BB jep 85 milionë USD për ujësjellës- kanalizimet në Durrës: Po ndihmojmë 400 mijë banorë

21 Dhjetor 2013, 11:24Ekonomia TEMA

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Grupit të Bankës Botërore miratoi një hua të re për të ndihmuar Shqipërinë që të përmirësojë cilësinë e shërbimeve të ujësjellës-kanalizimeve në qytetin bregdetar të Durrësit si dhe performancën financiare të ndërmarrjes së ujësjellësit të këtij qyteti.

Huaja prej 85.3 milionë dollarësh amerikanë për Projektin e Investimeve për Sektorin e Ujit në Shqipëri ka për qëllim të përmirësojë rrjetin ekzistues të ujësjellës-kanalizimeve në rajonin e Durrësit, qyteti i dytë më të madh i vendit dhe njëri prej destinacioneve kryesore turistike të vendit, si dhe porti kryesor i Shqipërisë.

“Projekti ofron mundësi ideale për të çuar përpara axhendën e reformave të politikave dhe atyre institucionale, të shprehur edhe në programin e qeverisë dhe strategjinë sektoriale, të shoqëruara këto me financimin e investimeve parësore,” tha Tahseen Sayed, menaxherja e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri.

“Përfituesit kryesorë të projektit do të jenë rreth 400,000 qytetarë në sezonin e pikut (330,000 në pjesën tjetër të vitit), të cilët do të përfitojnë nga përmirësimet e shërbimeve në rajonin e Durrësit. Ky përbën një përmirësim rrënjësor përsa i përket furnizimit me ujë dhe trajtimit të ujërave të zeza, mbulim më të gjerë të zonave urbane dhe rurale, si dhe mbrojtje më të mirë mjedisore të burimeve ujore në bregdet”, tha David Michaud, specialist i lartë i Bankës Botërore për Sektorin e Ujit dhe Drejtues i Ekipit të Projektit.

Shqipëria u bë anëtare e Bankës Botërore në vitin 1991. Që prej kësaj kohe, janë mbështetur 73 projekte me një vlerë të përgjithshme prej 1.2 miliard dollarësh./ep

9 komente në “BB jep 85 milionë USD për ujësjellës- kanalizimet në Durrës: Po ndihmojmë 400 mijë banorë”

  1. labi itali says:

    o tema po sa te shpejt qe jini more po do ti bjere atak ne goje saliserbit more po cfare po beni me ke do merremi ne pastaj.apo ju mendoni se vazhdon rradha ,ndoshta per kete keni te drejte .po sa shpejt e bene dhe keta te BB nje te mare vesh lajmin per statusin hopa menjehere dollaret.me sa duket ky piktori i ka komrometuar si keta ashtu dhe FMN .i forte qenka por nuk po mesojme ndonje gje nga bodevici te na thote qe dhe keta pona e bejne gropen ekonomike,se helbete kur parat tona i lam ne doren e ketye te firmat keta na e kethyen qindark per qindark dhe kur erdhen ne pushtet ne 2005 qe larguan keto si FMN keta vetem per ne menduan prandaj jemi kaq te lumtur sot qe te kethehemi me vrap ne vendin ton se na e lane te begate ky lloj llumi qe eshte i gjith per te shkuar para drejtesise

  2. Shtetari says:

    Duam transparence nga qeveria, sa eshte interesi dhe cilat jane kushtet e kesij kredie? Ngeli qeveria tu marr borxhe nga çifutet, çfare po behet kshu? Ky eshte zhvillimi i premtuar, duke u bere skllave te çifuteve perjete?

  3. DURRESAKJA says:

    SA CUDI! KETA UJE-SJELLESAT NE DURRES PO BEJNE 23 VJET QE JANE NGJIRIZUR ,NE NJE KOHE ME MUA,UNE LINDA,URRITA E U BERA 23 VJEC,MADJE U MARTOVA E LINDA NJE KOLOPUC,KURSE UJE-SJELLESAT NE DURRES KANE DESHTUAR,E VETEM NJE THONE SE LINDI NJE RUBINET,PO EHE AJO VDIQ BRENA 2 MINUTASH NGA MARAZI SE IKU KRYEMINISTRI……… A DO VEN NE MARTENITET PER TE LINUAR ,APO DO DESHTOJNE PERSERI RRUGES,,,,,,

    1. qytetari says:

      Eshte e vertete.

      Ka 23 vjet qe me procedurat e Bankes Boterore

      Behen tendera per ujsjellesa e kanalizime.

      Me kujtohet ne kohen kur minister Ishte Xhuveli.

      Para e Madhe u hodh nga bordello Banke Boterore, per projekte pa kuptim.

      Asgje nuk ka mbetur nga ato Palo projekte.

      Kuptohet, BORXH

      Bravo Tema

      Je mire ne PR

      Mos u katandis si gazeta 55

  4. ismeti says:

    yyyyyyy sa her e ka pruruar sala ket ujsjells

  5. Qemali says:

    “Feleminderit” BB qe po na “jep” dollare. Lum si ne qe kemi te tille “miq” qe na rrjepin lekuren. Tani Durresi i palare historikisht po na dilka ne drite. Hosh gelden!

  6. ardi says:

    Më vjen mirë që të rregullohet Durrësi me ujë dhe kanalizime. Pyetja ime është se sa milion do fusi në xhep Vangjushi???????????

  7. qerosi says:

    qenka nje lajm shume i “mire”…..tani qe ndermarrjet e ujsjellsave jane deri ne fyt me borxhe ,iu ofrohet nje borxh i ri.urime! keto ndermarrje jane as mish as peshk…jane me keq se firmat piramidale…fut para dhe nuk merren vesh se ku zhduken.ketu ka disa BANDA hajdutesh…1 BANKAT,2DREJTUESIT E KOMPANIVE,3AKSIONERET (BASHKITE+KOMUNAT) pervoja e “shkerdhyer” e vjedhjes se pasurise kombetare (ujit) dhe shitjes se sherbimit jo si sherbim por si produkt. po te lexoni legjislacionin keta ndermarrje megjithese me humbje sipas VKM nuk kane te drejte as te shpallin faliment por as nuk merakosen te ndajne dividente ne rastet kur dalin me fitim.ketu ka nje “bos” mafjoz ne krye te cdo ujsjellesi qe shperdoron te drejtat per allish-verishe.TURP per qeverine e re qe akoma nuk ka vene dore mbi keta hajdute civile.pthu…fare e keqe….po merrni perseri borxhe per ti vjedhur me tendera me ustallaret e kusarise. – See more at: http://www.shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=192577&NomeCategoria=Ekonomi&Titolo=banka-bot-rore-kredi-85-3-milion–usd-p-r-uj-sjell-sin-e-durr-sit&IDCategoria=2733&approval#comments-form

  8. bato says:

    Kto ne per popullaten rrejn mer jahu, as 200 mij vet nuk ka ktu, hajde projekt hajde..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje