Gjiknuri: Qytetarët të ulin konsumin e energjisë elektrike

3 Shkurt 2014, 14:13Ekonomia TEMA

Ministri i energjisë Damian Gjiknuri i bëri apel qytetarëve ta përdorin me eficencë energjinë elektrike, pasi sipas tij kursimi i energjisë është një nevojë që e dikton koha. Deklarata e ministrit Gjiknuri u bë gjatë përurimit të zyrës së informimit për efiçencën e energjisë pranë AKBN-së. “Kjo është një zyrë mjaft e rëndësishme për të informuar publikun shqiptar por , edhe për të kuptuar shumë mirë që eficenca energjitike është një burim shumë i rëndësishëm energjie. Kanë filluar ta quajnë burimi i rienergjisë për shkak se ka një hapësirë të madhe për të konservuar energji duke përdorur standartet më të mira qoftë në ndërtim, qoftë në fusha të tjera në mënyrë që të kursehet energjia”, tha Gjiknuri. Sipas tij, kursimi i energjisë është një nevojë që e dikton koha jo vetëm për rastin e Shqipërisë, përtej problemeve të mëdha që ne kemi me humbjet pikërisht kjo është një rast që njerëzit të bëhen koshient se si ta përdorin energjinë në mënyrë më eficente dhe kjo fillon që nga godinat, që nga mënyrat e përdorimit të energjisë në mënyrë që konsumi të ulet.

25 komente në “Gjiknuri: Qytetarët të ulin konsumin e energjisë elektrike”

  1. loni says:

    Po shyqyr qe u be dicka per ndergjegjesim se jane bere te gjithe me furra buke.

    1. hahahhahaaha, deri tani kujtoja qe beje tifo per qeverine por vetem tani e kapa qe po ironizon. ?

      1. Argita_B says:

        Qe ministri i energjitikes fillon e flet per sensibilizimin e publikut per kursimin e energjise eshte diçka pozitive. Ajo qe nuk shkon ne kete rast eshte fakti se nje minister ndryshe nga nje intelektual i cili nuk eshte ne egzekutiv dhe nuk paguhet per kete pune eshte mungesa e nje programi te qarte per te nxitur popullin ne kursimin e energjise.
        Ka plot shembuj ne perendim ku nepermjet futjes se normave bashkekohore ne ndertim, duke kushtezuar dhenien e lejeve te ndertimit me aplikimin e normave te reja per izolimin termik, dritarave apo sistemeve te ngrohjes, pra uljen e kosumit te energjise per meter katror mund te arihet ne kursimin e energjise.
        Nese Gjiknuri kerkon me te vertete te ule konsumin e energjise ne Shqiperi, per kete duhet te ngreje nje grup pune, i cili te bej nje studim dhe te hartoj nje program per tu miratuar dhe aplikuar ne Qeveri e ne parlament me pas.
        Ne vendet perendimore konsumi i energjise per meter katror eshte rreth 80 kwh per meter katror, ne Shqiperi eshte rreth 280 kwh per meter katror!!!

  2. teuta says:

    Mendje e prefet kjo ,nuk e dinim . Duke filluar nga dita e sotme,ne qyqaret, nuk do te perdorim energji elektrike me qellim qe zyrat e institucioneve qeveritare te shtojne edhe nga 1-2 kodicionere.

  3. Mira says:

    Qytetarët duhet të ulin vjedhjen e energjisë elektrike duhet të theshe Z. Ministër !

    1. X says:

      Zotni minister,me te drejte na keshilloni te kursejme ne perdorimin e energjise ,por kur une kam instalim diellor ,kur ne gjithe muajin nendor dhe fillim dhjetori ditet ishin me diell,kur ne familje jemi vetem 3 veta,me thoni ju lutem pse duhet te kursej ne se fatura e energjise me vjen ne shumen 20.446 leke?!!! Me respekt ,nje pensioniste.

    2. benseven11 says:

      Pergjigje Mires…..
      Sipas Gjiknurit,me pak konsum
      energjie elektrike do te thote
      me pak vjedhje.
      Qe ti besh robt te paguajne
      faturat, Gjiknuri duhet te propozoje
      te ulen cmimet pe kilowat te energjise.Shqiptaret nuk e ulin dot konsumin e energjise elektrike,pasi ulja e konsumit te energjise
      do te jete sakrifice per popullin shqiptar.
      Populli shqiptar nuk ka qejf te beje sakrifica,keshtu qe
      kerkesa e Ministrit Gjiknuri qe qytetaret te ulin konsumin e energjise eshte si te kerkosh qiqra ne hell,utopi,e parealizushme

  4. klodi says:

    me cfare do ngrohemi ne thuaj ministrit?? apo ‘kush po pyet per popullin?’

  5. Blero says:

    E vertete eshte ajo qe thua z.Gjiknuri persa i ben thirje qytetareve qe te kursejne energjine elektrike,por e keqja nuk eshte te harxhimi i tepert i energjise,se ajo do te paguhet dhe nuk ka njeri leke teper, por e keqja eshte te ato familje dhe biznese te cilet abuzojne me energjine dhe ju si ministri nuk jeni ne gjendje te rrisni arketimet. Me pak fjale dhe me shume pune ne terren sidomos ne ato zona ku banoret nuk paguajne prej vitesh si ne Paskuqan, Bathore etj.

  6. elinor says:

    Po ti Gjiknur, vete a kursen? Apo edhe ti si Al Gore qe cirrej per nje Toke te gjelber dhe vete harxhonte energji sa per nje lagje!
    Keta jane kaq rehat vete dhe aq te shkeputur nga realiteti sa sakrificat ia u kerkojne vetem shtreses se thjeshte te popullit.

  7. Gezimi says:

    Zoti Gjiknuri, kete e dime, por ata qe nuk e paguajne vazhdojne ta shperdorin energjine ne kuota shume te frikshme. Thirrjen drejtojeni atyre, pasi, ne qe nuk kemi nga t’ja mbajme, jemi ne rregull,e kemi paguar dhe vazhdojme ta paguajme dhe nuk luajme me ate lloj zjarri, se digjemi e nuk rikuperohemi me…

  8. andrea says:

    hajde o gjiknur se na ktheve tamam ne partia e punes kursim kursim ,e sdua o gjiknur do djek sa te me doje qefi

  9. Tafuti says:

    Hahahahaha Keta jane te papare vallahi Sidomos ky karagjozi me buze lope race

  10. hejza says:

    po Zoti Gjik po a e kishe kete qendrim para nji viti. Sa mir fol tash kodoshi

  11. lo giuro says:

    Shume mire thot Ministri .Ky popull duhet te mesohet e disiplinoje jeten
    e vet , per te kapur kohen .Perndryshe asgje nuk arrihet .
    Gjermanet jane te pasur dhe kursejne ne maximum gjithcka uje korent etj.

  12. Gregori says:

    Mire e kini o zoti minister. Per dijenine tuaj, qytetaret qe e paguajne rregullisht energjine elektrike, te jeni te sigurt qe nuk e shperdorojne, por kursejne ne maksimumin e mundeshem. Jane keta konsumatore qe paguajne padrejtesisht edhe per ata qe vjedhin, kjo e provuar mese miri, duke pare faturat e tejfryra me me KW te tepert. Si eshte e mundur zoti minister qe nje familje paguan mbi 600 kw dhe nje
    tjeter, ne te njejten shkalle, me te njejtat pajisje, paguan me pak se 200 kw. Keto familje vjedhin me ndihmen e punonjesve te KESH, qe kontrollojne sahatet ose duke u bere edhe lidhje te paligjeshme. Ne qe paguajme rregullisht faturat, vidhemi dy here: nga ata qe nuk paguajne, por edhe nga shteti qe na faturon padrejtesisht dy fishin e cmimit mbi 300 kw e konsumuara. Kjo mendoj se eshte vendosur ne menyre arbitrare, cdo kw i shpenzuar duhet te kete te njejtin cmim, pasi eshte nje mase qe penalizon ata qe paguajne dhe qe nuk gjejne asnje zgjidhje per ankesat e tyre prane zyrave te KESH dhe favorizon hajdutet, qe me se shumti jane punonjes te KESH qe bashkepunojne me hajdutet.Nje problem po kaq i rendesishem eshte edhe kontrolli qe duhet te behet ne kasetat e sahateve, pasi brenda tyre ka edhe lidhje te paligjeshme, ne disfavor te shtetit apo familjareve, kjo eshte e sigurt, sepse kur u kemi kerkuar verifikim punonjesve te KESH te zones, na revoltohen dhe nuk na japin pergjigje.
    Une qe shkruaj kete opinion, jam nje qytetar i rregullt, qe jo vetem paguaj vazhdimisht faturen prej mbi 600 kw, por kam po ato pajisje qe ka cdo qytetar, te cilat normalisht nuk konsumojne me shume se 300-350kw ne muaj. Besoj se ne rastin tim ka vjedhje, pasi edhe ne muajin gusht, kur largohem gjate gjithe muajit me pushime (vitin e kaluar, psh. 25 korrik-30 gusht pushime, fatura e muajit kishte 320 kw, prandaj dyshoj per vjedhje, ose “lajthitje” te sahatit, qe gjithmone kam mbi 300kw me teper.

  13. Meleku says:

    Me disa zbatime praktike mjaft te thjeshta do te ulej brenda nje kohe te shkurter me 50% perdorimi i energjise.

    Veçse per kete kerkohet nje nderhyrje koordinuar e strukturave perkatese.

    1. Te detyrohen me ligj firmat projektuese qe te paraqesin per miratim projekte vetem kur ato permbajne dhe llogaritjet e performances energjitike (izolimi i dyshemeve, mureve, çative, fasadave, dritareve me disa flete xhami, etj).
    2. Te detyrohen pronaret qe duan te legalizojne banesat pa leje, qe te bejne veshjet e fasadave.
    3. Te futet ne norme teknike zbatimi i paneleve me energji diellore.
    4. Te lejohen te hyjne ne treg vetem materiale termoizoluese te çertifikuara nga institutet e BE.
    5. T’ju behet nga KESH nje kontroll i pergjithshem i instalimeve elektrike te te gjithe subjekteve private dhe publike, duke kerkuar nga ata qe brenda nje kohe 18 mujore te riparojne instalimet konform kushteve teknike te BE.
    6. Te nise nje fushate sensibilizimi i opinionit nga strukturat perkatese, duke perdorur median, reklamat, subvencionet etj.

  14. Dihet mire ,se ekonomia e cdo familje shqiptare ,ne mase te larte
    eshte e rrenuar. Mirepo ,nuk ka sec te behet ne keto kushte.
    Sepse gjysma e Shqiperise se veriut ,e ka bere monopol
    energjine elektrike ,duke mos paguar ,sot e rreth 23 vite !
    Tani ,qe gjerat po marrin rrugen e duhur ,dmth ,duhet
    te paguajne te gjithe perdoruesit ,besoj se linjat do te
    jene akoma me te lehtesuara ,por korenti ,nuk eshte e vetmja
    zgjidhje. Ne disa shtete te Amerikes Latine,perdoren
    riciklimi i mbetjeve urbane, saktesisht ,mbetjet e fruta- perimeve.
    Me lekurat e tyre krijohet gaz,i cili me anen e nji tubi
    perfundon ne kuzhine . Saktesisht,eshte nji fuci me
    kapak hermetik te hapshem dhe mbyllshem,dhe
    keshtu ,cdo familje,sidomos ne fshatra ,ku keto mbetje
    jane me shume bollek ,krijone automine e kesaj
    energjije ,falas ,pa paguar asgjekundi,dhe lehtesimin
    e linjave elektrike. Por duhet nji politike e tille ,qe besoj
    nuk besoj qe njerezit qe qeverisin ,te mos kene kete
    informacion.

  15. Fori Furka says:

    Z.Minister,

    Vleresoj perpjekjen tuaj per ndergjegjesim te popullates por populli qe juve i drejtoheni cfare e harxhon e paguan dhe shume shtrenjte madje,2-3 fish me shtrenjte se vendet e rajonit. Ju lutem beni nje transparence te tregut te energjise ne Shqiperi me pare ku CEZ e blen energjine per 5 lek/KWh dhe e shet deri ne 3 fish per institucionet buxhetore me tarife piku. Shqiperia konsumon mesatarisht rreth 17-18MilKWH ne dite kur kerkesat reale nese energjia qe do te konsumohej do te paguhej nuk i kalon 7-8 milKWH ne dite,pra ku shkon pjesa tjeter ? Vidhet Z.Minister dhe per kete duhet te kujdeseni Ju. Ne jemi i vetmi vend ne Mesdhe me 270 dite diell ne vit ku penetrimi i perdorimit te paneleve diellore eshte 2%.Pse duhet te blejme panele kur energjine per te ngrohur ujin e vjedhim,keshtu mendojne pjesa tjeter e Shqiptareve te cileve nuk po ju drejtohesh.

  16. ass says:

    d.m.th shqiptaret po nuk ulen perdorimin e energjise do rritet cmimi i saj .zoti minister per mua duhet te kishje dhene nje ajternative tjeter se c’fare duhet te bejne .se edhe ata qe te kane votuar po ky qenka gomar fare me fal se gaboj

  17. ass says:

    d.m.th shqiptaret po nuk ulen perdorimin e energjise do rritet cmimi i saj .zoti minister per mua duhet te kishje dhene nje ajternative tjeter se c’fare duhet te bejne .se edhe ata qe te kane votuar,dothone po ky qenka gomar fare me fal se gaboj.

  18. lope kallmi says:

    Edhe ministri i rendit duhet tu beje thirrje krimineleve te ulin vrasjet dhe grabitjet,c’e duam ministrin ,nxjerrim nje tellall dhe u zgjidh

  19. roland says:

    e ka hunden sa keri i gomarit te haxhi dervishit

  20. A says:

    Perseri po ndigjoj nje brockull te rradhes te Ministrit te Energjise te Qeverise se Edi Rames, DAMIAN GJIKNURI i cili thote qe duhet kursyer energjia elektrike, por si, qysh me disa dhe fjale pa pergjegjesi nuk arrihet asgje. Nuk na thote asgje se a ka ndonje platforme dhe strategji per kete problem eshte njelloj si Qeveria e talebanit dhe merhumit SALI BERISHA.
    E PARA NDERTOHET STRATEGJIA dhe PLATFORMA:
    1) I vilet te gjitha faturat dhe borxhet qe kane per te paguar te gjitha entet private, shteterore dhe individuale ose familjare.
    2) Te riparohet te gjitha aparaturat qe mos te kete humbje ne rrjet.
    3) Gjate kohes se merhumit dhe talebanit dhe qeverise me te korruptuar dhe mafioze te SALI BERISHES, u tha qe te mos me harxhuar energji elektrike duhet qe te perdorim llampa ndricuese ekonomike pamvaresisht se cmimi arrinte deri 8(TETE) e fishin e llampave te zakonshme, per mos me harxhu as energji elektrike per ngrohje, gatim dhe per mos me perdor edhe lende drusore u tha qe perduruesit shqiptar i rekomandohet perdorimi me gaz per nevoja e tij. Per kete duhet te blini soba me gaz sepse ne do te bejme qe GAZIT nuk do ti rritim cmimin me ane te tarifave, akcizave dhe taksave. Ne momentin qe perdoruesi shqiptar ndigjoj fjalet dhe mendimit te “strategut te pjerdhur deficent” SALI BERISHA, qe bleu llampat ndricuese ekonomike dhe sobat per ngrohje dhe gatim, per cudi si “burre leshi dhe preshi” si malok SALI BERISHA, nuk mbajti asnje fjale dhe ngriti cmimet e energjise elektrike dhe te gazit, nga 450 lek te vjetra qe ishte litri sot ka arritur, duke e rritur kohe pas kohe, deri ne 950 lek te vjetra litri i gazit. Ne nje kohe qe lenda e pare qe krijon energjine elektrike e ka koston 0(ZERO) sepse eshte uji.
    Prandaj i them ketij fare Ministri te Energjise DAMIAN GJIKNURI, qe deri tani te gjitha Qeverite si te PD-se dhe PS-se e para per 13 vjet ne pushtet dhe dyta per 8-te vjet ne pushtet nuk kane bere tjeter ku shperdorimet e tyre, mos drejtimin dhe administrimin e shtetit si duhet nuk kane bere tjeter vetem kane shtrenguar rrypin popullit. Kurse shkaktaret e vertete qe jane politikanet dhe pushtetaret te lidhur me gjithefare fijesh ose edhe me mbrapaskena me mafiozet dhe korrupsionin nuk kane mase asnje mase ligjore, hetimi dhe i derguar minimalja prapa hekurave dhe duke i sekuestruar edhe pasurine ketyre gangsterave dhe horrave qe livadhisin ne territorin e shtetit shqiptar. Deri tani nga Qeveria e EDI RAMES nuk po shohim asgje konkrete. PRA me KETO qe DEKLARON GJIKNURI do te kemi RRITJE tjeter ABUZIVE te CMIMIT te ENERGJIS ELEKTRIKE. Tung.

  21. jorgo says:

    Eshte per te ardhur keq qe ne shqiperi nuk ka pasur keto 24 vjet
    ndonje projekt per energjine,te gjithe kane abuzuar me propaganden qe energji eshte vjedhur vetem nga populli.
    Oshee eshte nje kompani qe eshte krijuar nga aksionet e cez shperndarje dhe cez i ka shitur ne disa biznesmete te majte dhe te djathte. Dhe populli shqiptar gjithmone ka qene i gatshem ti votoje qe te pranoj edhe genjeshtrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje