VIDEO/ Rama inspekton punimet ne HEC e Banjës: Mbështetje ndaj investimeve që krijojnë vende pune

28 Janar 2014, 11:18Ekonomia TEMA

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet për ndërtimin e Hidrocentralit të Banjës, pjesë e projektit hidrik në Luginën e Devollit. Ky projekt, i cili përbëhet nga HEC-et e Banjës dhe Moglicës (me mundësinë e ndërtimit edhe të një HEC-i të tretë), me një fuqi të instaluar prej 242 MW dhe prodhim vjetor rreth 729 GWh, është investim i “Devoll Hydropower”, që zotërohet nga kompania norvegjeze Statkraft, me vlerë për dy HEC-et e para, 535 milionë euro.

Drejtuesit e projektit informuan Kryeministrin se do të ndërtohen edhe dy linja të reja transmetimi 220 dhe 110 kilovolt, që do të lidhin HEC-et e Moglicës dhe Banjës me nënstacionet e Elbasanit dhe Cërrikut, si dhe rrugët e reja për të mbërritur në kantierët e ndërtimit, përfshirë segmentin Gramsh-Kodovjat-Moglicë.

Ola By, Drejtori Ekzekutiv i “Devoll Hydropower”, i pohoi Kryeministrit se falë “mbështetjes shumë të madhe nga qeveria, ne po zgjidhim gjërat dhe kemi akses të lehtë”.

Ndërsa Tina Lyer, drejtuese e lartë e kompanisë Statkraft, theksoi se “është shumë e rëndësishme për investitorët e huaj që të kenë mbështetjen për të cilën kanë nevojë”.

Kryeministri Rama garantoi për mbështetjen e plotë ndaj çdo investimi që krijon vende të reja pune dhe që respekton standardet evropiane. “Ne kemi dy mesazhe të qarta: E para, ne do të bëjmë çdo gjë, ditë e natë, për të mbështetur të gjithë investitorët dhe investimet e tilla, si ky, që plotësojnë standardet si kudo në Europë, standardet që meriton Shqipëria. E dyta, ne i mbështesim plotësisht këto lloj investimesh dhe çdo investim që  krijon vende pune të reja. Krijimi i vendeve të reja të punës është një lajm i mirë. Është fantastike që këtu do të krijohen disa mijëra vende të reja pune, ndërkohë që ekzistojnë disa qindra tashmë dhe që në 3 vitet e ardhshme do të arrijnë në afro 3 mijë vende të reja pune. Kjo është një gjë shumë e mirë”, u shpreh Kryeministri.

Drejtor Ekzekutiv Ola By siguroi Kryeministrin se “po ndjekin standardet dhe rregulloret europiane”.

Kryeministri Edi Rama në këtë vizitë shoqërohej nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.

26 komente në “VIDEO/ Rama inspekton punimet ne HEC e Banjës: Mbështetje ndaj investimeve që krijojnë vende pune”

  1. ylli says:

    investime te reja dhe vende pune! kjo eshte menyra e vetme te dalim nga kriza! vazhdoni keshtu!

    1. Elsa says:

      Kjo eshte menyra me e denje qe kriza te permiresohet gjer ne zhdukje . Jemi krenare per kete qeveri e cila po ecen me hapa galopan

      1. dori says:

        Te lumt z.Rama.Me ju ne krye Shqiperia do shkoj drejt BE.

      2. bledi says:

        Ky hap do e nxjerri Shqiperin nga kriza. Nje nga vendimet me te mira te marra ndonjeher nga shteti Shipetar.

    2. niku says:

      Sigurisht ylli,Qeveria e re po ben hapa te medha Bravo

      1. riza says:

        Niko eshte plotesisht e drejte bravo qeverise ?

    3. flavia says:

      Bravoo…Ky eshte Kryeministri qe zgjodhem ne 23 qeshor dhe po na perfaqeson denjesisht ? Jemi krenar per ty z.Rama ?

    4. megi says:

      Kryeministri po i mban premtimet. Ky eshte Kryeministri qe i duhet Shqiperis dhe Shqipetarve.

  2. Lisander says:

    Kete investim ne Shqiperi e ka sjelle Berisha, njelloj sic ka sjelle edhe TAP-in. Ti do beje mire te beje gjelin ne gjerat qe ben vete dhe jo ne ato qe kane bere te tjeret .

    1. anjeza says:

      Berishen e larguam dhe sot shqiperia po ben hapa perpara more kokloqe.

      1. posht komunizmi says:

        loqe per ty anjeza nje ne g… nje ne vendi se ajo te mungon me duket po ate qe tha Lisandri eshte e vertet PO CAR HAPA PERPARA PO BEJME NDO NJE INVESTIM TE RI NUK PO SHOHIM APO JE FUT ME NDO NJE PUN SEKRETARE DHE TE DUKETSE DREJTORI E BEN ME MIR SE BURRI ME PAC SE ME KETE MENDJE SMA MERR MENDJA TE KESH

      2. popull says:

        Ti thuaji c`te duash ketij me lart . Po ai ngelet fakt , keto jane investime te qeverise se meparshme , te pelqen apo nuk te pelqen ty .
        Pa hatermbetje e , se midis shqiptaresh jemi.

        1. erti says:

          Investime apo keqperdorim qe sjell vetem rrenim,ju lutem ka shume dallim midis asaj qeverie dhe ksaj te sotmesh qe jo vetem qe po punon por sinqerisht po sillet si kurre me pare ne shqiperi si qeveri e popullit

  3. vlonjati says:

    Inspektime te veprave qe jane miratuar nga qeveria e kaluar. Te prishen te gjitha keto ndertime per te cilat jane shperndare rryshfete kudo. Mos te dalin socialistat per inspektime tek hidrocentralet e Saliut. Bojkot dhe prishje nga themelet…Nuk na duhen asgje nga keto ndertime, asgjeeee

    1. llambi says:

      o vlora,,, jo ti prishim se s;jan bere me leket e saliut,,jan leket e taksapaguesve shqiptare,,,sa per sjelljen e qeverise eshte e vertet qe s;krahasohet qasja e qeverise se edit,,, me standartet e sjelljes se nje qeverie evropiane,,me asnje nga qeverite e meparshme,,,ai meshiron ndryshimin qe ne votuam,,,,rilindje,,,,te gjitha rruget te cojne atje,,,,

  4. Kico says:

    Shko edhe nje here ne Azerbajxhan per TAP-in se mos kane nderruar mendje, futi nje inspektim rruges se Kombit, ngjitu perpjete Devollit,hidhi syte nga arroret,bej ndonje fotografi atyre rrugeve ane e mbane Shqiperise dhe mos harro tunelin e Elbasanit. Te ben mire per shendentin mendor dhe njihesh edhe me Shqiperine reale o psikopat.

    1. Era says:

      investimet e lartepermendura jane fryt i nje pune jo serioze te qeverisjes 8 vjecare te zotit sali berisha. ne 4 muaj qeverisje nuk mund te realizohen te gjitha pernjehere. duhet te jemi optimist per ate cka po behet dhe do te behet ne shqiperine e rilindur.
      ju lutem te keni kujdes me pseudonimet qe i vendosni kryeministrit tuaj. mos ofendoni nje njeri me nje vizion teper te madh per shqiperine

    2. genci says:

      bravo qeverise qe ne muaj e pare te punes solli shume investime te reja!

    3. Sherina says:

      #Kico .. Nuk eshte nevoja te fotografoje ato cka thua ti, se e ka aq memorie dhe aq kapacitet sa ta kete fotografine e Shqiperise ne mendje ai ? . Te gjithe jemi deshmitare te perparimit te vendit ne keto 100 dite , gje gje qe qeverise se Berishes ju deshen vite ? .

    4. Mondi says:

      O Kico po i semure mendor e psikopat je ti mor i mjere qe nuk arrin te konceptosh te gjitha keto te mira qe po i behen vendit keto muaj te qeverise se re!!

  5. Liridon says:

    Po mos te ishte ish-KM me budadalleqet e veta nuk do te kishte as Rame.
    Logjikes te “Cekut te bardhe” e thene nga dyshja Pashko-Ruli,jo e kundershtuar nga Berisha,populli ja ndjeu lezetin dhe armiqte tane ferkonin duart.Ish KM dhe KM paguen me parate e popullit,per te bere punen dhe jo c’bere cdo gje qe ka bere parardhesi.Le te shpresojme qe gjate ketij inspektimi KM te kete kuptuar qe HEC Devollit nuk punon pa uje.

  6. hak says:

    Anjeza,me kenaqe me ate krahasimin kokor.

    1. anjeza says:

      E meritojne keta tipa. Nuk u lodhen 8 vite duke vjedhur tani bejne si te ndershem. E verteta eshte qe situata eshte e veshtire por po punohet. Kokloqe tregohen keta te opozites.

      1. posht komunizmi says:

        DO KESH KOHE PA NGRENE LOQE ME DUKET QE VETEM NE GOJ E MBAJTKE KETE FJAL APO KE NGATERRUAR POZICIONIN KOKP…

        1. anjeza says:

          komunistet si ty duhet ti dine keto gjera dhe pse indetifikohen si poshte komunizmi ne demokraci,imitoni liderin tuaj

  7. Niki says:

    Ky investim ka filluar ne kohen e qeverisjes betisha esht sjelle ne shqiperi nga berisha ndersa rama po thithe frutet nejse nuk ka rendesi por dueht te japim cezarit ate qe i takon.

    Rama tashe gjashte muaje ne kryte qeveris dhe ende nuk ka dhen asnje frute apo ndryshim e keqja e gjithe kesaje esht se Rama jeper rezultate ne dy vitet e para me pase behet i demshem dhe deshmi e kesaje esht qeverisja me Tiranen ku Rama ne dy vitet e para beri disa pune dhe ndryshime me pase u kthye ne shkatrrise te saje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje