Nga janari pritet një tjetër rritje e çmimit të karburanteve

12 Dhjetor 2013, 16:54Ekonomia TEMA

Pavarësisht zhvillimeve që do të ketë në tregun ndërkombëtar, ku blihet edhe sasia më e madhe e karburanteve që tregtohen në Shqipëri, çmimi i naftës dhe benzinës në janar do të rritet, raporton Vizion Plus.

Kështu, varianti final që po diskuton qeveria sa i përket taksës së qarkullimit është rritja me 5 lekë për litër për naftën dhe 4 për benzinën, ndërsa varianti i dytë është 7 lek si për naftën ashtu dhe për benzinën.

Shoqata e hidrokarbureve thotë se çdo lëvizje në taksa nga ana e qeverisë, do të ndikojë drejtpërdrejt te çmimi që merr konsumatori.

Por përveç rritjes së taksës së qarkullimit, çmimi rrezikon që të ngrihet më tej si pasojë e ndryshimit të tatim fitimit nga 10 në 15%.

Kompanitë e karburanteve mbajnë një normë fitimi nga 7 në 10 lek për litër, e cila ka shumë pak gjasa të ndryshojë.

Rritja e çmimit të karburanteve do të sjellë kosto më të larta edhe për degë të caktuara të ekonomisë, si transporti apo ndërtimi.

Qeveria pret që të arkëtojë pas rritjes së taksës së qarkullimit 3.2 miliard lekë për variantin e parë dhe 4.6 miliard për variantin ku e rrit taksën me 7 lekë si për naftën dhe për benzinën.

Ndryshimi i kësaj takse është pjesë e paketës fiskale që pritet të kalojë së bashku me buxhetin e ri të premte në qeveri dhe më pas në parlament.

15 komente në “Nga janari pritet një tjetër rritje e çmimit të karburanteve”

  1. kinezi says:

    E kemi trashegimi nga ” plaku i deshtuar “!

    1. fronti demokratik says:

      Po, shok kinez. Saliu e ka fajin. Perndryshe do te hante qeneria petulla. Bar, vetem bar, o shok ideaLesh. Revolucioni marrrshon!

  2. fieraku4u says:

    KJO ESHTE DHURATE PER SHQIPETARET, NGA SALI BERISHA EDHE RIDVAN BODE….QE E LANE EKONOMINE EDHE SHQIPERINE NE BORXHE TE MEDHA.

    NORMALE QE KETO PARA DO MBLIDHEN DIKU….ESHTE MASE DRASTIKE, POR NUK KA RRUGE TJETER.

  3. gezimi says:

    ky eshte vetem fillimi i lojes.dua te shoh komentet RILINDASVE.

  4. atila says:

    Qeveria duhet te thyeje monopolet e Naftes ne vend dhe duhet te detyroje tregetaret e jas te ulin normene fitimit duke ulur cmimet sipas ndryshimit te cmimeve ne tregun nderkombetar.Une jam dakord qe qevria te permiresoje sherbimet duke operuar me taksat por kjo duhet te ndodhe pasi te stabilizohet dhe te rritet konkurueshmeria e operatoreve e jo ne kurriz te xhepit te qytetareve.

  5. shkodrani says:

    po mire po a nuk ishte premtim elektoral dhe logjik i nje force te majte siq eshte PS qe me ardhjen ne pushtet do te punonte per ulje e kostove te jeteses apo kane shpike ndonji teori te re qe ne fillim po i rrisim taksat se do ti ulim me vone se ashtu asht nji pune “na e kerkon amerika”

  6. Gezimi says:

    Thyeni monopolet e karburanteve! Rritja e metejshme e cmimit te tyre eshte krejtesisht e gabuar! Populli mban shenim, dhe kjo perkthehet: Noten do e veme ashtu sic do e meritoni! Sigurisht e keni te veshtire te ringrini ekonomine, por duhet bere shume kujdes me cmimet, pasi ata konvertohen ne vota. Mjaft po vuajme nga cmimi katastrofik i energjise, qe, si pasoje e paaftesise se mbledhjes se borxheve 23 vjecare, dhe abuzimeve te renda qe vazhdojne te kryejne qindra familje, si dhe ente te ndryshme, na ka detyruar qe ne dimer te mbeshtillemi me batanije si urithet!

  7. elinor says:

    Si thoni, a protestojme? Opoziten me Saliun gati i kemi. Ha ha ha!

  8. ikandeja says:

    Po keto qindra aoutobote qe kalojne per nga petrolifera ne vlore ne dite ku shkojne? perse te mos kemi dhe ne nje nafte te prodhimit vendas, me çmime te pergjysmuara si vendet e tjera prodhuese?

    1. elinor says:

      Ikandeja e ikketeja; se ti s’merr ere nga kunumia prandaj s’mund te kesh nafte me 1/2 cmimi!

  9. shqiptari says:

    hallall, edhe gjakun e japim

  10. Titi says:

    Nga njera ane gjoja po na rriten rrogat, nga ana tjeter po shtrenjtohen cmimet. Llogarite se sa do humbase cdo familje do i beje ne fund te muajit.

  11. Arber says:

    Sali Berisha e la Shqiperine zonje, te shendetshme dhe te forte. Po kujkt t’ia linte. Psikopateve e karagjozeve. Kur e mori Shqioperine, ne 2005, do pergjysmoj taksat tha e do dyfishoj buxhetin , e beri, e beri e beri. Ndersa ky kodoshi mori borxh gati nje miliard e s’di se ku qoi legeni,. ia ben ketij mileti kokebosh qe ende rron me frazat e socilizmit fitimtar te shekullit te kaluar…

  12. robert says:

    paketa e re fiskale permban nje pjese te premtimit per uljen e taksave dhe qe do perfitonin 95% e shqiptareve, rritja e naftes nuk eshte permendur ne fushate biles eshte thene me te madhe se do ulej sepse shqiptaret paguanin shume per nafte e si pasoje ishte premtuar ulje gjigante e saj , ulja do sillte gjithmone sipas premtimeve ne fushate edhe ulje te kostove te ushqimeve , me rritje normalisht kuptohet e kunderta, nuk lexuam ne ndonje vend ulje te tvsh per ushqimet e shportes, ne fushate eshte premtuar heqja nga tvsh e ketij blloku ushqimesh, po tvsh 6 % per energjine cu be? u premtua fort se energjia per konsumatoret familjare do ishte 6% nga 20 qe eshte sot, une e di mire qe Saliu e ka shkaterru kete vend , kam votuar rilindjen edhe nese nuk do bente keto premtime , por per te qene i drejte premtimet jane bere dhe ne kete pike duhet te jemi korrekt , ose te pakten te thone kur do i bejne realitet premtimet ne cilin vit dhe cilin moment , se po i beri ne maj te 2017 cu pa pastaj , duhet te jemi te vemendshem karshi premtimeve dhe te kerkojme hesap per mos mbajtjen e tyre

  13. Gabimi me i rende ekonomik i qeverise se re !
    Jam perkrahes i flakte i socialeve ,por rritja e cmimeve te karburanteve
    rendon direkt tek fukaraj me i fundit.
    Nuk duhet te kishte rritje cmimi ,por ulje cmimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje