2013 mund të konsiderohet pa frikë një vit krize për ekonominë dhe ky fakt konfirmohet nga të dhënat e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit lidhur me hapjen dhe mbylljen e bizneseve gjatë një viti.
Duke iu referuar të dhënave nga QKR, gjatë vitit që lamë pas janë hapur 883 biznese më pak se në vitin 2012, gjithsej 11 mijë, ndërkohë që 3 304 janë mbyllur.
Por kjo shifër mund të jete edhe më e lartë pasi procedurat e çregjistrimit arrijnë edhe përtej një viti.
Drejtorja e QKR, Vasilika Vjero, në një intervistë për Vizion Plus tregon shkaqet e kësaj situate. Por sa herë ka ndryshime në ligjet fiskale, ka edhe një stepje të nismave të bizneseve për të filluar një aktivitet ekonomik, ndaj 2014 mbetet një sfidë në këtë drejtim.
Megjithatë meqenëse biznesi i vogël është ai që hapet dhe mbyllet më shumë, me paketën e re fiskale, zonja Vjero thotë se mund të këtë një stimulim në ketë drejtim.
Në total në Shqipëri janë të regjistruar 182 mijë biznese. Edhe pse kriza ekonomike në vendet fqinje detyroi një sërë emigrantesh të kthehen në atdhe dhe ky fakt ndikoi pozitivisht në rritjen e depozitave bankare, por e kundërta ndodhi me bizneset.
Klima ekonomike dhe ajo zgjedhore nuk stimuloi investimet në biznes dhe përveç gjendjes së vështirësive financiare në vendin tonë, mungojnë analiza të mirëfillta që të orientojnë individët se ku duhet të investojnë.
Çregjistrimi i biznesit, mision i pamundur
Çregjistrimi i biznesit, procedura që është kthyer në gangrenën e sipërmarrësve, është edhe një nga kërkesat kryesore që kompanitë i kanë bërë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për ta riparë.
Në konkursin për reduktimin e proceduarave abuzive, ajo e çregjistrimit është kryesorja në listë.
Sot një biznes zyrtarisht i duhet 6 muaj kohë për të çregjistruar aktivitetin, por në fakt kjo procedure zgjat edhe me vite.
Zv/ ministria Brunilda Paskali thotë se po rishikohet ligji për reduktimin e këtij afati.
Në total janë 19 procedura të cilat biznesi i ka depozituar si kërkesa me qëllim eliminimin e tyre, pasi pretendojnë se janë të panevojshme.
Në këto kërkesa, kryesojnë procedurat për tatimet dhe doganat. Nga data 6 dhjetor derri me 6 janar, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes hapi konkursin për reduktimin procedurave të panevojshme duke mbledhur informacion nga biznesi. Por me urdhër të Kryeministrit ky konkurs është zgjatur edhe me dy muaj afat.
Vetem FAMILJA nuk eshte ne krize:
http://goo.gl/N0RH5T
Kryesorja qe duhete te vendoset ne ligjin e mbylljese se Bisnesit eshte se ne momentrin qe dorzohet kerkesa nga subjektet,Ky subjekte duhet ti ndepriten te gjitha detyrimet ne vazhdim.Dhe te verifikohen detyrimet e meparshme ne Tatime e Bashki.Dhe me pase le te veprohet per cregjistrimin apo jo te subjektit.Se ndodhe ne shume raste edhe pse ke mare cregjistrimin vazhdone te figuroshe ne Bashki si bisnes me aktivitet dhe ngarkohesh me detyrime.