VIDEO/ Gjiknuri: Do bllokojmë rafineritë ilegale të naftës

17 Janar 2014, 20:10Ekonomia TEMA

Ministri i Energjisë dhe Industrisë ka bllokuar rafineritë e naftës, të cilat punojnë në mënyrë ilegale.Ministri Gjiknuri bën të ditur se Inspektorati Qendror Teknik ushtroi kontroll në Sarandë dhe Vrion dhe bllokoi subjektet, të cilave ju mungonte dokumentacioni tekniko ligjor. Gjatë vitit 2013 janë ushtruar mbi 800 kontrolle, një pjesë e mirë e tyre nga tetori 2013 deri në fund të vitit.
“Një fenomen tjetër shqetësues, që inspektorati duhet të përqendrohet është problemi i rafinerive ilegale. Ndryshimet që janë bërë në ligj, fatkeqësisht kanë krijuar hapësirën e nevojshme për të ndërtuar gjoja impiante-riciklimi që në bazë të tyre dhe qëllim në vetvete kanë marrjen e naftës bruto dhe përzierjen për efekt të lëshimit të këtij produkti  hidrokarbur në treg. Kjo nuk do të lejohet më! Po përgatisim ndryshimet e nevojshme ligjore që gjithë kjo industri të futet nën kontrollin e plotë të shtetit, dhe nga ana tjetër, ju si inspektorat duhet të ushtroni të gjitha kompetencat që ju jep ligji për të goditur këtë fenomen. Siç jam informuar, jo më larg se dje, është bllokuar një impiant pikërisht i kësaj natyre, i palicensuar, i paregjistruar, i cili riciklonte këto produkte dhe që ishte një rrezik për mjedisin në Shqipëri dhe në cënim të plotë të standardeve të miratuara industriale teknike të këtij produkti”, u shpreh ministri Gjiknuri.

6 komente në “VIDEO/ Gjiknuri: Do bllokojmë rafineritë ilegale të naftës”

  1. Genti Suedi says:

    Boll me fasade beni punen, perpara se tte thoni do bllokojnme bejeni. Po nuk keni b.th te bllokoni Kurumin i cili ja u ka futur me hidrocentralet qe bleu dhe me koncesionin fantazem te rafinesrise se naftes Cerrik, te koncesionit te portit, dhe evazionit te fikshem…

    1. Epiriiiii says:

      Zt Minister 1 tjeter tip “RAFINERIE” qe me shum eshte pik Perzierjesh Karburanti ose Kacurreli sic i quajne ndryshe e kini ne Fier, afer Burgut te Ri pas AutoGrilit te Krasniqve, jane po keta Krasniqet edhe Pronar te “Rafinerise se Kacurrelit” shkoni beni 1 Kontroll se do te gjeni Plot Gjera Interesante. Deri Dje keta Persona si Miq te Berishes qe jane pothuajse e kishin Fierin si Prone Private te tyre. Troc Muhabeti se canin Koken as per Polici e Shtet se ishin vete ata Shteti meqenese ishin Miqte e Berishes.

  2. Tani- Deutschland says:

    Po he bllokoi, kujt i qahesh?

  3. Perpara partizaneee says:

    Si problem e ke kapur tamam dhe nga koka,por kujdes se mos te rreshket si ngjala. Keto rafinerite e leshit jane si kazana rakie qe prodhojne nafte dhe benzine. Fier,Patos etj jane zonat ku zien ‘rakia’.

  4. Bruno says:

    5 cope ke ne Shqiperi, Fillo me Kurumin ne Elbasan. Te tjerat po nuk i (die) na kthe komentin.

    Ujku …..ujku…
    Jeni be me keq nga Berisha, ai thoshte ska vepra te paligjshme, ju e keni bere do ti kapim, po i kapim….
    Njeri me keq nga tjetri mjere ne me ke na ka zene.

  5. naftetari says:

    Sa probleme ka nafta o z.ministrer?????
    Po bllokimi i ketyre punishteve ilegale, se rafineri nuk ke shans ti quash eshte hapi i pare, pasi do ndaloje vjedhjen e naftes bruto nga puset, pasi sdo kene ku ta shesin.

    Fillojeni me ne goditje tek te fortet e PD ne Fier …por mos mbani shpesa nga komisariati i fierit se esht i gjith i kapur e i inkriminuar.
    Paci fat z.gjiknuri se duket e keni marre me qejf punen, por vetem we duheb rezultate te shpejta!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje