Partia Demokratike akuzoi sot Qeverinë se ka dështuar në mbledhjen e të ardhurave tatimore.
Përmes një konference për mediat, deputeti demokrat Florian Mima tha se megjithëse Kryeministri Rama deklaron rritjen e të ardhurave tatimore, të dhënat që disponon PD tregojnë se arkëtimet janë ulur, ndërsa evazioni është rritur.
“Në takimin me tatimorët nuk u tha që kundër sipërmarrjes është përdorur policia për nxjerrjen e taksave duke prishur klimën e të bërit biznes dhe duke krijuar terror. Nuk u tha që është rritur borxhi ndaj biznesit. Më parë rimbursimi i TVSH-së ishte rreth 8 milionë dollarë në muaj, aktualisht ai është rreth 2.5 milionë dollarë në muaj”, theksoi Mima.
Sipas tij, kryeministri nuk tha asnjë fjalë për ndërhyrjet e dirigjuara në sistemin kompjuterik të tatimeve dhe po ashtu nuk u tregoi tatimorëve por edhe shqiptarëve se përse veshja e zyrtarëve qenka më e rëndësishme se detyrimi ligjor i ruajtjes së të dhënave të deklaratave tatimore?
“Në asnjë rresht të fjalës 46 minutëshe të Kryeministrit, nuk përmendet ajo që ka ndodhur me sistemin kompjuterik tatimor dhe kjo mbetet ngjarja më e rëndë në fushën e administrimit të tatimeve në këto katër muaj. Kjo është arsyeja se përse mazhoranca e re refuzoi ngritjen e komisionit hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Ne kemi arsye të besojmë se e gjitha kjo është bërë për të fshirë në mënyrë korruptive borxhet e firmave afër qeverisë”, theksoi ligjvënësi demokrat. Në vijim Mima akuzoi se dy ditë më parë me një të rënë të lapsit u larguan nga puna 150 tatimorë, për tu zëvendësuar me militantë të PS-së.
“Rama thotë se do të kalojë një ligj për faljen e gjobave ndaj biznesit për periudhën nga marsi i vitit të shkuar deri më tani, por ai refuzoi amendamentin e opozitës në parlament që parashikonte pikërisht këtë lehtësi ndaj biznesit. Meqënëse paska ndryshuar mendje, ne e ftojmë sërish që të votojë amendamentin tonë, në çeljen e sesionit të ri parlamentar”, përfundon deklarata për mediat e PD.
Mire thone se nga trendafili del gjembi.
Kam patur respekt per te ndjerin Prokop Mima por me mire te kish bere nje hu gardhi sesa beri kete mashtruesin e Saliut.
ps-Prokopi ka qene nje aktor i madh por ate veglen poshte e paska patur te vogel
perikli mima na turperoi…ky vetem keto budalliqe smund te thoshte. MIRE MORE IDIOT TANI SE ME HABISNI, NESE KA DESHTUAR ATO 40 MILION DOLLAR QE U MBLODHEN ME SHUME KUSH I SHTOI?!!! APO I VURI NGA XHEPI BRISEIDA QE TE DILTE MIRE NE STATISTIKA?! HAHAHAHA O PD NUK FITOHET POPULLI KESHTU O PD!
Po eshte e vertete qe deshtoje , sepse nuk po kontrollon pasurine e sales , ilir metes e kompani.
Vetem leket qe kane keta munde te jene i gjithe borxhi i shqiperise.
duam shtet e ligj, edi rama duhet te vendosi , eshte me popullin , apo me korrupsionin.
E po mire qe deshtoi,po pastaj?Te vije prape shoku Sali e ti bythlepiresi i tij?Do qe te hash prej Saliut apo ke frike se te ben Olldash?O te mjere,ju duheni futur 7 pashe nen dhe.Populli do e nxjerri nje Enver vetem per ju.
Këta të PD-së, njëlloj kanë mbetur. Edhe kur ishin në pushtet gënjenin dhe tani që janë në opozitë, gënjejnë…Përveç gënjeshtrës e mashtrimit, nuk dinë gjë tjetër…
Besnikeve te PS xhaxhi Enveri ju ka bere lavazho ne tru.Qe te sherohen nga kjo lavazho duhen te pakten 200 vjet.GJate kesaj periudhe ata do besojne çdo gje qe thote PS, do hane sapun per djathe.