Buxheti i vitit 2014/ Nuk ka rritje pagash, vetëm indeksim pensionesh

9 Dhjetor 2013, 10:07Ekonomia TEMA

Mazhoranca e re ka paralajmëruar një situatë të vështirë ekonomike në vijim, ndërsa e përditshmja Panorama raporton se për vitin që vjen nuk do të ketë rritje të pagave, por vetëm të pensioneve. Edhe në rastin e pensioneve, rritja do jetë e ulët në nivelin e indeksimit.

Pothuajse çdo korrik të viteve të fundit qeveria e djathtë ka bërë një rritje pagash të diferencuar për sektorë të ndryshëm, por situata ekonomike duket se ka detyruar qeverinë e majtë të mos vazhdojë traditën.

“Për vitin 2014 planifikohet një ngrirje e pagave të sektorit publik, e cila do të krijojë hapësirë shtesë për të finalizuar axhendën e projekteve aktuale të investimeve”, thuhet në materialin e buxhetit.

Nga ana tjetër, mundësia për pensionet lihet e hapur. Me ligj qeveria është e detyruar që të bëjë vetëm indeksim të tyre sipas inflacionit dhe duket se ky do të jetë hapi që do të zbatohet këtë vit. Pra, një rritje pensionesh 1-2 për qind, kur në fakt përgjatë këtij viti ai është luhatur në normat 1-1.5 për qind.

9 komente në “Buxheti i vitit 2014/ Nuk ka rritje pagash, vetëm indeksim pensionesh”

  1. shqiptari says:

    po normal ne kriz se arin e marin amerikanet nepermjete turkut dhe ky vende vajton dhe ky popull po vdes si thua o tema ari i mirdietes grabitete dhe para ca ditesh shkruaje si jetojne norvegjezete me te mirate natyrore qe kan po pse nuk ndodhe dhe ketu keshtu po ne vende qe te regullohet sa vjen e me shume po shkatrihet andej ari e ku dim gje ne ca grabitete ne anen tjeter shitete deti e vidhet nafta dhe skamje dhe na japin statusin per evrop dhe pse ne realitete eshte nje grope e madhe qe sedime si do vej po do ta jetojme ska lek per roga e pensione e invalid e asistenca ka per ti dhen lulit me giten

    1. Daniel says:

      Rritja e pagave dhe pensioneve eshte plotesisht e realizueshme ne qofte se nuk vidhen parate e shqiptareve nga bizneset e medha qe pastrojne parate e pushtetareve te ketyre 23 viteve.

      Tatimet nuk do te kontrollojne keto biznese te medha, sepse keshtu ka vendosur Edi Rama! A e dini kete fakt? Keshtu nuk ndodh ne asnje vend te botes, por ai qe vepron keshtu, me logjike te thjeshte rezulton se duhet te kete interesa te forta personale.

      Bizneseve te medha qe pastrojne parate e vjedhura te popullit, duhet t’u konfiskohen te gjitha pasurite dhe ato t’i kthehen popullit. Por nuk do t’i kontrolloje Edi Rama! Eshte qesharake, se si gjithe keta katundaret e Tiranes qe i solli Enver Hoxha ne Tirane, jane krenare vetem se jane pjelle ne Tirane, nga nena 100% katundare, u rriten ne familje katundaresh me zakone katundare, u edukuan prej atyre qe Enveri i perdori per spiune dhe kriminele duke ua shtuar me shume cilesite e tyre te neveritshme, dhe nuk e tregojne per qamet origjinen e tyre prej fshataresh :). Eshte tragjikomedi.

      Per fat te keq ne Shqiperi, jane ne krye perseri perfaqesuesit e familjeve te komunisteve fshatare, niveli me i ulet i katundareve ne cdo lloj drejtimi. Kjo kategori e ulet njerezish nuk ka ndryshuar qe prej 1990 e deri sot. Prej tyre nuk mund te presesh lufte ndaj korrupsionit dhe progres, sepse morali i tyre eshte vite drite larg moralit te civilizimit.

  2. arberia says:

    Te bllokohen makinat e deputeteve qe nuk kane paguar gjobat,ashtu sic na kane bllokuar te gjitha llogarite e pronat neve te bisnesit qe na quanin te majte ata ishet e Saliut.

  3. Kuqeziu says:

    Pensionistët do marin dy gjela shperblim për vitin e ri deri me 25 dhjetor.

    1. fronti demokratik says:

      Unitet, shoke, unitet! Te qendrojme, vellezer, perballe rrreaksionit!

  4. Demokrati says:

    ” Edhe bare do te hame “,ne dore te “imperialisto-revizionisteve” nuk do te biem !?…. Perpara “Rilindje”…… Komuniste majtas, komuniste djathtas,femije komunistesh majtas e djathtas,perpara drejt recensionit…!? Te lumtur ne per kete demokraci…

  5. henri says:

    Nuk dua te bej KASANDREN, por prisni kur te vije FMN-ja. Ajo do japi kredi te buta ( norma interesi te vogla ) por nga ana tjeter, me sa kemi pare ne Greqi, ajo do veri kushte qe :
    – Ti delegohet asaj kontrolli dhe drejtimi i finanzave dhe buxheti yne.
    – Te ulen rrogat dhe numuri i personave ne administraten shteterore.
    – Te ulen ne maksimum investimet ne sektorin publik ( shkolla dhe spitale ).
    – Te jepen sa me pare koncesjone per pasurite publike, qe kane ngelur pu u dhene me koncesjon.

    Gjermanet thone, se ai qe paguan, urdheron, dhe ka te drejte. Anjeri nuk te jep asgje pa interes ne kete bote. FMN do qe Kredite qe do japi ti marri perseri sa me shpejt.

    M.gj.ate, une mendoj, se qeveria ben mire, qe i ka hyre kesaj pune. Me mire vone se sa kurre. Ne se jo, atehere do te katandisemi me keq se Greqia. Une personlaisht, kam besim tek qeveria e re. Ajo nuk ka rruge tjeter, vecse te marri masa, sepse tani Sala na katandisi ne nje situate emergjenze dhe qeveria eshte e detyruar, qe te marri masa te forta, qe mund te jene jo popullore por te drejta.

    1. @henri says:

      henri,

      Parate e vjedhura dihet se kush i ka marre ne Shqiperi dhe ketu hyjne edhe ata qe jane te majte edhe ata qe jane te djathte. Atyre iu merren parate mbrapsh, sepse nuk jane si Greqia qe nuk ka qene nje vend komunist. Nuk ka vend krahasimi me Greqine. Ne Shqiperi behet llogaria shume shpejt per sa kishe, cfare bere dhe sa ke. Ne cfaredolloj menyre te vertiten hajdutet e parave te popullit, nuk ia dalin dot te fshihen. Por Edi Rama nuk do qe te kontrolloje biznesin e Madh me Tatimet per gjate gjithe vitit. Pse? Si e ka hallin? Si thua ti? Edhe Saliu dakord mund te jete me Edi ramen? Hajdutet qe vodhen shqiptaret nuk do ia dalin dot, qofshin te majte apo te djathte .

  6. emigranti says:

    Cdo Shqiptqr qe ka pese para mend dhe ishte objektiv ne vleresimin e situates, e kuptoi qysh ne 23 qershor se cfare qe bere ne ekonomine shqiptare dhe se cfare e priste per te ardhmen e afert kete ekonomi.Sala e hapi me kujdes gropen e zeze duke vjedhur e shperdoruar buxhetin e shtetit,per ta vene qeverine e re perpara nje situate te tile,duke enderruar jeteshurtesine e saj.Problemi eshte shume delikat.Populli I varfer kerkon te jetoje dhe jo te mbijetoje.Prandaj duhen nderhyrje energjike per te stabilizuar jeten e konomike .Vini re se ne sa metastaza ka ekonomia shqiptare.Duhet sekkuestrim urgjent hajduteve milionere.duhet te rishikohen koncesionet abusive qe po deklaron media cdo dite e me .Kush nuk e ka zili te rrembeje pasurite aq te cmuara te mineralogjise se ketij vendi.Edhe “miqte” e dikurshem keshtu benin .Kujtoni Ceket me Kromin si e vidhnin ne fillim arin shqiptar.Sot Turqit “vellezer” nxjerrin koken.Mase jam gabim ,pasi mediet vetem zbulojne kryet e aizbergut.Qeveria duhet te beje hetimet dhe te marre masa ndaj rrezikut “potencial”Dinosauri”ketu do te duket sa I forte eshte te eleminoje metastazen e “kucedres me 7 koke”qe thihti gjak per 8 vjet rrjesht>Tani kerkon nje ri permbysje per te riardhur edhe nje here aty ku ishte qe te mbylle pleqerine dhe te lere te sigurte kelyshet e saj.Ruana zot po u be kjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje