Koncesionet dhe “çimentimi” ligjor i tyre nga administrata e kaluar. Si është abuzuar me kontratat dhe sigurimin e monopolist? Si dhe pse është pothuajse e pamundur të zhbëhen një numër i konsiderueshëm prej tyre. Milionat që duhet të paguajmë dhe dëmtimi i shoqërive shqiptare dhe konsumatorit shqiptar
Nga Bardhi Sejdarasi
Nuk do shumë kohë e ndonjë sakrificë të veçantë të mësosh për një sërë procesesh tërësisht klienteliste dhe korruptive që lidhen me disa koncesione të rëndësishme, të realizuara në vitin e fundit të qeverisjes së kaluar. Nuk do të dëshiroja të ndaloja në secilin prej këtyre koncesioneve, por kam interes të shpjegoj e zbardh një prej koncesioneve korruptive dhe monopoliste të “çimentuara” prej administratës së kaluar, atë të markimit dhe marketimit të karburanteve. Hollësitë? Ja, më ndiqni…
Një vendim i kundërshtuar dhe qeveria që heshti
Nëpërmjet vendimit nr 120, dt 13.3.2013, me të cilën u miratua kontrata e Koncesionit për shërbimin e markimit dhe monitorimit të karburanteve (gabimisht shumica e gazetarëve e quajnë këtë ngjyrosje-është e gabuar kjo qasje-) u pa qartë se procesi ishte abuziv, pa konkurrentë. U paraqitën dy kompani të huaja dhe konkurruan me një çmim tavan prej 200 lekë/1000 litra karburant dhe ky tavan ishte një kriter skualifikues. Vetëm pak kohë më vonë, autoriteti kontraktues hoqi këtë tavan skualifikues dhe vendosi një tavan të ri me çmimin 614 lekë për 1000 litra (pa TVSH) dhe çuditërisht kompanitë e para nuk u shfaqën më të veçuara, por u gjendën në një bashkim kompanish dhe u shpallën fitues si një konkurrent i vetëm?!
Dy muaj më vonë, një tjetër vendim jo vetëm që sanksionoi situatën monopol në tregun shqiptar të kësaj kompanie të “ngjizur”, por i vuri në “rresht” të gjitha autoritetet shtetërore, në funksion të “ngjizjes” që kishte krijuar tashmë Ministria e Financave. Nëse do të lexoni rreshtat e marrëveshjes së koncesionit, do të befasoheni me “ustallëkun” e paparë të juristëve publikë e privatë (si një join venture) e përsosur në dëm të shtetit, të kompanive private dhe sidomos të konsumatorit shqiptar. Nuk po i referohem këtu shkeljes së paparë të legjislacionit shqiptar, nga shteti dhe nga privatët, një shembull i pastër i natyrës korruptivo-klienteliste që cenonte rëndë interesat ekonomike të konsumatorit, të shoqërive të hidrokarbureve dhe të shtetit shqiptar.
Nuk u arrit në bllokimin e kësaj marrëveshjeje koncesionare as edhe nga këmbëngulja e Autoritetit të Konkurrencës, një autoritet unik kushtetues, që kërkoi pezullimin e procesit dhe rishikimin e të gjithë praktikës së vendosjes me ligj të monopolit, por nuk u dëgjua nga Ministria e Financave si Autoriteti Kontraktues dhe Qeveria. Edhe sot e gjithë ditën nuk ka mundur të bëhen publike letrat me rekomandimet ligjore që ky autoritet kushtetues i ka drejtuar institucioneve. Kapja e shtetit vlerësohet unike në këtë drejtim. Por nuk është kaq e thjeshtë historia e kompanisë fituese koncesionare.
Cilat janë efektet e një akti të tillë korruptivo-klientelist?
Janë bërë të njohura nëpërmjet studimeve korrekte të faktorëve të interesuar. Unë po përmend, për t’i ardhur në ndihmë lexuesit, vetëm disa prej tyre. Studio të njohura ekspertësh kanë llogaritur se kosto e shërbimit të markimit dhe të monitorimit të karburanteve do të ishte si më poshtë: a) çmimi në dollar i shërbimit të markimit rezultonte 8.57 USD/Ton. b) Vlera në USD (me TVSH) e shërbimit të markimit dhe monitorimit për sasinë vjetore prej 2,2 milionë ton është 18.854.000 USD; c) duke iu referuar periudhës dhjetëvjeçare të Koncesionit (2013-2023) si dhe duke u bazuar në ritmin mesatar vjetor shumëvjeçar të rritjes me 10 % në vit, rezulton në shumën rreth 385 milionë USD. A ka nevojë të komentohet më tej kjo shifër? Cila kompani shqiptare apo e huaj mund të sigurojë shifra të tillë nga biznesi, si ky i markimit? Kompania koncesionare është “rregulluar” të paguajë edhe garancinë e kontratës (neni 12, pika 12,1 e kontratës koncesionare). Sa është kjo garanci? Për 385 milionë USD të fituara, kompania (tashmë kanadeze?!) do të lerë garanci kontrate 208,5 mijë USD (0,054 %) garanci, e cila, sipas kontratës, do të përdoret nga shteti shqiptar për të kompensuar çdo humbje që rezulton nga dështimi i koncesionarit në plotësimin e detyrimeve të tij. Kjo është vërtet për të qeshur, madje për t’u gajasur! Në nenin nr. 1 të kontratës thuhet se 208,5 mijë dollarët e garancisë janë sa 5 % e vlerës së projektit që është 4.170.000 USD! Bukur! Hedh 4,1 milion për të “pritur” 385 milion USD! E paparë Qeveria!
…Edhe usta koncesioni, por edhe …hajdut!
Prokuroria dhe autoritetet doganore nuk kanë mundur ende të hetojnë dhe të venë para përgjegjësisë kompaninë që fitoi koncesionin e markimit të karburanteve. Çfarë të hetojnë? Që në praktikën e parë të zhdoganimit të lëndës së parë, kompania falsifikoi faturat duke rritur në mënyrë të menderosur dhe fiktivisht vlerat e lëndës së parë, me synim rritjen fiktive të kostos për të ulur fitimin. Në deklaratën e eksportit të lëndës së parë nga Hollanda, vlera e shënuar ishte 18.641 Euro. Në doganën shqiptare u deklarua faturë e falsifikuar në vlerën 2.938.000 USD! FYI!
Kush e ka hetuar këtë gjë? Kush ka vjedhur dhe sa ka vjedhur? Nëse nuk ka vjedhur, pse nuk bëhet publike, qoftë edhe nga vetë kompania që nuk ka një “gafë” të tillë? Faturat janë në doganë, por lehtësisht mund të gjenden edhe në të dhënat e Eurodoganës!
Ku fiton e ku humbet shteti?
Askund nuk mund të fitojë shteti! Të gjitha të ardhurat e mësipërme do të vilen nga shoqëritë e importit të hidrokarbureve, të nxjerrjes dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve, të eksportit të hidrokarbureve, por në fund të fundit nga konsumatori dhe, do të kalojnë drejtpërdrejt në arkën e shoqërisë koncesionare. Po shteti? Sipas kontratës koncesionare (pika 3.5 e kontratës koncesionare) “Koncesionari do t’i paguajë Autoritetit Kontraktues (Ministrisë së Financave-Shënimi im) një tarifë koncesionare të barabartë me 2,5 % të të ardhurave vjetore që realizohen nga shitja e shërbimit të markimit dhe monitorimit”. Pra 2,5 % të 18.8 milion dollarëve të fituar! Shikoni sa pastër i ka bërë llogaritë “koncesionari”! Pra vetëm rreth 96 milionë USD për shtetin, nga 385 milionë USD që do të mund të marrë gjatë periudhës së koncesionit. Çdokënd që lexon këto shifra duhet ta zërë dhimbja e kokës, por kjo nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodh me administratorët publikë. Pse?
“Kopsitja” e çeliktë e kontratës koncesionare!
Ustallarët nuk kanë lënë asnjë “të çarë” ku të marrë ajër koncesioni i markimit të karburanteve. Në nenin 8 (“Pronësia Intelektuale”, pika 8.1) thuhet se “Të drejtat tregtare të pronësisë intelektuale të solucionit të markimit të përdorur nga koncesionari gjatë zbatimit të Shërbimit të Markimit dhe Monitorimit do të jenë në pronësi të vetme të koncesionarit, i cili nuk do t’ia bëjë të ditur apo të transferojë ato Autoritetit Kontraktues (MF) edhe pas mbarimit të kohëzgjatjes së Koncesionit”, (pra edhe pas dhjetë vitesh)!?
Më e pakthyeshmja është pika iv e nenit 7 (“Të drejtat dhe detyrimet e koncesionarit”) ku thuhet se “të drejtat e koncesionarit do të jenë ekskluzive dhe koncesionari do të ketë të drejtën e vetme dhe ekskluzive të ushtrojë të drejtat e Koncesionit të dhëna sipas kësaj kontrate”!
Këtu “nuk ka polic” që rregullon gjë! Kjo lloj “kopsitjeje” ligjore duhet të tërheqë vëmendjen edhe të aktorëve të rinj të qeverisjes, për të mos i lënë kontrata të tilla në duar “zanatçinjsh” publikë e private, me dëme të tilla të papara në kurriz të konsumatorit shqiptar. Sa për kompanitë e importit të karburanteve, ato që nxjerrin naftë, ato që shesin solar e mazut, nuk do të ketë e nuk ka ndonjë “siklet”. Ato e transferojnë sa hap e mbyll sytë në çmimin e produktit këtë “masakër” të rregulluar me ligj!
A ka dritë në fund të tunelit!
Kam mësuar se ekspertët po punojnë, jo vetëm ata të sektorit privat që janë penalizuar nga këto shifra fitimi marramendës për një shërbim që nuk ka bërë ende “hajër”, por të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe administratorët publikë. Ka ardhur kohë që edhe kontrolli i zbatimit të akteve ligjore e nënligjore të bëhet më i rreptë, të kontrollohen investimet e bëra, të kontrollohet me imtësi pagimi i detyrimeve, si dhe performance e tërë koncesionit. Mundet e ka hapësirë për të siguruar liberalizimin e këtij tregu për t’u futur në të edhe operatorë të tjerë, vendas dhe të huaj.
Ka hapësirë për të kallëzuar penalisht të gjithë autorët dhe ekzekutorët e djeshëm të këtyre koncesioneve. Vetë kontrata e mësipërme është në kundërshtim të plotë me disa nga ligjet më të rëndësishme të vendit. Ajo bie ndesh me ligjin “Për Akcizat”, i cili autorizon vetë shoqëritë që operojnë në fushën e prodhimit, importimit apo tregtimit të karburanteve të kryejnë vetë markimin/shenjimin e karburanteve, veprim që mund të kryhet në magazinat fiskale të shoqërive (neni 54&55 i ligjit nr 61/2012 “Për Akcizat në RSH”). Po ashtu VKM nr 612, datë 05.09.2012 “Për dispozitat zbatuese të Ligjit për Akcizat (neni 103-109) përcakton se procedura e shënjimit kryhet nga vetë shoqëritë, që kanë licencë dhe status për këtë gjë.
Eshtë shkelur ligji “Për koncesionet”, duke shmangur ministrinë e linjës, atë të Ekonomisë, e cila duhet të ishte autoriteti kontraktor dhe jo Ministria e Financave. Eshtë nënshkruar kjo kontratë koncesionare, e cila bie ndesh edhe me VKM nr 170, datë 29.03.2007, që nuk është shfuqizuar ende! Kjo rrumpallë, shkon deri në kundërshtimin e hapur të ligjit antimonopol. (Ligji për “Konkurrencën”, neni 9). Ka edhe më! Kontrata është në kundërshtim të hapur me legjislacionin e vendeve të BE-së, MSA dhe marrëveshjet OBT-GATT. Austria, vendi nga erdhi kompania fituese, shërbimin e mësipërm ua jep vetë subjekteve që operojnë në fushën e hidrokarbureve. Italia, ku realizohet rreth 70 % e importit të vendeve të Bashkimit Europian, ka një zgjidhje më të thjeshtë: Agjencia doganore e shtetit Italian përcakton, për operacionet e denatyrimit të produkteve energjetike, vetëm normat e standardet dhe jo kompani që kryejnë këtë proces!
E fundit, jo për nga rëndësia!
Edhe nëse kompania koncesionare kanadeze i “ka kopsitur” të gjitha “kartat”, në fund të ditës, çfarë i është ofruar shtetit, qeverisë, konsumatorëve? Ka cilësi me të mirë në treg? Ka peshëmajtje të saktë? Ka korrupsion në doganë? Ka zhdoganim pa paguar? Asgjë e tillë nuk evidentohet në këtë koncesion, të paktën prej gushtit të vitit të kaluar! Nuk ka asnjë të kallëzuar për abuzim? Apo ka? Ku është ky operator, ku i është shënuar emri, sa është gjoba që ka marrë? Një kompani e huaj, sipas Kushtetutës, nuk mund të vendosë gjoba, por koncesionari ynë nuk ka publikuar asgjë lidhur me punën e “dhuruar” nga qeveria e mëparshme! Kjo, po, mund e duhet të përbëjë një kusht për ta investiguar koncesionin, nëse dikush mendon se kontratës “i shkon anës”. Kurrë mos thuaj kurrë- thuhet në këto raste! Jo për t’i hapur luftë koncesionit dhe koncesionarit, por për t’i ofruar tregut mundësi për kontroll rigoroz, cilësi të produktit, kosto të ulët të shërbimit. Kaq!
He Bardhi se edhe ti ja pe hajrin qeverise se kalur, mos kujto se i kemi harruar keto.
Po ti hapim petet e lakrorit, del me bytheze zbuluar edhe ti o Bardh…
Leri kercenimet per Bardhin se nuk te shkojne!!!
Po ke hapi petet lakrorit!!!
Vete fakti,qe ti e kercenon qe te HESHTE e jo te denoncosh vjedhjet,verteton se je HAJDUT dhe po dridhesh nga FRIKA!!!
KUSH KA PJESEN E LUANIT NE KONCENSIONET ME TE MEDHA?
EMRAT:
http://goo.gl/OUdfpo
Na e trego pak atë bythën e zbuluar, more trim, se Bardhin në TV e kemi parë me bythë të mbuluar. Vetëm frikacakët dhe palaçot shkruajnë komente të tilla.
Ligji i koncesioneve eshte i njejte me ligjin 7501 per token. ESHTE KRIJUAR PER TE VJEDHUR SHQIPTARET!
Bravo Z. Sejdarasi, kjo qeveri duhet te degjoje ekspertet ne mos nuk do qe ti degjoje populli. Ne fund te fundit, do qershori i 2017 vjen shume shpejt.
Bardhi,ju shume mire e dini se ne raste te tilla nqs qeveria aktuale nuk ka gisht,veprohet duke iu nderruar emrin aktoreve te tregut…ne kete rast,para organeve ligjzbatuese shuhet identifikimi i objektit te akuzuar…por nqs ka vetem blablablabla,sigurishrt qe nuk ka rruge zgjidhje tjeter…..!!??
Po Saliu cthote per kete?
SHkrim i sakte fare .
Ke plotesisht te drejte o Bardhi , per kete qe shkruan, por shteti nuk do tja dije per keto gjera
Ky problemi i koncesioeneve, dhe vete tema e Ekonomise eshte tamam Problemi
me te cilin duhet te merret e gjithe media shqiptare, sepse aty gjendet varferia jone dhe pasurimi i jone,
Ajo eshte nyja jone gordiane , dhe Bardhi e ka kapur ne menyre te sakte fare…
Por shtypi yne , eshte partiak dhe as qe e ka haberin fare se detyra e tij kryesore eshte te godasi keto mega-vjedhjet qe behen ne mes te dites dhe me ligj
tamam ashtu sic thote Bardh Sejdarasi ne kete shkrim, jo te meret me ciftin Berisha-Rama
Kjo teme qe ka hapur ky gazetar , eshte tamam tema e dites qe duhej te ishte ne Shqiperi
Zeri i ketij gazetari , eshte si nje ze ne shkreterire, se askush nuk e degjon,
sepse eshte i vetmuar dhe gazetaret e tjere nuk kane miresine ti vihen pas ketij problemi
se jane burdallallaepsur nga cic-micet e politkes,dhe cdo grah i medias i ben fresk lidereve te krahut te tij
Ne pergjithesi politkanet shqiptare e kane mendjen tek qeverisja per ineteresat e tyre egoiste, jo per interesat qe i sherbejne popullit dhe mireqnjes se gjithe shoqerise sone….
e ne kete drejtim keta politikane palaco qe na drjetojne kane edhe ndihmen e pakursyer te medias shqiptare….
Ndaj edhe do vuajme shume nga varferia……
Megjithate se c’mu kutjua pa lidhje me artikullin,nje kenge e mocme e kohes se Dulles qe kendohej me oiii ,
kur prane mbaje nje gote raki :
..Kur ishe e re , qejfi ta kishte
Kur u martove, me shume e shtove
Kur u plake , dore s’hoqe
……………….
Kur vdiqe te percollen me oiiii:
…Guret e varite te dukeshin…loqe …looooooooooooooool
Te shkurara te haruara, o Bardhi hahahahaha
Po kjo Qeveria e tanishme, pse nuk e anullon konçesionin …???
kjo nuk e anullon , per inat te Sales ..lol
O Bardhi Sejdarasi po pse o njeri e dizinformon publikun dhe i thua vetem gjera per te cilat nuk ke informacion ose informacionin e ke vetem nga ata qe jane kunder kontrollit te plehrave qe shesin per karburant dhe qe ky popull i blen me para duke paguar njesoj si nje italian apo nje grek apo kushdo ne Europe dhe jo si ketu qe e paguajne sapunin per djathe? Po pse o Bardhi genjen me shifra dhe ja fut kot duke ngritur tymnaja sikur do fitohen miliona dhe keto miliona do i paguaje ky popull gje qe seshte e vertete fare, pse o Bardh nuk thua edhe sa para do futen ne buxhetin e shtetit nqs do eleminohen perzjerjet dhe futjen ilegalisht te miliona litra nafte te cilat i nxjer zbulluar ky koncesion per te cilin ti vetem ngre akuza dhe ben aludime me shifra? Po pse o Bardhi Sejdarasi nuk ben punen e gazetarit te mirefillte por ben punen e njeriut qe dizinformon vetem per te bere mjeranin qe nuk di cthote dhe abuzon me ndjeshmerine e njerezve.
NA VODHEN NA RROPEN TE GJALLE “KONCESIONET” DHE “KONCESIONISTET” SHKUNDU O POPULL………!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!