Eksportet shpëtojnë ekonominë

30 Nëntor 2013, 16:05Ekonomia TEMA

Pavarësisht krizës së rëndë ekonomike të Eurozonës, por edhe rajonit, eksportet e Shqipërisë në këto tregje vazhdojnë të rriten me ritme dyshifrore.

Të dhënat e fundit zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se për dhjetëmujorin eksportet arritën në 203.9 miliardë lekë ose 16.5 për qind më shumë se njëjta periudhë e vitit të kaluar. Që pas 2009-ës, kur kriza goditi ekonominë, shkëmbimet tregtare me jashtë kanë qenë treguesi me ecurinë më të mirë.

Sipas të dhënave, nëse në vitin 2009, eksportet në vlerë ishin sa 24.4 për qind e importeve, vitin e kaluar ky tregues arriti në 40.3 dhe këtë vit gjasat janë që për herë të parë në histori eksportet të mbulojnë gati 50 për qind të vlerës së importeve.  Ndonëse rritja më e madhe e tyre ka ardhur nga lëndët e para, veçanërisht naftës dhe pasurive të tjera natyrore, të dhënat tregojnë se këtë vit rritje ka edhe për fasonin, por edhe produktet bujqësore.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja e eksporteve dhe përmirësimi i bilancit tregtar ka qenë faktori kryesor që nuk lejoi rënien e ekonomisë në recesion, veçanërisht në tre vitet e fundit.

Ndërsa Banka Botërore thotë se në kushtet kur konsumi i brendshëm pritet të jetë i dobët edhe gjatë viteve në vijim, Qeveria duhet ta orientojë ekonominë drejt eksporteve për të mbajtur rritjen ekonomike.

Por kjo sipas saj kërkon përmirësimin e klimës së biznesit dhe mbështetjen e disa sektorëve që kanë potencialet më të mëdha për rritjen e eksporteve si bujqësia apo dhe industria e përpunimit./TCH

8 komente në “Eksportet shpëtojnë ekonominë”

  1. nacionalisti says:

    hahahhahahahaah
    bukur shume bukur

    tani nje pyetje kam per te gjithe specialistet qe komentojne ketu:

    Po tani, a jane te manipuluara shifrat????

    Te gjithe ju qe keni manine te shikoni me syze te erreta jeni TE VONUAR.

    Eksportet nuk jane prone e Saliut qe sa here te kete eksporte me rritje 2 shifrore, te kerceni perpjete si gjeli maje plehut

    toça

    1. Shqiptarja says:

      Toc je vete!
      Madje me kete llogjike edhe I mete!

    2. fl says:

      E kujt i rruhet me keto shifra – tek mua s’ka asnje ndikim

      Une dua te shohe vendosjen e drejtesise dhe konkurrences se lire – te gjitha rregullohen vete pastaj

  2. gjergji says:

    Ore po une nje gje nuk marr vesh, keto eksporte çfare ndikimi kane ne bilancin e pagesave, pasi si fasonet ashtu dhe eksportet e naftes, nuk fusin asnje para ne Shqiperi… ndryshe nga eksporti i kromit apo i energjise…..qe fusin valute brenda kkufijve, … atehere ku eshte impakti ketu…???? futja kot….

  3. elio says:

    Te thote gje qe deficiti import-eksport =60%, apo kot, lexove te dhenat e instatit sipas ines nurjes…

  4. bujku says:

    ne keto eksporte kam dikuar dhe une, ne 2012 800 ton domate, dhe ne 2013 1200. dhe te gjitha kan shkuar ne ukrahin e rusi. keshtu qe shqiperia keto tregje duhet te shikojne se tregjet e evropes nuk i ham dot se i ka monopol greqia spanja e jugu i italis. rrofte sala qe na beri rrugen e kombit. shikojn se ketu vetem e shajne saliun po ka ber dhe te mira, mund te jet kriminel hajdut e njemij te keqija po ama me tregjet e lindjes saliu na ofroj.

  5. era says:

    More Elio te paska ngelur sahati. Drejtori i Instat eshte Gjergji Filipi drejtori i axhendes se Milves ka dy muaj. HAHA

  6. Argita_B says:

    Nese eksportet jane ritur ne krahasim me nje vit me pare, kjo eshte diçka pozitive per ekonomine shqiptare dhe ekulibrimin e balances tregetare.
    Balanca tregetare deri tani arrinte te ekulibrohej fale kontributit te emigranteve qe dergonin mbi 700-800 milion euro ne vit ne Shqiperi.

    Eksportet nuk jane rritur fale politikes se qeverise aktuale pasi eshte e pamundur te zhvillosh eksportet per 2 muaj.
    Qe te behet nje analize, per kete duhen shifra te detajuara, perndryshe shifrave mund ti besh te flasin si te duash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje