INTERVISTA/ Dritan Prifti: Buxheti është pozitiv, por paketa fiskale mund të ishte menduar më mirë

20 Dhjetor 2013, 18:37Ekonomia TEMA

Flet për TemA ish- ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti

Z. Prifti, çfarë mendimi keni për buxhetin e qeverisë për vitin 2014 dhe për paketën fiskale të paraqitur në Kuvend?

Kam mendim pozitiv per buxhetin, por me paketen fiskale mund te ishte punuar me mire. Ne gjendjen qe kjo qeveri e gjeti vendin, te mbytur ne borxhe, dhe realisht buxhetin krejt bosh, duket qe perpjekja per te ardhur ne Kuvend me nje buxhet te ri nuk ka qene aspak e lehte. Buxheti eshte realist dhe ben perpjekje te mbylle gropat e zeza te krijuar nga qeveria Berisha. Eshte pozitive rritja ne te ardhura. Eshte pozitive rritja e pagave te policise, sepse ata jane ne vijen e pare te luftes me krimin. Eshte pozitive dhe shperndarja dikasteriale e fondeve duke i kushtuar nje vemendje investimeve publike dhe sektoreve prioritare si bujqesia, krahas arsimit dhe shendetesise. Une nuk mund te prisja nje buxhet qe bente mbrekullira, mbas goditjes qe moren financat publike nga viti zgjedhor.

Per sa i perket paketes fiskale, une perpiqem ta mirekuptoj qeverine, por per shkak te kohes se paket ne dispozicion per te bere nje analize me te thelluar, ne disa momente qeveria eshte nxituar.

Tatimi i fitimit nuk duhet rritur ne 15%, sepse prish imazhin e krijuar per Shqiperine si nje vend me taksa te uleta. Ky vendim nuk jep ndonje efekt te madh ne rritjen e se ardhurave ne buxhet dhe mund te mos ishte marre. Taksa e sheshte 10% arriti qe megjithe krizen nderkombetare dhe keqqeverisjen e Berishes, perseri investimet e huaja direkte ne vend te ishin ne nivelin afer 1 miliard dollare ne vit. Kjo ishte nje ndihme e madhe per ekonomine tone sepse mbulonte pothuajse teresisht deficitin e llogarise korrente. Ideja e rritjes se takses, pavaresisht nese rritja eshte e madhe apo e vogel, dergon nje mesazh tek investitoret e huaj qe Shqiperia po rrit taksat dhe se nuk ka stabilitet politikash fiskale. Kjo na demton shume imazhin e krijuar.

Me kete levizje qeveria e vendos vendin tone ne disavantazh ne konkurencen rajonale. Bullgaria, Serbia kane nje takse te sheshte 9% dhe kane arritur te terheqin investime te huaja te medha. Taksa jone 10% na jepte nje avantazh te lehte ndaj Serbise kur flitet per investitoret italiane, apo ata qe donin dalje ne Mesdhe. 1% diference nuk ndikonte shume, sepse dalja ne det ndihmonte Shqiperine. Rritja ne 15% e takses ben qe te na largohen investitoret ose te mos na vijne ata te rinjte.  Ne industrine fasone dhe te call center-ave ne kishim avantazh, kurse tani e prishim kete avantazh. Qeveria mund te bente rritje te tatimit te fitimit per kompanite celulare, per bankat apo kompanite e sigurimeve, por nuk duhet ta bente per te gjithe industrite dhe bizneset.

Une mendoj se per industrite e reja qe punesojne mbi 200 persona, qeveria duhet ta ulte tatimin ne 5%. Ne kete menyre parashikohet qe te kishte nje efekt ne rritjen e punesimit dhe nje efekt shtese per te zbutur varferine e madhe ne vend.  Shikoni Emiratet e Bashkuara Arabe. Ato kane fiksuar nje takse te nivelit 6% dhe gjithe bota eshte shperngulur atje per te prodhuar. Zonat e Lira Industriale tonat do te merrnin jete n.q.s tatim fitimi behej 5% per bizneset prodhuese apo sherbimet qe punesojne.

Qeveria ka ulur tatimin per bizneset e vogla ne 7.5%, por nuk ka arritur te llogarise efektin qe do te kete kalimi i shume bizneseve nga te medha ne te vogla, vetem per te shmangur tatimin dyfish per ato te medhate. Kompanite e medha do fillojne te copezohen per te perdorur vrimat ligjore te krijuara nga ndryshimet e fundit.

Edhe futja e nje tatimi shtese mbi karburantet ne formen e nje takse qarkullimi nuk eshte menduar mire. Kryeministri deklaroi se kjo behet per te ulur qarkullimin e automjeteve dhe per te ndikuar ne ambient. Nuk me duket se kjo deklarate eshte menduar mire. N.q.s qellimi do ishte te ulet qarkullimi i automjeteve, taksa duhej vendosur ne shitjen me pakice, ne karburante. Ne fakt taksa vilet ne dogane, ne shumice dhe kjo ndikon ne rritjen e kostove te prodhimit ne cdo biznes ne vend. Kjo mund te sjelle rritjen e veshtiresive per biznesin prodhuese dhe te shoqerohet me rritje papunesie e falimentime.

Eshte e vertete qe kjo takse me shume se te tjerat jep efekte pozitive ne buxhet, por eshte e sigurte qe sic ndikon mire ne buxhet, ajo ndikon keq tek biznesi.

Duket që keni qëndrime të ndara. Jeni pozitiv për buxhetin dhe negativ për paketën fiskale….

Nuk dua te keqkuptohem. Une nuk jam negativ. Deshiroj qe kjo qeveri te kete sukses per te miren e te gjitheve, sepse ndodhemi ne nje pike shume delikate. Veprimet e para te qeverise vezhgohen shume nga te huajt dhe mesazhet e para jane percaktuese ne investimet qe pritet te vijne. Nuk dua qe mesazhet e para te jene negative dhe kostot t’i mbajne njerezit e varfer te ketij vendi. Nje mesazh se ne Shqiperi po rriten taksat, eshte kosto e madhe per investimet e huaja dhe te ardhmen e tyre.

E theksoj se kjo qeveri po perpiqet shume te beje me te miren, por gjendja e trasheguar ishte shume e rende. Nuk e ndihmon situaten e rende dhe mungesa e eksperiences ne qeverisje e disa ministrave te rinj apo disa zyrtareve te larte ne tatime dhe dogana.

Meqë flasim për eksperiencë të pakët të disa ministrave, si e komentoni punën e tyre deri tani?

Disa ministra vertet kane pak ose aspak eksperience ne qeverisje, por t’ju them te drejten jane 100 here me mire se hienat e PD-se qe ishin te papermbajtur ne vjedhje dhe abuzime. Ridvan Bode dhe Genc Ruli kane pasur me shume eksperience, por ata kane vjedhur shqiptaret me vendime qeverie apo vendime personale si askush tjeter me pare.

Jam entuziast per veprimet anti-korrupsion te qeverise Rama, dhe me duket se ka filluar te futet nje fryme pozitive tek njerezit se nuk eshte e nevojshme te kesh miq qe te sigurosh sherbim nga qeveria. Ne qofte se kjo vazhdon, jemi ne rrugen e duhur. Fryma e pergjithshme eshte pozitive, megjithese ne disa vende ka filluar korrupsioni dhe disa drejtore po marrin para.

E keni fjalën për disa drejtorë të LSI?

Jo, nuk e kam fjalen per drejtore te LSI. Te jem i sinqerte, LSI ka vendosur edhe ne qeveri edhe ne disa institucione njerez me te pergatitur se PS. E vleresoj shume Edmond Panaritin, ashtu si edhe Lefter Koken. Ne menyren si po punon Meta, kam idene se po sheh larg dhe deshiron te pastroje imazhin, duke qendruar larg korrupsionit dhe krimit. Sa do t’ia dale, mbetet per tu pare, per ate dhe per Ramen.

Jeni shprehur disa ditë më parë se qeveria po konsumon energji negative. Çfarë keni pasur parasysh?

Kam pasur parasysh eshte krijuar nje opinion ne publik se qeveria me shpejt merr vendime te prishe dicka, sesa te ndertoje dicka te re. Nuk i shohin njerezit shume pozitivisht goditjet qe behen ndaj prones apo biznesit. Per mendimin tim keto jane te nevojshme per te dhene mesazhin e zbatimit te ligjit dhe ndeshkueshmerise, por kjo nuk duhet te jete pjesa me e madhe e realizimeve te qeverise. Le te kete 2 prishje, por duhet te jene edhe 8 ndertime te filluara. Kete kam pasur parasysh kur kam folur per energji negative. Marredhenia me biznesin eshte shume delikate dhe i duhet kushtuar kujdes.

Çfarë mendoni për opozitën që po ben Lulzim Basha?

Nuk me pelqen aspak. Dje Luli kishte mbledhur perfaqesues te biznesit te huaj ne konference dhe u thoshte sa keq eshte buxheti dhe paketa fiskale. Mua me beri pershtypje shume te keqe. M’u duk sikur po punonte kunder interesave te ketij vendi. Kritika dhe debati duhet te behet ne parlament dhe jo duke ju bere thirrje te huajve qe ne Shqiperi nuk duhet te investohet. Opozita mund te jete shume konstruktive ne parlament dhe te bej verejtjet ne menyre te urte per te ndihmuar punen. Stili i opozites ne media, per te percuar pasiguri, tension dhe destabilitet nuk i ben mire vendit tone.

Çfarë po bën Dritan Prifti tani jashtë parlamentit?

Po shkruaj nje liber dhe po orientohem drejt per te vazhduar aktivitetin privat ne te mire te shoqerise dhe familjes time.  Do bej nje fondacion per te vazhduar dhe ndihmuar pjesen me te varfer te shoqerise shqiptare. Kam projekte te ndryshme private, por nuk kam nxitim t’i deklaroj. Jam shume i qete, jam shume i gezuar per kohen qe kaloj me familjen dhe femijet, dhe jam shume besimplote qe do te kem po aq sukses ne jeten private, sic kam pasur ne ate publike per 15 vjetet e shkuar.

Mendoni të riktheheni në politikë?

Une jam politikan dhe jam ne politike. Nuk do te jem aktiv per disa kohe, duke dashur te marr kohen e duhur per te ngritur nje aktivitet privat qe t’i sherbeje ne te ardhmen femijeve te mi. Marredheniet me politiken i kam te perditshme, sepse miqte e mi me te shumte jane politikane, por pervecse ndonje ndihme qe mund t’i jap dikujt ne politike me njohurite e mia, nuk kam ne plan te jem aktiv politikisht per nje periudhe te caktuar.

3 komente në “INTERVISTA/ Dritan Prifti: Buxheti është pozitiv, por paketa fiskale mund të ishte menduar më mirë”

  1. Fitimtari says:

    Ti je vetem nje fatkeq i vtes tende, nuk ja vlen te merresh me brockullat e tua

  2. Dani says:

    Dritan Prifti politikani i pare ne Shqiperi qe per interes ose jo kjo nuk ka rendesi i tregoj Shqiptarve per nje afere koruptive qe behej ne shtresat e larta te politikes , njeriu qe ndryshoj rrjedhen e politikes , dhe qe nuk u vleresua kur nga asnje , per mua ky burre duhet te ishte sot ne krye te nje institucioni . Eshte e dhimbshe qe ne Shqiperi akoma vleresohen hajdutet .

  3. Dritani says:

    Vend te cmendurish!
    Ky ka mbaruar per anglisht dhe gazetareve pa shkolle iu duket i zgjuar. vazhdojne ta trajtojne si ekspert te mbaruar.
    Ky eshte ekspert vetem ne vjedhje dhe shantazhim nepermjet pergjimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje