Bujqësia është i vetmi sektor që ka pësuar rritje në 3-mujorin e parafundit të vitit 2013.
Kjo të paktën sipas shifrave zyrtare të bëra publike nga Instituti i Statistikave. Drejtori i INSTAT Gjergji Filipi theksoi se në këtë 3-mujor me përjashtim të sektorit të bujqësisë që ka shënuar rritje, në të gjithë sektorët e tjerë ka pasur rënie.
“Sipas treguesit të vlerës së shtuar bruto, 3-mujori i 3-të vlerësohet të ketë pasur një rënie prej 2.26 përqind të krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2012. Ndikimi kryesor i kësaj rënie vjen nga tërësia e degëve të ekonomisë dhe përjashtimi në këtë rast është vetëm bujqësia. Sipas degëve krahasimi i 3 mujorit të tretë të vitit 2013 ndaj 3-mujorit të tretë të 2012-ës për treguesin e vlerës së shtuar bruto është i tillë: aktiviteti bujqësor ka një rritje prej 2.9 përqind, grupi i industrive ka një rënie prej 4.6 përqind ku vlen rënia e industrisë përpunuese me 7 përqind”, tha Filipi.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, rënie prej 10 % krahasuar me 2012 ka pësuar aktiviteti i ndërtimit, ndërsa post-telekomunikacionet kanë shënuar një rënie me 12 %. Rënie ka pësuar edhe grupi tregeti-hotele-restorante me 3.4 përqind, ndërsa transporti u ul me 4.2 %. Ndërsa ka bërë një krahasim mes 3-mujorit të tretë të 2013 dhe 3-mujorit të dytë të po këtij viti, INSTAT thekson se ka pasur një përkeqësim prej 2 përqind ndërsa bujqësia gjatë kësaj periudhe ka shënuar rritje vetëm me 0.8 përqind.
100 ditet e para te INSTAT (Pyetje)
Nuk e di nese do ishin keto shifra po te ishte ne qeveria akoma ajo e meparshmja? Nuk e di nese Gjergj Filipi do dale perseri ne deklarate per shtyp tre-mujorin e ardhshem? Deklarata per shtyp ishte pothujase 10 dite me vonese nga dita e publikimit (30.12.2013), siç ndodh pothuajse gjithmone me publikimet e INSTAT, a do te vazhdoje perseri edhe ne te ardhmen?!
Mos harroni ishte tre mujori I vjedhjes pa kufi