KESH-i siguron energji, por problem mbeten defektet

29 Nëntor 2013, 17:13Ekonomia TEMA

Jo vetëm Tirana, por të gjitha qytetet e Shqipërisë kanë ndier gjatë këtyre ditëve ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike.

Sipas CEZ-it, ndërprerjet kanë ndodhur për shkak të defekteve që ka pasur në rrjetin e shpërndarjes së energjisë, ndërkohë që të gjitha grupet e punës janë në gatishmëri për rregullimin e tyre.  Kështu 24 orët e fundit si pasojë e një defekti të ndodhur në transformatorin që furnizon me energji kryeqytetin kanë mbetur pa energji 4 lagje kryesore.

Një tjetër është shënuar paraditen e të shtunës në Shkozë. Ndërkohë, për shkak të motit të keq pa energji elektrike kanë mbetur edhe shumë zona të rretheve të Shqipërisë, si disa fshatra e lagje në Korçës, Lezhës, Shkodrës dhe Krujës.

Nga ana tjetër, KESH-i njofton se situata e prodhimit të energjisë është optimale dhe se të gjitha nevojat e vendit po plotësohen, raporton Vizion Plus.

Kështu prodhimi i energjisë shkon në rreth 20 milionë kilovat orë në ditë duke përmbushur të gjitha kërkesat e konsumatorëve. Aktualisht Fierza ka arritur në kuotat e 283 metrave, 10 metra larg pikës kritike.

Reshjet e ditëve të fundit kanë përmirësuar ndjeshëm situatën në kaskadën e Drinit, ndërkaq që sipas korporatës elektroenergjitike, me këto kushte energjia është e siguruar deri në muajin shkurt, edhe nëse nuk do të ketë më reshje shiu. Javën që vjen KESH-i do të marrë në shqyrtim mundësinë e eksportit të energjisë.

Me nisjen e të ftohtit Shqipëria i është rikthyer edhe njëherë ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike, kjo edhe për shkak të amortizimit të rrjetit të shpërndarjes së energjisë. Nevoja për rregullim të rrjetit është emergjente në shumë zona të vendit, ndërsa nga ana tjetër kërkohen investime kolosale. Deri tani kushtet financiare të kësaj kompanie janë përkeqësuar, kjo dhe falë bilanceve që la administrimi i çekëve duke e futur sektorin e energjetik në një zinxhir borxhesh ndaj KESH-it dhe OST-së.

4 komente në “KESH-i siguron energji, por problem mbeten defektet”

  1. P.K. says:

    Energjia elektrike qe u cohet shqiptareve ne shtepite e tyre thone se eshte nen 220 Volt. Ne kete menyre, rryma elektrike cohet neper shtepite e shqiptareve e dobet, nen standartin 220V, por faturohet sikur te jete 220V, qe do te thote se njerezit shpenzojne me shume kohe per te pergatitur p.sh. gatimet, apo ngrohjen e ujit ne boilera etj dhe paguajne keshtu me shume energji elektrike, sepse sahati i energjise elektrike rregjistron shpenzimin e energjise njesoj sikur rryma elektrike te ishte brenda standartit prej 220V. Specialistet e energjise elektrike mund te thone fjalen e tyre per te na sqaruar ne njerezit me shume. Kush e mban pergjegjesine per xhvatjen e parave te shqiptareve ne raste te tilla per energjine elektrike?

  2. BENI says:

    Kur vjen data e pagesesh KESHI i do leket perndryshe fillon kamata, nersa kur ndodhin difekte se ven ujin ne zjarr fare!
    Mbledhin leket nga shqiptaret ti evitojne problemet, se deri tani po rrin me shtyllat, telat dhe elektrifikimin e ber nga i te vetmit burra shteti qe ka patur shqiperia, shkelqesia e tije ENVER HOXHA!

  3. Argita_B says:

    Energjitika shqiptare. Ka te njetat prioritete qe prej 20 vjetesh te cilat jane lene thuajse pas dore nga çdo qeveri.
    Optimizimi i shprndarjes se energjise elektrike duke ulur te pakten rreth 25% humbjet ne vit. Jane rreth 20-30 milion euro ne vit qe rrjedhin nga xhepat e Kesh-it.
    Se dyti, duhet bere sa me pare optimizimi. Kaskades se lumit Drin, kaskade ku prodhohet mbi 85% e energjise elektrike shqiptare. Flitet prej vitesh qe do behej, u fol neper media qe ne kohen e Majkos e Nanos qe do ngrihej prodhimi 5% me ate projekt, qe do ndihmonte te evitoheshn permbytjet po kurre nuk u realizua ky prjojekt, arsyet i dine vetem ata qe ishin ne qeveri perse se bene! Nese rritet prodhmi 5 % pra rreth 4-5 milin euro ne vit me shume si dhe te evitohen 30-40 milin euro nga permbytjet ne zonen e Shkodres nuk eshte pak per nje ekonomi si ajo e Shqiperise.
    E treta duhen patjeter te flloje sa me pare ndertimi i bureve te reja te prodhimit ne menyre qe vendi te krijje pavaresine energjitike. Per kete duhet te filloje ndertimi i linjes se tensionit te larte per interkonjeksinin me Kosoven.
    Ministria e energjitikes dhe ministri i saj ka shume per te bere, po ne te njeten kohe kane fatin qe nese punojne si duhet mundte futen ne histori per transformimn e energjitikes shqiptare.
    Te gjitha keto projekte qe ermende siper jane te financueshme pasi jane fitimprurese, pra mund te ghehen financimet pasi nuk jane shenzime per pagesa rrogash, po investime per te ardhmen.

  4. ari says:

    po imagjino njeher sikur ato hidrocentrale ato shtylla e tela mos ti kishte ber Enveri do kishim drita tani. ka 23 vjet kjo shkerdhacija jon e nuk kan ndrruar nje tel apo nje shtyll, e dalin e na shajn enverin pastaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje