ndalim. Ju lumte, jeni krenaria jone ne bote pasi te gjithe ju kane marre seriozisht apsi po punoni perfekt

  4. Kendveshtrim tjeter says:

    Berisha e kishte “zgjidhur”,ne paguanim dritat ne postat shqiptare,ai paguante me keto lek pensionet,duke thelluar borxhin ndaj CEZ.
    Raporti 4-6 nuk mund te realizohet,ne kemi 600 mije pensionist,per kete duhen 2 miljon e 400 mije te punesuar qe paguajne sigurimet shoqerore.Ata qe paguajne sigurimet shoqerore nuk e kalojne shifren e 1 miljonve!!!Kjo qeveri nuk mund te punesoj dhe 1 miljon e 400 mije te tjere,per te rregulluar raportin 4-6 te punesuar te paguajne per nje pensionist.Por dhe kjo shifer,4-6,ne vlere eshte shume e madhe,ne krahasim me ate qe paguhet nje pensionist.
    KJO ESHTE NJE ENDER E SERVIRE NGA “SPECIALISTET” DESHTAKE TE SIGURIMEVE SHOQERORE.
    Kjo norme e ulet e pagesave,ka dhe te “miren” e saj,do ule ne menyre drastike numrin e perfituesve,kush nuk eshte siguruar nuk do perfitoj pension.
    Te gjithe punonjesit e sitemit te E.Hoxhes ishin te siguruar,numeri i pensionisteve eshte maksimal,qeverit kane abuzuar me fondet e sigurimeve.
    Tani jemi ne krizen e pensioneve ,per arsyen se shteti nuk i detyron privatet te paguajne pagesen e sigurimit shoqeror per punonjesit,kjo nuk duhet te lejohet.
    Llogjikisht numri i pensionisteve duhet te ulet,perderisa nuk paguajne sigurimin e pensionit,nuk do kemi kete numer pensionistesh.

    1. Zigur Qarri says:

      Atehere,zgjidhja esht qe te reduktohet pensioni ne 1/3 e asaj qe kan perfituar deri tani,qe mos te shkoi ne falimentim.
      Ka nderhyrje qe jan te dhimbeshme,por te nevojshme.

  5. Mira says:

    Skemë piramidale na dolën dhe pensionet….!
    Erion Veliaj! Kujdes me pensionet…!

  6. 1 milion grushta turinjve says:

    Zoti Veliaj!
    Pse nuk i heq militantet e PDIU-se nga SIGURIMET SHOQERORE,qe jane bere VARRI PER NE PENSIONISTET???
    Keni nje bandit ne ate INSTITUT,me mbiemrin GOCI,kelysh i Berishes,qe ka TALLUR menderen me pensionet!!!
    Shikojini udhezimet qe jane derguar per zbatim poshte,me urdher me goje ose me VKM arbitrare,qe jane ,jo vetem ne kundershtim me ligjet,por jane edhe KRIMINALE!!!
    Me ish ushtaraket keta bandite jane sjelle si FASHISTE!!!
    Askush nuk te pret ne ato zyra per te te sqaruar!!!
    Askusah nuk te SQARON SE SI JANE LLOGARITUR TE DHENAT per pensionin tend!!!
    DHE ME KRIMINALJA:
    -ASKUJT NUK I TREGOHET se ku jane bazuar per te llogaritur pensionin individual!!!
    Askush nuk te jep tasbelat e llogaritjes se pensionit tend,se kane frike te nxjerrin MASAKREN E TYRE ne keto llogaritje!!!
    A e dini ,zoti Veliaj,se ne ish USHTARAKET kemi tere jeten qe RROPATEMI GJYQEVE per te fituar te drejtat tona qe na i jep ligji,por nuk na i ka dhene KRIMINELI Berisha me interpretime POSHTERUESE kunder nesh???
    HIDHNI POSHTE TE GJITHA AKTET LIGJORE E NENLIGJORE,URDHERAT E UDHEZIMET e kundraligjeshme,qe te shpetojme nga gjyqet dhe vete ato te lehtesohen nga mbingarkesa!!!
    Ja ai nendrejtori i stazhionuar i PD-se,ARMIKU I USHTARAKEVE,GOCI,duhet te shporret nga SIGURIMET SHOQERORE!!!
    Beni kontroll te rrepte se do gjeni KRIME te shumta!!!
    Ne cdo dosje do gjeni poshtersira!
    Hiqni nga SIGURIMET SHOQERORE ca CUPERLINA,qe nuk merren me pune,nuk kane respekt per pensionistet,por vetem te BEJNE PARADE MODE!!!

  7. Non gratta says:

    Është kaq katrahurë me pensionet, sa po pagove nën dorë, mund të marrësh pension më të madh, ose duke qënë bujk-fermer, mund të marrësh pension qyteti ose shtetëror (që është dyfish më i madh)

  8. Non gratta says:

    O “miku” im i Temës, mos ke gjë plakën nga fshati dhe i ke “rregulluar” pension qyteti…???

  9. Korabi says:

    Skema e pensioneve eshte e falimentuar ne shumicen e Europes e jo me ne Shqiperi qe eshte skandal fare. SHBA-te e kane zgjidhur kete pune (shteti nuk merret fare me pensionet), packa se nuk eshte shume sociale si skeme.

  10. Edisoni says:

    I nderuar Erjon,te pergezoj per punen e palodhur dhe me cilesi qe po ben ne ministrine qe drejton,je nje nder zgjedhjet me te mira qe ka bere Rama,por nga ana tjeter si dashamiresi yt nuk mund te hesht per neglizhencen qe po tregon ne drejtim te mireadministrimit te sistemit te sigurimeve shoqerore,vecanerisht ne fushen organizative dhe konkretisht ju nuk po merreni fare me admistrimin e fondeve te ketij institucioni.A e dini o i nderuar se Rama ka vetem nje zevendes ,kurse Vjollca Braho ka tre zevendesa qe marrin neto nje milion e dyqindmije leke te vjetera ne muaj ?A e dini o i nderuar minister se organika e ISSH eshte aq e fryre artificialisht me militante te paafte te PD dhe PDIU,me paga te majme,saqe nuk dijne se si ta shtyjne diten,por luajne bixhoz ne kompjutera?A e dini o i nderuar minister se ne arkivin e ISSH vegjetojne dhjetera punonjes te paafte,te tepert e te pashkolluar?Boll u moret o minister me fondet ose therrimet e ndihmes ekonomike(dhe mire bere qe u more),por hidhu dhe kontrollo milionat tek ISSH.

  11. Hason Spata says:

    Ky flet per skema si me qen trainer futbolli…po thuj shqip qe do kopjojme filan sistem te ketij shteti ose te atij shteti mos na beni si shkencetare…

  12. atdhetari says:

    O Z VELIAJ UNE QE PO TE SHKRUAJ JAM MJEK ,PER JU KAM KRIJUAR KONSIDERAT TE VECANT KAM DASHUR DHE DUA TE KRYJOJ NJE TAKIM ME JU ,VETEM PESE MINUTA PER TJU TREGUAR NJERZIT ME TE KORUPTUAR NE ISSH.NUK ESHTE NE NDERIN TUAJ DHE NE DINJITETIN TUAJ QE NE KRAHUN TAJ NDODHET NJE NERI SI VJOLLCA BRAHO, NJE PERSON QE I KA TE GJITHA TE KEQIAT. JU SI MINISTER MBASE NUK JENI NE KRIZE PER TE GJETUR NJE NJEI ME DINJITET NE KETE INSTITUCION QE PRVEC SE KORUPSION AZGJE TJETER NUK BEHET.PO TJU TAKOJA DHE TJU TREGOJA PER BEMAT E SAJ NUK DO TA MBANIT AS NJE MINUT ATE MOSTER QE DREJTON KUPOLEN E MAFJES NE ISSH

    1. Altin says:

      Besome, po te njohesh Erionin nga afer ajo Vjollca eshte engjell!

  13. Analisti Politolog Opinionist Chim Nurellari says:

    Lule Velo partizani.
    Ke marre pushken, dole malit.

  14. Altin says:

    E pabesueshme, ose keta qe shkruajne ketu jane cherrat e Erionit ose populli shqiptar ka perqindje te lart injorance. Ngushtimi i raportit kontribues – perfitues do te thote shkurtim te pensioneve o njerez… Per cfar po e pergezoni qe do i leri fukarenjt pa pensione!?? I mire do ishte nese zgjeronte raportin kontribues – perfitues duke shtrenguar kompanite private qe te sigurojne te gjithe puntoret e tyre dhe duke i hapur lufte punes pa siguacion. O zot cfar populli paskemi qene… Kulmi i injorances…

  15. kerpaci says:

    Vazhdoni te luani me pensionistet qe kaluan jeten ne privime e sakrifica te panumurta, se nje dite do hani edhe koken tuaj.

    1. ass says:

      shume shume shume e drejte shoku ti lene dehglat dhe pike

  16. I shituri says:

    Ti biem shkurt,keta komentuesit e ‘rastesishem’ pozitivist qe po mrekullohen me punen e ministrit veliaj ta dine mire se ky erioni kamarre lek nga keta te korruptuarit e issh . Ka fakte per ket qe po shkruaj dhe secshpejti do behen publik ne media dhe forume. Harram e pacin voten qe ju dhame

  17. henri says:

    Une mendoj, se qeveria e re, m.gj.ate e ka nje problem te madh faktin qe nuk eshte transparente. Ne faqen e Fondit Monetar Nderkombetar ne internet eshte e shkruar e bardhe ne te zeze, qe ne bisedimet, qe beri qeveria shqiptare dhe FMN nga data 6 deri 17 janar 2014 ne Shqiperi u ra dakord, qe FMN te japi nje kredi te bute per tre vjet per 900miljon dollare.

    U ra dakord, midis te tjerave, se problem eshte edhe gjendja e financimit te pensioneve. Aty u tha dhe u ra dakord, qe paketa e pensioneve perben nje grope te madhe per buxhetin e shteitit, i cili eshte i detyruar te derdhe leke nga buxheti per te mbyllur kete grope.

    Gjendja do te keqesohet, sepse ne paketen e pensioneve futen cdo vit njerez te rinj pensioniste dhe dalin me pak pansioniste qe vdesin.
    Prandaj u ra dakord, qe te behet reforma e pensioneve dhe kuptohet, se veprimi i pare i qeverise eshte rritja e moshes se pensioneve per grate nga 60 vjec ne 65 ose 64 vjec. Nuk kuptoj, se perse qeveria e majte i bie rrotull muhabetit dhe nuk i thote troç popullit, se pensioni i grave do te rritet se ne te kundert nuk marrin leket nga FMN, e cila ka te drejte, qe eshte e interesuar qe kredia, qe do japi te kthehet ne kohe.

    Mos harrojme, se FMN edhe ne Greqi uli ( leket e pensioneve ), ngriti moshen e pensioneve dhe kryesorja Greqia i delegoi trojkes ( FMN, Bankes Qendrore Europjane dhe Brukselit ) te drejtat e saja per te vendosur per financat dhe buxhetin grek.

    Mos harrojme, se asnje njeri nuk te “ndihmon” pa interes. Edhe nena qe eshte nene, thone tiransit, nuk ja jep babes pa interes. FMN ndihmon, por ajo nuk eshte ne asnje menyre Jesus Krishti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje